Connect with us

Ferizaj

Kërkohet ndihmë financiare për Jetmir Vehbiun

Published

on

25 vjeçari Jetmir Vehbiu nga fshati Prelez i Jerlive është diagnostifikuar me sëmundjen e leukemisë. Trajtimi e tij që nevojitet të bëhet jashtë vendit po kushton shumë shtrenjtë, shumë të cilën nuk mund ta përballoj familja, andaj qytetarët kanë marrë iniciativë për mbledhjen e fondeve.

Këshilli i fshatit prej nga vjen Jetmiri i ka dalë në ndihmë bashkëvendasit të tyre duke u mobilizuar në sheshin e qytetit për grumbullimin e të hollave për shërim jashtë vendit. Njëri ndër përfaqësuesit e këshillit të fshatit, Salih Ilazi,  tha se që nga fillimi i aktivitetit kanë pasur përkrahje nga të gjithë vullnetmirët dhe shpresojnë që deri në përfundim të aktivitetit të arrihet shuma e nevojitur 110.000 euro për shërim në Turqi.

 “30 mijë euro ka intervenuar ministria, 80 mijë euro i duhen si familje për t’i mbledhur. 80 mijë euro jo këta, por nuk ka familje që ka mundësi për t’i mbledhur dhe jemi dalë ne me iniciativën e fshatit dhe të gjithë kërkojmë të përkrahim këtë rast dhe t’i mbledhim dhe i lutem edhe qeverisë mos të vie puna të dalim ne dhe të maltretohemi ne kur këto duhet t’i heq qeveria këto raste të rënda e jo qytetarët, sepse ne po e shohim punën e të gjithëve. Në bazë të informatave që kam mundur t’i marrë 40 mijë euro kemi mundur t’i mbledhim, duhen edhe 40 mijë të mbledhen për Jetmirin. Kemi marrë iniciativën në fshat, kemi mbledhur rreth 25 mijë euro dhe kanë dhënë edhe donatorët jashtë fshatit, kujt i ka kushtuar zemra na kanë thirrë, kanë dhënë dhe mendojmë që do t’i mbledhim këto. Jemi në kontakt me Jetmirin, e kanë marrë e kanë dërguar në Turqi me mjetet e ministrisë sepse në mënyrë urgjente i janë lëshuar, tani nëse nuk mbledhen këto të holla Jetmiri nuk mund të bëj asgjë”, tha Salih Ilazi.

Avni Hetemi nga Këshilli i fshatit bëri thirrje tek të gjithë që me mundësitë e  tyre të ndihmojnë për këtë rast.

“Lus të gjithë qytetarët, ata që kanë mundësi të na ndihmojnë në këtë rast sepse me të vërtetë është një shumë e papërballueshme për familjen edhe për ne si këshill i fshatit. Ne në ato mundësi të tona si fshat kemi grumbulluar një pjesë por duhen ende. Shuma për Jetmirin kushton 110 mijë euro por edhe komuna na ka premtuar se do të mundohen, kemi informuar edhe Ministrinë e Arsimit, nëpër shkolla, të gjithë donatorët, ata që kanë mundësi, nëpër xhamia, qytetarë, çdokund ku të mundemi po mendojmë të ia grumbullojmë këto mjete dhe ta shërojmë Jetmirin që të kthehet sa më shpejt në gjirin tonë”, tha Avni Hetemi.

Aktiviteti për ndihmë financiare për të riun Jetmir Vehbiun ka filluar sot dhe do të vazhdojë deri të shtunën.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Është ndarë nga jeta veterani Naim Ymeri, epror i UÇK-së, TMK-së dhe FSK-së

Published

on

Është ndarë nga jeta eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Naim Ymeri.

Lajmi u bë i ditur në Facebook nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – dega Ferizaj.

Ymeri, gjatë luftës ishte epror i lartë në Zonën Operative të Nerodimes në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, shef i G1 personelit, derisa pas luftës shërbeu në TMK dhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës deri në pensionim.

Në nderim të jetës dhe veprës së tij në shërbim të atdheut, nën patronatin e FSK-së, ish-Komandantit të Zonës Operative të Nerodimës dhe OVL-UÇK-së Dega në Ferizaj, sot 08.07.2025 do të organizohen ceremonitë mortore:

12:00 – Akademi përkujtimore në Sallën e Kuvendit Komunal të Lipjanit

14:00 – Homazhe pranë arkivolit në Kazermën e FSK-së – “Skënderbeu” në Ferizaj

18:00 – Ceremonia e varrimit, në varrezat e fshatit Gllogoc – Lipjan

#

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj shqiptoi mbi 1700 gjoba dhe pezulloi 33 patentë shoferë

Published

on

Për periudhën nga 30.06.2025 deri më 06.07.2025 në Policinë e Ferizajt janë raportuar 31 aksidente komunikacioni.

Sipas Policisë, në 12 aksidente u lënduan 21 persona ndërsa 19 aksidente të tjera ishin me dëme materiale.

Për të njëjtën periudhë, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1,715 gjoba për kundërvajtje në komunikacion derisa janë pezulluar 33 patentë-shoferë për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.

Continue Reading

Ferizaj

Zjarri në afërsi të fshatit Dardani rrezikon edhe grunajat

Published

on

Zjarri që sot kaploi një hapësirë kodrinore në afërsi të fshatit Dardani të Ferizajt, rrezikon edhe fushat e mbjella me grurë.

Ndihmuar nga era, kjo vatër zjarri u përhap me shpejtësi në drejtim të magjistrales Ferizaj-Gjilan.  

Në videon e dërguar nga Xhevat Sallahu, shihen edhe bujqit të cilët nën tymin e dendur, kanë nisur korrjen emergjente të grunajave që rrezikohen nga flakët

Për shuarjen e zjarrit, banorët kanë kërkuar edhe ndihmën e KFOR-i, pasi terreni i papërshtatshëm e ka vështirësuar intervenimin e njësive zjarrfikëse nga toka.

Continue Reading

Trending