Connect with us

Ferizaj

Rritet numri i pacientëve të prekur nga gripi në Ferizaj

Published

on

Edhe pse i përhapur në masë të madhe, numri i të prekurve nga gripi sezonal nuk është shqetësues për komunën e Ferizajt. Kështu thotë kryeshefi i Departamentit të Mjekësisë Familjare në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj, Dr. Hesat Shatrolli, duke theksuar se shifra e rasteve të raportuara me grip sezonal për këtë dimër nuk e ka kaluar pragun e rrezikut.

“Deri tani është nën kontroll. Për muajin nëntor i kemi 173 raste, kurse në muajin dhjetor është rritur pak numri i rasteve, veç e ka kaluar numrin 100, 275 raste, një trend i rritjes është, por është brenda kufijve të kontrollës. Në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik Rajonal raportohen rastet me grip për çdo ditë dhe javë, atëherë deri më 10 janar kanë qenë si të dyshimta me grip 125 raste, pra kemi një trend të rritjes në krahasim me dy muajt e kaluar, të vitit të kaluar që presim të rritet sipas këtij trendi, nëse shkon deri në fund të janarit atëherë presim diku deri në 500 raste, por që është shifër relativisht jo shqetësuese për qytetarët e komunës sonë”, tha Dr. Hesat Shatrolli.

Ndërsa, përgjegjësja në Shërbimin e Vaksinimit në komunën e Ferizajt, Drita-Nazifi-Emini, tha se interesimi për marrjen e vaksinës kundër gripit sezonal ka qenë shumë i lartë.

“Nga 7 mijë e 700 doza, që është hera e parë që në komunën tonë është aq numër i madh i dhënies së vaksinave të gripit, nga vlerat e 4 mijë e 170 vaksina i kemi ndarë në punktet aty ku është e mundësuar dhënia e vaksinave dhe qendrat e mjekësisë familjare në komunën tonë dhe sa i përket numrit 3 mijë e 530 vaksina janë aplikuar në qendrën tonë të vaksinimit këtu në Ferizaj, tani mund të themi se jemi thuajse në dozat e fundit të dhënies së vaksinave, kjo ka qenë arsyeja që tri herë kemi bërë kërkesa të veçanta nga numri aktual që ka qenë 6 mijë e  500 për shkak se kemi pasur indikacione dhe kërkesa nga pacientë të tjerë dhe tani jemi në dozat e fundit të dhënies së vaksinave”, tha Drita Nazifi-Emini.   

Sipas mjekëve disa nga simptomat e zakonshme të gripit sezonal janë: temperaturë e lartë, kollë, rrjedhje të hundëve, lodhje, dhembje koke, dhembje barku, dhembje fyti,  dhembje në muskuj dhe vjellje.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

23-vjeçari që vdiq në Lezhë është nga Ferizaj

Published

on

Një 23-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur në Lezhë derisa ishte me pushime bashkë me familjen e tij.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj. Kurse sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

 Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Continue Reading

Ferizaj

Xhemile Murati-Shabani është kandidate e AAK-së për kryetare të Ferizajt

Published

on

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka zyrtarizuar Xhemile Murati-Shabanin si kandidate për kryetare të Komunës së Ferizajt, në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025.

Murati-Shabani aktualisht mban pozitën e Drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport në qeverisjen lokale, funksion të cilin e ushtron që nga viti 2021, kur AAK u bë pjesë e koalicionit qeverisës në Ferizaj bashkë me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Nismën Socialdemokrate.

Kandidatura e Murati-Shabanit vjen në kohën kur partitë politike kanë nisur përzgjedhjen e listave përfaqësuese për garën zgjedhore në nivel lokal.

Continue Reading

Ferizaj

Agim Aliu konfirmon kandidaturën për kryetar të Ferizajt

Published

on

Kryetari aktual i Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se do të jetë sërish kandidat i PDK-së për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet  e ardhshme lokale të 12 tetorit.

Njoftimin për kandidaturë, Aliu e bëri përmes një postimi në profilin e tij në facebook.

Aliu, si kandidat i Partisë Demokratike, është zgjedhur kryetar i Ferizajt në dy mandate të njëpasnjëshme, nga viti 2017-2021 dhe 2021-2025.

Më herët, ai ishte zgjedhur në krye të qeverisë lokale për një mandat të shkurtuar edhe në zgjedhjet e jashtëzakonshme të vitit 2012, pas dorëheqjes së Bajrush Xhemailit nga pozita e kryetarit të Ferizajt.

Continue Reading

Trending