Connect with us

Ferizaj

Bletarë nga Ferizaj vlerësohen për kualitetin e mjaltës në Tetovë

Published

on

Bletarë nga Ferizaj janë shpërblyer me medalje dhe certifikata për kualitetin e  mjaltës në garat ndërkombëtare në Tetovë, të organizuara nga shoqatat “Qyteti i bletëve” dhe “Mjalti i Pollogut” të Tetovës. Ndër fituesit ishin Nehru Salihu me dy medalje të arta dhe një të argjendtë, Skënder Grainca me dy medalje të arta, ndërsa Zeqir Imini, Enver Ibishi, Rasim Hamiti dhe Ramiz Sherifi me nga një medalje të artë. Ata thanë se ekspertët gjatë vlerësimit janë mahnitur me cilësinë e mjaltit nga Ferizaj.

“Nga Ferizaj morëm pjesë 6 bletarë, sa e dimë ne, megjithëse organizatori nuk i ka bërë publik emrat e atyre të cilët nuk ishin fitues të medaljeve për shkak të ruajtjes së autoritetit të tyre që njerëzit të mos i keqpërdorin emrat e tyre. Në mesin e parametrave të tjerë të cilët ishin për verifikimin e kualitetit ishte edhe lagështia e mjaltës, sepse edhe mjalti përmban një sasi të caktuar të ujit. Kjo i tejkaloi ata kufijtë e laboratorit të cilët ata i kishin të parapara, sepse mjalti i klasit të parë duhet të ketë lagështi dikund deri tek 18%, mirëpo mjalti ynë zakonisht ka dalë me lagështi nën 15% dhe kjo i ka befasuar edhe organizatorët, sepse në rubrikën e vlerësimit të lagështisë së mjaltit ata e kishin paraparë 15 deri në 18% ku mjalti ynë ka dalë kryesisht me lagështi nën 15%, ky është një parametër shumë i rëndësishëm i cili dëshmon edhe kualitetin e mjaltit”, tha Nehru Salihu.

Edhe bletarët tjerë fitues u shprehën të kënaqur me rezultatet e punës së tyre.

“Me bletë merrem në mënyrë profesionale qe 7 vite, ndërsa prindi dhe babagjyshi kanë pasur bletë edhe më herët. Kemi 460 shoqëri bletësh, jam fitues i dy medaljeve të arta në Tetovë”, tha Skënder Grainca.

 “Merrem me bletë kaherë, prindi merret me bletë kohë të gjatë, por intensivisht jam duke u marrë unë që dy vitet e fundit, po e zëvendësoj prindin. Ka qenë një garë në Tetovë, garë ndërkombëtare, kanë marrë pjesë rreth 15 shtete ku kanë qenë dikund rreth 239 mostra, prej tyre kam aplikuar edhe unë dhe më është vlerësuar mjalta më cilësorja në vend”, theksoi Enver Ibishi.

 “Jam ndarë i kënaqur shumë, është me rëndësi që po e di cilësinë e mjaltës sime se çka është, kjo është me rëndësi më së shumti”, tha Zeqir Imini.

 “Kjo medalje në garat e Tetovës është medalja e tretë për mua këtë vit. Medaljen e parë të artë e kam marrë në Novobërdë, të dytën të argjendë me të njëjtën mjaltë e kam marrë në Sazin të Bosnjës dhe e treta tash në Tetovë. Jemi të kënaqur me kualitetin e mjaltës, jemi të kënaqur edhe me rendimetet e mjaltës këtë vit, mirëpo siç thash jemi të kënaqur me kualitetin, gjë e cila tregon për natyrën e rajonit të Ferizajt si dhe me bletarët, kolegë të tjerë që është një natyrë shumë e mirë, është natyrë që premton për ardhmëri në bletari”, tha Rasim Hamiti.   

Gjatë garave, analizat e mjaltës kanë kaluar në dy faza, analiza organoleptike dhe analiza laboratorike.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending