Connect with us

Ferizaj

”Bashkimi i Qytetit” parasheh rrënimin e objektit të shoqatave ”Handikos” dhe ”Hendifer”

Published

on

Objekti i shoqatës për persona me aftësi të kufizuara “Hendifer” në Ferizaj, do të rrënohet për t’i lënë vend ndërtimit të një parku dhe një rrethrrotullimi që parashihen të realizohen në kuadër të projektit “Bashkimi i Qytetit”. Megjithëkëtë, kryetarja e shoqatës “Hendifer” Fazile Bungu, thotë se akoma nuk kanë marrë njoftim zyrtarë nga komuna se ku do të zhvendoset kjo shoqatë.

“Unë fillimisht nuk e di pse e quajnë “Bashkimi i Qytetit” qyteti është një, nuk është në dy pjesë i ndarë, mirëpo ata kanë vendosur që të rrënojnë këtë objekt, kur do ta rrënojnë nuk e dimë, me shkrim nuk kemi ende asgjë nga Kuvendi Komunal, mirëpo Kuvendi Komunal është shtëpia jonë ku ata vendosin për të gjitha, ata mendojnë se këtu duhet të bëjmë një gjelbërim, ku për qytetarët do të jetë më mirë, mirëpo për antarët tonë është pak më vështirë nëse nuk do të kemi një hapësirë të mjaftueshëme  për të zhvilluar aktivitetet e tyre. Jemi njoftuar gojarisht, mirëpo ende diçka konkrete nuk ka. Ne vetëm kemi dhënë sugjerime që hapësira nën 100 metra katrorë nuk na mjafton dhe asgjë më tepër dhe ata tash e bëjnë përzgjedhjen”, tha Fazile Bungu.

Ndërsa, drejtori i Kadastrit, Gjeodezisë dhe Pronës në komunën e Ferizajt, Sabri Murseli, tha se janë duke bërë përpjekje për gjetjen e një lokacioni të përshtatshëm.

“Komuna e Ferizajt veçse i ka njoftuar në disa takime në ditët e kaluara që kanë qenë, kemi provuar të sigurojmë disa lokacione, mirëpo në aspektin e pronës komunale për momentin e kemi të pamundur që t’iu  sigurojmë një lokacion, sepse komuna e Ferizajt nuk ka një vend të caktuar që i përshtatet kategorisë së tyre, kemi bërë përpjekje për disa lokale që janë pronë private, i kemi bërë disa vizita, kemi shikuar lokalet, tani janë duke i monituruar, janë duke i shikuar sa i përshtaten kategorisë që i takojnë”, tha Sabri Murseli.

Udhëheqësja e ”Hendifer”-it, Fazile Bungu, shpreson që objekti i cili do t’iu ofrohet të ketë kushte të mira dhe të përshtatshme për anëtarët e kësaj shoqate.

 “Shpresoj që do të na e gjejnë një objekt i cili do t’i plotësoj kushtet për zhvillimin e aktiviteteve tona dhe për natyrën e anëtarëve tanë që ata e kanë, ku do të ketë qasje për ta, ku do të ketë një parking, ku do të ketë kushte më të mira dhe besoj që do të punohet njësoj siç kemi punuar edhe këtu, ndoshta edhe më mirë”, tha Fazile Bungu.

Drejtori Murseli tha se kjo zhvendosje do të jetë e përkohshme, pasi që për ndërtimin e objektit të shoqatës “Hendifer”, do të ndahet një parcelë prej 10 ari afër gjimnazit “Kuvendi i Arbërit”.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Zjarri në afërsi të fshatit Dardani rrezikon edhe grunajat

Published

on

Zjarri që sot kaploi një hapësirë kodrinore në afërsi të fshatit Dardani të Ferizajt, rrezikon edhe fushat e mbjella me grurë.

Ndihmuar nga era, kjo vatër zjarri u përhap me shpejtësi në drejtim të magjistrales Ferizaj-Gjilan.  

Në videon e dërguar nga Xhevat Sallahu, shihen edhe bujqit të cilët nën tymin e dendur, kanë nisur korrjen emergjente të grunajave që rrezikohen nga flakët

Për shuarjen e zjarrit, banorët kanë kërkuar edhe ndihmën e KFOR-i, pasi terreni i papërshtatshëm e ka vështirësuar intervenimin e njësive zjarrfikëse nga toka.

Continue Reading

Ferizaj

Dy të arrestuar në Ferizaj për posedim të narkotikëve

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona nën dyshim për posedim të narkotikëve dhe kultivim të bimëve narkotike.

Të martën mbrëma (01.07.2025 ), gjatë bastisjes në dy lokacione në Talinoc të Muhaxhirëve, policia ka gjetur dhe konfiskuar kanabis, kokainë,metadon, municione dhe para të gatshme.

“Talinoc i Muhaxherëve, Ferizaj / 01.07.2025 – 20:40. Janë arrestuar dy të dyshuar m/k pasi që njësitet policore te të njëjtit gjatë bastisjes në dy lokacione kanë gjetur dhe konfiskuar: 1-bimë e llojit kanabis sativa, 2-qese kokainë në peshë-2.5 gr, 1-shishe metadon, 2-peshore digjitale, 1-fishekë, 3-mulli për bluarje të marihuanës, 3-qese marihuanë në peshë 10.8 gramë, 26-fara të bimës kanabis dhe para të gatshme-395 €,” thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në  mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

23-vjeçari që vdiq në Lezhë është nga Ferizaj

Published

on

Një 23-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur në Lezhë derisa ishte me pushime bashkë me familjen e tij.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj. Kurse sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

 Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Continue Reading

Trending