Connect with us

Ferizaj

”FerPlast” dhe ”PrimOil” zgjedhen top-ndërmarrjet e vitit në Ferizaj

Published

on

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në bashkëpunim me Agjencinë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë që vepron në kuadër të MTI-së, kanë shpërndarë mirënjohje për top-ndërmarrjet më konkurruese të vitit 2019. E, në mesin e ndërmarrjeve me performancën më të mirë u shpërblyen edhe dy biznese nga Ferizaj, “FerPlast” dhe “PrimOil”.

Për ndërmarrjen “FerPlast”, kjo është hera e dytë që zgjedhet top-ndërmarrja e vitit. Pronari i saj Bashkim Krasniqi, tha se kjo nënkupton se janë duke  e ruajtur primatin.

“Ne për herë të dytë po përzgjedhemi që do të thotë se çdo kohë jemi më mirë, ne nuk do t’i ndalim prodhimet e tona dhe do të rrisim edhe numrin e punëtorëve për t’u përzgjedhur përsëri në vitet e ardhshme. Ne jemi zgjedhë sot një ndër kompanitë top në regjionin e Ferizajt, si kompani prodhuese, si kompani për rritjen e numrit të punëtorëve, për shkak të eksportit  në vendet e Evropës dhe si prodhues vendor”, tha Krasniqi.

Kurse, pronari i ndërmarrjes ”PrimOil”, Imri Haliti, tha se në vazhdimësi i kanë dhënë rëndësi të veçantë prodhimit të vajrave dhe ky mund iu shpërblye duke u përzgjedhur si top-ndërmarrje e vitit në vend.

“Ne mendojmë se për këtë përzgjedhje në mesin e kompanive top në vend është marrë për bazë eksporti dhe numri në rritje i punëtorëve. Ne jemi duke i dhënë prioritet prodhimit të vajrave motorike dhe industriale, mendoj që do të ketë rritje të eksportit edhe në vitet e ardhshme”, tha Haliti.

Pronarët e dy top-ndërmarrjeve të vitit 2019 në Ferizaj, Krasniqi dhe Haliti, thanë se kjo i motivon të punojnë edhe më shumë.

Ky çmim është motivim për ne që të punojmë më mirë, që të jemi në trend me kompanitë e tjera në Evropë”, tha Krasniqi.

“Ne mendojmë që do të rrisim edhe më shumë  si numrin e punëtorëve ashtu edhe prodhimin, do të vazhdojmë me këtë trend, por edhe më mirë besoj se do të bëhemi”, tha Haliti.

Përzgjedhja e ndërmarrjeve është bërë duke u bazuar në veprimtaritë e kompanive, në kriteret e punësimit, në kontributet tatimore, në eksport, e të tjera.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending