Connect with us

Ferizaj

Paralajmërohet asfaltimi i rrugës që lidh fshatrat Manastirc-Zaskok

Published

on

Pjesës së mbetur të rrugës së paasfaltuar që lidh fshatrat Manastirc dhe Zaskok, siç duket po i vie fundi. Shpresë për këtë dha sot drejtori i Infrastrukturës në Ferizaj, Arbër Bytyqi.

“Njëra nga pikat e rendit të ditës ishte edhe kjo pikë e cila do të zgjidhë problemet me pronat në atë pjesë, gjegjësisht në zonën që lidh fshatin Manastirc me fshatin Zaskok, po besoj që pas kalimit të afateve ligjore ju e patë që votat e kuvendarëve sot ishin që të aprovohet si pikë e rendit të ditës, ndërsa ne tash duhet t’i presim edhe afatet ligjore nga Ministria, gjegjësisht nga MAPL-ja, dhe po shpresoj që edhe kushtet atmosferike t’i kemi në favorin tonë dhe ta zgjidhim edhe atë problematikë që është në atë zonë, të përfundohet edhe ai segment i shkurt prej 300 metrave në fshatin Manastirc dhe ato 3-4 shtëpi sa janë në atë pjesë të kenë kushte më të mira të jetesës”, tha drejtori Bytyqi.

Më tej, drejtori Bytyqi tha se në mungesë të vullnetit të banorëve për të liruar pronat e tyre, janë detyruar të ndjekin procedurat ligjore.

“Ka munguar vullneti i banorëve të asaj zone që ta lirojnë pjesën për interes të përgjithshëm dhe ne jemi detyruar që t’i përcjellim procedurat ligjore, sot jeni dëshmitarë që këto procedura vetëm po i japim drejtim me miratimin e Kuvendit të Ferizajt dhe po besoj që edhe MAPL-ja do ta kthejë një vendim në favor tonë dhe pas  përfundimit të këtyre ne do të vazhdojmë procedurat tjera që janë të parapara në bazë të ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës, afati është 15 ditor që duhet të pritet konfirmimi nga ministria për ligjshmërinë e rendit të ditës po shpresojmë  që pas përfundimit të këtij afati të kemi edhe kushtet e mira atmosferike dhe të mund të vazhdojmë më tutje me asfaltimin e atij segmenti të rrugës”, u shpreh drejtori Bytyqi.

Ky segment rrugor bën pjesë në projektin e unazës së jashtme rrugore të Komunës së Ferizajt që lidh fshatrat Prelez i Jerlive, Kosinë, Llojza, Dremjak, Nerodime, Manastirc, Zaskok, Greme.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending