Connect with us

Ferizaj

Ferizaj shembull për punësimin e personave me sindromën down

Published

on

Nuk po vjen të shërbehet me kafe, por të njoftohet me ambientin e punës. Është ky Besnik Haliti nga Ferizaj i  prekur me sindromën down, i cili shumë shpejtë do të filloj punën në kafeterinë ”Kino bar” në  këtë qytet. Ai shprehet shumë i lumtur që do të punësohet si banakier, duke thënë se punën e tij do ta kryej me shumë përgjegjësi.

“Nuk e kam fare problem të punoj, për aparat ia kam marrë dorën shumë mirë dhe do t’ia marrë dorën edhe më shumë, jam shumë i lumtur, kur e kam marrë lajmin se do të punësohem jam ndjerë shumë mirë”, shprehet Haliti.

Punësimi i Besnikut do të ndodhë falë inciativës së zyrtarit të Sektorit të Kulturës Agon Zhinipotoku dhe asmablistes Flora Islami, për të cilët ai shprehet shumë  mirënjohës, pasi janë këta dy persona që po i krijojnë atij një jetë të re.

“Po ndihem shumë mirë, mua më ka pru Agoni dhe Flora, i falënderoj shumë”, tha ai.

Në fakt, Besniku është trajnuar për këtë punë në Qendrën e Aftësimit Profesional në Ferizaj. Udhëheqësi i kësaj qendre Adnan Islami, thotë se Besniku nuk do të ketë asnjë problem në këtë punë, pasi ai ka përfunduar me sukses të gjitha trajnimet në fushën e gastronomisë e hotelerisë.

“Besniku ka kryer trajnimin në Qendrën e Aftësimeve Profesionale, ose më mirë të themi në kabinetin e kuzhinjerisë ku aty ka zgjatur trajnimi 3 muaj. Aty Besniku ka punuar me 20 kandidatë dhe në të gjitha modulet ka qenë i angazhuar, tani që 1 muaj ka filluar edhe trajnimin e hotelerisë dhe si rezultat i kësaj  Agoni dhe Flora  e kanë pru këtu që të punoj”, tha Islami.

Islami thotë se është kënaqësi të punosh me këta persona, të cilët sipas tij,  janë të përgjegjshëm për punën që bëjnë.

“Me këta persona jo që është vullnet me punu, por të stimulojnë me punu më shumë, Besniku është personi që e ka respektuar më së shumti orarin e punës,  që është një mesazh i mirë për të gjithë“, shprehet Islami.

Besniku është personi i tretë me sindromën down në Ferizaj që do të punësohet në një biznes privat. Muaj më parë në një ordinancë stomatologjike u pat punësuar Eloida Alija, ndërsa Leart Gashi vazhdon punën në një barnatore të këtij qyteti.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending