Radio Televizioni Tema, ka publikuar hulumtimin për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 6 tetor. Në anketimin e 449 qytetarëve në qytet dhe në fshatra të kësaj komune, të realizuar nga fillimi i shtatorit deri më 17 shtator, ferizajasit janë deklaruar se do ta votojnëLëvizjen Vetëvendosje me një përqindje prej 33.63, pasuar nga PDK-ja me 30.73%, LDK-ja me 27.84%, ndërsa partitë tjera me 7.80%. Drejtori i Televionit Tema, Visar Hoti, tha se mediumi që ai drejton nga viti 2001 realizon sondazhe të tilla, në të cilat margjina e gabimit ka qenë shumë e vogël. Ai tha se margjina e gabimit të sondazhit të realizuar për zgjedhjet e 6 tetorit është vetëm 4.17%, ndërsa besueshmëria e mostrës 95%.
“Ne sondazhet tona i bëjmë me një metodologji interesante ku e kemi demografinë e përcaktuar në mënyrë shkencore dhe nëse iu kujtohet në vitin 2017 kemi dalë me një hulumtim i cili ishte kontradiktor në aspektin e pranimit, sepse nuk pranohej rezultati i sondazhit, mirëpo nga zgjedhjet doli se sondazhi jonë pati gabime shumë të vogla në përqindje. Po shpresojmë që edhe sivjet ta kemi bërë një analizë kualitative të vullnetit të qytetarëve të komunës së Ferizajt. 47.22% e mostrave janë realizuar në qytet, ndërsa 52.78% në fshatra. Nga 449 respodentët e anketuar 38% kanë qenë femra dhe 61.47% kanë qenë meshkuj, ku grupmosha 18-30 vjeç ka qenë 38%, nga 30-55 vjeç 42.76% dhe mbi 55 vjeç 18.05% , një demografi e ngjashme me atë të vitit 2017. Sipas nivelit të edukimit respodentët me shkollim të lartë janë 20.26%, me shkollim të mesëm janë 56.81% dhe me shkollim fillorë janë 22.93%. Nga mostrat që kemi gjetur apo nga analizat që kemi bërë kemi parë se në Komunën e Ferizajt sipas disponimit të qytetarëve për atë periudhë prin Vetëvendosje me 33.63%, pastaj vie PDK me 30.73% ndërkaq LDK është me 27.84%, pra kjo është tërësia e gjithë votuesve në qytet dhe fshat”, u shpreh Hoti.
Drejtori i Televizionit TEMA, tha se për dallim nga sondazhet paraprake, tani LDK-ja dhe PDK-ja prijnë në fshatra, ndërsa Vetëvendosje prin bindshëm në qytet.
“Çka vërehet krahasuar me vitin 2017, vërehet një ndryshim në fshatra, ku kemi rritje të konsiderueshme të LDK-së dhe PDK-së dhe realisht ata prijnë, që të dyja kanë forca të barabarta me 30.8%, dhe prapa është VV me 29.96% dhe të tjerë janë 8.44%, ndërsa në qytet shihet një avantazh shumë i lartë i Vetëvendosjes krahasuar me PDK-në, ku kemi 37.74% të mostrave që janë deklaruar pro Vetëvendosjes, për PDK-në 30.66%, ndërsa në qytet LDK është më e dobëta me 24.53%, ndërsa për partitë e tjera mostra që janë deklaruar në qytet është 7.07%. Pra, vlen të theksohet se në tërësi është një garë shumë e ngushtë dhe shihet se Vetëvendosje menjëherë prapa e ka PDK-në në komunë si tërësi” tha Hoti.
Rezultatet e përgjitshme të hulumtimit për Ferizaj – Zgjedhjet 6 Tetor Disponimi i banorëve të Ferizajt në pjesën urbane – Zgjedhjet 6 Tetor Disponimi i banorëve të Ferizajt në fshatra – Zgjedhjet 6 Tetor
Sa u përket rezultateve të kandidatëve për deputetë, Hoti tha se janë ende në procesim të shënimeve, duke theksuar se ajo çka vërehet deri më tani nga ky hulumtim është se elektorati i PDK-së është ruajtës i votës së Ferizajt, tek Vendvendosja vërehet një shkallë e vogël shkuarjes së votave në Prishtinë, ndërsa tek LDK-ja vërehet orientim i dukshëm i votave për kandidatët e këtij subjekti edhe jashtë Ferizajt.
Policia në Ferizaj ka njoftuar se 5 persona janë dërguar në mbajtje kurse një tjetër është dërguar për trajtim në QKUK, si pasojë e pjesëmarrjes në rrahje që ndodhi pas një mosmarrëveshjeje në orët e hershme të së martës.
Sipas policisë, në rrahjen e dhunshme ishin përfshirë pesë meshkuj kosovarë dhe një shtetas i huaj derisa në vendngjarje është sekuestruar një kaçavidë.
Tre nga të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor në Ferizaj, ndërsa njëri nga ta është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm.
Rasti po hetohet si “Vrasje në tentativë”. Me vendim të prokurorit, pesë të dyshuar janë intervistuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari që gjendet në QKUK nuk është intervistuar për arsye të gjendjes shëndetësore.
Në aksidentin tragjik të komunikacionit, që ndodhi ditë më parë në afërsi të Nittendorfit, në rajonin e Regensburgut në Bavari, humbën jetën Tahir Tahiri, 61 vjeç, Gentian Tahiri, 34 vjeç dhe Laurent Aliu, 16 vjeç, që të tre nga lagjja Nuhaj e fshatit Komogllavë të Ferizajt.
Identiteti i të ndjerëve u bë i ditur në njoftimin mortor të publikuar në faqen e fshatit Komogllavë, ku më tej thuhet se data dhe koha e ceremonisë së varrimit do të bëhet e ditur sapo të merren vendimet përkatëse.
Të ndjerët humbën jetën teksa po ktheheshin nga Kosova drejt vendit ku jetonin në Gjermani.
Policia e Kosovës ka ndaluar tre persona në Ferizaj, nën dyshimin për blerjen, posedimin, shpërndarjen dhe shitjen e paautorizuar të narkotikëve, si dhe mbajtjen në pronësi të paautorizuar të armës.
Të dyshuarit u arrestuan të enjten, rreth orës 18:30, në Ferizaj derisa gjatë kontrollit u janë gjetur dhe konfiskuar substanca të dyshuara narkotike, përfshirë 485.27 gramë marihuanë, 181.7 gramë hashash dhe 2.1 gramë kokainë, para të gatshme, një pistoletë me gaz me një karikator dhe tri boca gazi.
Me vendim të prokurorit të shtetit, tre të dyshuarit, pas intervistimit nga Policia, janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Ferizaj 06.08.2026 – 18:30.
“Janë ndaluar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, gjatë kontrollimit tek personat e dyshuar janë gjetur dhe konfiskuar: substancë e llojit Marihuanë rreth 485.27 gramë, substancë e dyshuar e llojit Hashash e gjetur në dy pjesë me peshë 181.7 gramë , substancë e dyshuar e llojit Kokainë 2.1 gramë, para të gatshme. një pistoletë me gaz me një karikator dhe tri boca gazi. Paketime të zbrazëta të qeseve të najlonit, dy peshore njëra digjitale dhe tjetra me tërheqje, dy mulli (grindera) për bluarje, tetë telefona celularë të llojeve të ndryshme, një DVR i kamerave. Me vendim të Prokurorit tre personat e dyshuar pas intervistimit dërgohen në mbajtje për 48 orë”, bëri të ditur Policia në raportin 24 orësh.