Connect with us

Ferizaj

Inspektorati i Ferizajt paraqet sfidat dhe të arriturat gjatë vitit 2019

Published

on

Kryeinspektori në komunën e Ferizajt Ridvan Berisha, në një konferencë për media ka paraqitur të arriturat e viti 2019 dhe objektivat për vitin 2020. Ndër njësitë e këtij sektori që kanë ndërmarrë aksione gjatë vitit të kaluar janë inspektorët veterinarë dhe ata të ndërtimit.

“Në Ferizaj kemi 3 sektore të licensuara ku çdo mëngjes inspektohet mishi në stallë gjatë therrjes dhe pas therrjes dhe i njëjti damkoset, lëshohet certifikatë mbi gjendjen shëndetësore, e njëjta garanton që ky mish lejohet për konsum të lirë. Kanë kontrolluar gjithsejt brenda vitit 2019, 880 krerë, të cilët kalkulohen me 5 euro për krerë, kanë arritur 4400 euro shuma totale, kanë konfiskuar dhe asgjësuar gjithsejt 1372 kilogram mushkëri gjedhi. Sektorët e ndërtimit, proces verbale të hartuara 94, vendime për ndërprerje të punimeve 20, gjoba mandatare 18, lëndë për procedurë kundërvajtëse 3, vendim për rrënim 4, ankesa dhe kërkesa 30 të kryera, mbyllje të punishteve me shirit dhe shenjë 20, rrënime 2, kallëzim penal e kemi 1. Gjithsej inspektime të kryera I kemi 280. Janë 4 vendime për rrënime, por I kemi rrënuar vetëm 2, arsyeja ka qenë mungesa e kontraktimit e një kompanie për rrënimin e tyre, ato të dyja që I kemi rrënuar janë me eskavator të ndërmarrjes “Pastërtia”, por në momentin që do ta kontraktojmë do të I rrënojmë edhe ato të vendime të shkruara nga inspektorët komeptent”, tha Ridvan Berisha.

Gjatë konferencës, Berisha përmendi edhe inspektimet sanitare nëpër shkolla të cilat janë në proces e sipër, e gjithashtu theksoi edhe inspektimin e matjes së freskisë së vajit.

“Për herë të parë vitin e kaluar ne e jemi të parët që kemi filluar me aparaturën që e kemi siguruar nga jashtë shtetit për matjen e freskisë së vajit. Ka qenë shumë produktive, shumë e nevojshme duke pasur parasysh se ju jeni dëshmitarë, ne kur kemi filluar inspektimin ka qenë trefish më I ngarkuar sesa vlera normale e lejuar, domethënë ka qenë trefish vaji I djegur më shumë sesa duhet si pasojë e mosdijes së bizneseve, sepse është ndërruar vaji tre deri në katër ditë, tani kemi ardhur në përfundim me hulumtimet qëi kemi bërë që çdo 24 orë të ndërrohet vaji dhe kemi bërë inspektime të vazhdueshme, kemi arritur ta kthejmë në gjendjen e freskisë së vajit në nivelin e lajuar”, tha Ridvan Berisha.

Për këtë vit, Berisha tha se inspektorati komunal do të ndërmarrë masa intensivisht edhe ndaj pirjes së duhanit në ambiente të mbyllura, gjë që është e ndaluar me ligj.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Bëhet i ditur identiteti i viktimave të aksidentit tragjik në Gjermani

Published

on

Në aksidentin tragjik të komunikacionit, që ndodhi ditë më parë në afërsi të Nittendorfit, në rajonin e Regensburgut në Bavari, humbën jetën Tahir Tahiri, 61 vjeç, Gentian Tahiri, 34 vjeç dhe Laurent Aliu, 16 vjeç, që të tre nga lagjja Nuhaj e fshatit Komogllavë të Ferizajt.

Identiteti i të ndjerëve u bë i ditur në njoftimin mortor të publikuar në faqen e fshatit Komogllavë, ku më tej thuhet se data dhe koha e ceremonisë së varrimit  do të bëhet e ditur sapo të merren vendimet përkatëse.

Të ndjerët humbën jetën teksa po ktheheshin nga Kosova drejt vendit ku jetonin në Gjermani.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohen tre persona të dyshuar për trafikim të narkotikëve në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka ndaluar tre persona në Ferizaj, nën dyshimin për blerjen, posedimin, shpërndarjen dhe shitjen e paautorizuar të narkotikëve, si dhe mbajtjen në pronësi të paautorizuar të armës.

Të dyshuarit u arrestuan të enjten, rreth orës 18:30, në Ferizaj derisa gjatë kontrollit u janë gjetur dhe konfiskuar substanca të dyshuara narkotike, përfshirë 485.27 gramë marihuanë, 181.7 gramë hashash dhe 2.1 gramë kokainë, para të gatshme, një pistoletë me gaz me një karikator dhe tri boca gazi.

Me vendim të prokurorit të shtetit, tre të dyshuarit, pas intervistimit nga Policia, janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ferizaj 06.08.2026 – 18:30.

“Janë ndaluar tre  të dyshuar meshkuj kosovarë, gjatë kontrollimit tek personat e dyshuar janë gjetur dhe konfiskuar: substancë e llojit Marihuanë rreth 485.27 gramë,  substancë e dyshuar e llojit Hashash e gjetur në dy pjesë  me peshë 181.7 gramë , substancë e dyshuar e llojit Kokainë 2.1 gramë, para të gatshme. një pistoletë  me gaz  me një karikator dhe tri boca gazi. Paketime të zbrazëta  të qeseve të najlonit, dy peshore njëra digjitale dhe tjetra  me tërheqje, dy mulli (grindera) për bluarje, tetë telefona celularë të llojeve të ndryshme, një DVR i kamerave. Me vendim të Prokurorit tre personat e dyshuar pas intervistimit dërgohen në mbajtje për 48 orë”, bëri të ditur Policia në raportin 24 orësh.

Continue Reading

Ferizaj

Qytetarëve u vijnë mesazhe mashtruese – Policia apelon për kujdes

Published

on

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka njoftuar se ditëve të fundit, disa qytetarëve u kanë ardhur mesazhe (SMS) mashtruese kinse të dërguara në emër të Policisë së Kosovës duke pretenduar se qytetarët kanë gjoba trafiku dhe duke i ftuar ata të klikojnë në lidhje (linke) për të kryer pagesën e tyre.

Sipas Policisë, këto mesazhe janë të rreme dhe nuk janë dërguar nga institucionet e rendit dhe ligjit, pra janë mesazhe të dërguara si tentativë për mashtrim.

Policia paralajmëron qytetarët që nëse pranojnë ndonjë e-mail apo mesazh të dyshimtë, të veprojnë si në vijim:

Mos klikoni në linkun e dyshimtë;

Mos i jepni të dhëna personale apo bankare;

Mos kryeni pagesa përmes lidhjeve të dërguara me SMS;

Raportojeni rastin në stacionin më të afërt policor;

Kontaktoni bankën tuaj nëse keni ndarë të dhëna personale ose bankare;

Fshijeni menjëherë mesazhin e dyshimtë;

Qytetarët mund të raportojnë raste të tilla përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose duke telefonuar në numrin 192.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon për kujdes të shtuar ndaj mashtrimeve online dhe bashkëpunim me policinë për parandalimin e tyre.

#

Continue Reading

Trending