Connect with us

Ferizaj

Përurohet qendra e mjekësisë familjare në Nerodime

Published

on

Fshati Nerodime i komunës së Ferizajt u bë me qendër të re të mjekësisë familjare. Nga sot banorët e Nerodimes së Ulët dhe të Epërme, Manastircit, Jezercit dhe Balajve  do të kenë mundësi që shërbimet mjekësore t’i marrin në kushte më të mira. Drejtori i Shëndetësisë në Ferizaj, Bekim Ademi, tha se me këtë qendër të re banorëve të kësaj zone do t’iu ofrohen shërbime më cilësore.

“Do të jetë një qendër jashtëzakonisht funksionale për arsye se po synojmë që përpos mjekut dhe infermierëve, në kuadër të kësaj qendre të jenë edhe stomatologu, laboranti, me çka qytetarët e kësaj ane më nuk do të kenë nevojë të vijnë në Ferizaj për një intervenim të vogël qoftë stomatologjik apo ndonjë analizë të thjeshtë me çka do të zgjidhim një problem edhe me shkarkimin e qendrës kryesore familjare për arsye se këta qytetarë familjarë shumicën e shërbimeve i kanë kryer në kuadër të QKMF-së, ndërsa me hapjen e kësaj qendre më nuk do të kenë nevojë edhe të udhëtojnë me kilometra, por edhe shërbimet do t’i kenë më afër lokalitetit ku jetojnë”, tha Bekim Ademi.

Drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj, Nadire Ymeri, tha se shërbimet mjekësore që do të ofrohen në këtë qendër do të jenë pothuajse të njëjta me ato që ofrohen nëpër qendrat e mjekësisë familjare në Ferizaj.

“Këtu do të kryhen vizita mjekësore, vizita stomatologjike, do të funksionojë laboratori, për fillim do të bëhet analiza e sentimentit, hemogramit dhe urina. Së shpejti do të furnizohemi edhe me reagenca të tjerë për të bërë analiza të tjera shtesë. Pastaj kemi barnatoren, që është e furnizuar me barna nga Ministria e Shëndetësisë, sikur qendrat e tjera të mjekësisë familjare që janë të furnizuara me barna të tilla edhe këtu do të ketë dhe sigurisht shërbimet infermierike”,  tregoi Nadire Ymeri.

Ndërkaq, Xhevdet Haxhidema doktor në QKMF, si sfidë në funksionalizimin e qendrave mjekësore nëpër fshatra përmendi mungesën e stafit mjekësor.

“Si në të gjitha QKMF-të vështirësitë e funksionalizimit dihen për shkak të mungesës së stafit, por megjithatë sa i përket këtij problemi për momentin e kemi zgjidhur, mjeku do të punoj për çdo ditë, kjo është dita e parë që është hapur qendra edhe dita e parë që ka filluar doktoresha Blerina Halili”, tha Xhevdet Haxhidema.

Ndërsa, banorë të kësaj ane u shprehën të kënaqur me hapjen e kësaj qendre të mjekësisë familjare, duke kërkuar nga stafi mjekësor të mbajnë përgjegjësi mjekësore ndaj tyre. 

“Thotë një fjalë popullore “me bë e bënë, por për t’a mbajtur është vështirë”, e kështu i lutem stafit mjekësor dhe kryetarit e të gjithëve që këtu mjeku kryesor të jetë kujdestar, të ketë barnatore, të jetë motra medicionale non-stop, e jo të vijmë ne këtu tek mjeku ndërsa ilaçet të shkojmë t’i marrim në Ferizaj por këtu kam dëshirë në barnatore, me motër medicionale, me kujdestar gjithnjë me qenë”, u shpreh Haki Kashtanjeva.

Kjo qendër e mjekësisë familjare ka kushtuar rreth 130 mijë euro.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

23-vjeçari që vdiq në Lezhë është nga Ferizaj

Published

on

Një 23-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur në Lezhë derisa ishte me pushime bashkë me familjen e tij.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj. Kurse sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

 Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Continue Reading

Ferizaj

Xhemile Murati-Shabani është kandidate e AAK-së për kryetare të Ferizajt

Published

on

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka zyrtarizuar Xhemile Murati-Shabanin si kandidate për kryetare të Komunës së Ferizajt, në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025.

Murati-Shabani aktualisht mban pozitën e Drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport në qeverisjen lokale, funksion të cilin e ushtron që nga viti 2021, kur AAK u bë pjesë e koalicionit qeverisës në Ferizaj bashkë me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Nismën Socialdemokrate.

Kandidatura e Murati-Shabanit vjen në kohën kur partitë politike kanë nisur përzgjedhjen e listave përfaqësuese për garën zgjedhore në nivel lokal.

Continue Reading

Ferizaj

Agim Aliu konfirmon kandidaturën për kryetar të Ferizajt

Published

on

Kryetari aktual i Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se do të jetë sërish kandidat i PDK-së për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet  e ardhshme lokale të 12 tetorit.

Njoftimin për kandidaturë, Aliu e bëri përmes një postimi në profilin e tij në facebook.

Aliu, si kandidat i Partisë Demokratike, është zgjedhur kryetar i Ferizajt në dy mandate të njëpasnjëshme, nga viti 2017-2021 dhe 2021-2025.

Më herët, ai ishte zgjedhur në krye të qeverisë lokale për një mandat të shkurtuar edhe në zgjedhjet e jashtëzakonshme të vitit 2012, pas dorëheqjes së Bajrush Xhemailit nga pozita e kryetarit të Ferizajt.

Continue Reading

Trending