Connect with us

Ferizaj

Bletari ferizajas merr medaljen e argjend për cilësi të mjaltit

Published

on

Bletaria si profesion është i vështirë, por nëse këtë e ke hobi atëherë është shumë e lehtë, ngase me përkushtim arrihet gjithçka. Kështu thotë Rasim Hamiti, bletar nga Ferizaj, i cili po vlerësohet për cilësinë e mjaltit të prodhuar nga bletët e tij.

“Më shumë që më ka çu peshë është ky vlerësimi i fundit, është një shoqatë e bletarëve në Sazin  të Bosnjës në kufi me Kroacinë, nëse nuk gaboj, edhe atje i kam dërgu disa mostra dhe e kam fitu medaljen e argjend, ka pas konkurrentë edhe prej Gjermanisë, Austrisë, Kroacisë, Sllovenisë, Maqedonisë, prej Kosovës kisha qenë vetëm unë që jam renditur i 31-ti në renditjen e gjithëmbarshme kam marrë një medalje të argjend, kam gabuar në kategorizim, mjaltin e kam shkruar që është mjaltë livadhi, mirëpo ajo kishte qenë mjaltë mali edhe për atë kam humbur pikë se përndryshe isha renditë shumë më lartë“, theksoi ai.

Me këtë profesion me të cilin Rasimi merret që 3 vite, nuk është i angazhuar vetëm ai. Për më shumë se 120 koshere bletësh, përkujdeset e gjithë familja.

“Këtë mjaltë e kemi nxjerrë bashkë me bashkëshorten dhe dy fëmijët d.m.th e kemi bërë një punë familjare, normal që mjalta është e bletëve dhe është merita e tyre më shumë, por ne e kemi bërë punën e centrifugimit, nxjerrjen e kornizave dhe gjithçka tjetër e kanë bërë fëmijët dhe bashkëshortja“, u shpreh Hamiti.

Hamiti, thekson se për të qenë bletar i suksesshëm nuk mjafton vetëm përkujdesi ndaj bletëve, por duhet  edhe dashuri ndaj tyre.

”Unë e kam fituar tashmë një stad, nëse nuk i shoh një ditë, nuk i afrohna secilës koshere te hyrja edhe me pa në çfarë gjendje janë bletët, si po hynë si po dalin, aty është një pasqyrë që neve bletarëve na tregon se në çfarë gjendje janë, si shëndetësore, a kanë rezerva të mjaltit, gjithçka aty e shohim“, tha ai.

Hamiti, kërkoi më shumë bashkëpunim në mes të bletarëve ferizajas, duke thënë se një gjë e tillë nuk është për lakmi në Ferizaj.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending