Connect with us

Ferizaj

Ferizaj do të bëhet me Klub të Atletikës

Published

on

Ferizajt së shpejti do t’i shtohet edhe një klub. Bëhet fjalë për klubin e atletikës, që është në proces të krijimit nga Abdyrrahim Haxhidema nga fshati Manastirc i Ferizajt, i cili merret me sport që nga mosha 20 vjeçare. Ai tregon për idenë e kësaj nisme.

“Që dy vite e gjysmë kam filluar të jem më aktiv në vrapim, në atletikë, kështu që kur kam filluar të marrë pjesë së pari janë mbajtur gara në mars për nderë të dëshmorëve nga Klina 50 km deri në kufi atje në Koshare që është mbajtur vrapimi edhe më nuk e kam ndërprerë do të thotë rregullisht jam marrë me vrapim, me atletikë. Për Ferizajn më është dukur e arsyeshme, sepse takimi me njerëz, me atletë dhe kështu që gjithmonë Ferizaj ka qenë në mungesë të një klubi të atletikës edhe me njerëz të tjerë të shumtë më kanë thënë që ka nevojë dhe janë duke kërkuar Drejtoria e Sportit të Ferizajt edhe kështu më ka shtyrë emocionalisht. Ky është një klub i hapur, pa përfitime financiare, domethënë këtë e kam bërë vetëm sepse e kam dashur si sport”, tha Abdyrrahim Haxhidema.

Më tej, ai tregoi edhe për garat në të cilat ka marrë pjesë jashtë Kosovës.

“Vitin e kaluar kam marër pjesë në Prilep, 67 km. Këtë vit kam vazhduar nga Matka 42 km vrapim malor edhe këtu e kam pasur vendin e tretë. E kam zënë një vend afër pleqve aty, mbi 50 vjeç dhe pastaj e kam pasur në Rijek një maratonë ka qenë 42 km. Në Prilep këtë vit e kam zënë vendin e parë, mbi 50 vjeç, 67 km që është mbajt”, theksoi Abdyrrahim Haxhidema.

Të dielën nga ora 9:00 e mëngjesit sportdashësit e vrapimit mund të marrin pjesë në promovimin e këtij klubi i cili do të bëhet  në Parkun e Lirisë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Zjarri në afërsi të fshatit Dardani rrezikon edhe grunajat

Published

on

Zjarri që sot kaploi një hapësirë kodrinore në afërsi të fshatit Dardani të Ferizajt, rrezikon edhe fushat e mbjella me grurë.

Ndihmuar nga era, kjo vatër zjarri u përhap me shpejtësi në drejtim të magjistrales Ferizaj-Gjilan.  

Në videon e dërguar nga Xhevat Sallahu, shihen edhe bujqit të cilët nën tymin e dendur, kanë nisur korrjen emergjente të grunajave që rrezikohen nga flakët

Për shuarjen e zjarrit, banorët kanë kërkuar edhe ndihmën e KFOR-i, pasi terreni i papërshtatshëm e ka vështirësuar intervenimin e njësive zjarrfikëse nga toka.

Continue Reading

Ferizaj

Dy të arrestuar në Ferizaj për posedim të narkotikëve

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona nën dyshim për posedim të narkotikëve dhe kultivim të bimëve narkotike.

Të martën mbrëma (01.07.2025 ), gjatë bastisjes në dy lokacione në Talinoc të Muhaxhirëve, policia ka gjetur dhe konfiskuar kanabis, kokainë,metadon, municione dhe para të gatshme.

“Talinoc i Muhaxherëve, Ferizaj / 01.07.2025 – 20:40. Janë arrestuar dy të dyshuar m/k pasi që njësitet policore te të njëjtit gjatë bastisjes në dy lokacione kanë gjetur dhe konfiskuar: 1-bimë e llojit kanabis sativa, 2-qese kokainë në peshë-2.5 gr, 1-shishe metadon, 2-peshore digjitale, 1-fishekë, 3-mulli për bluarje të marihuanës, 3-qese marihuanë në peshë 10.8 gramë, 26-fara të bimës kanabis dhe para të gatshme-395 €,” thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në  mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

23-vjeçari që vdiq në Lezhë është nga Ferizaj

Published

on

Një 23-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur në Lezhë derisa ishte me pushime bashkë me familjen e tij.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj. Kurse sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

 Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Continue Reading

Trending