Connect with us

Ferizaj

QKMF e Ferizajt pa insulinë dhe rëntgen

Published

on

Problemet në shëndetësinë ferizajase nuk kanë të ndalur. Edhe më tej në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjarë në Ferizaj, po vazhdon problemi me furnizim të insulinës. E, ata të cilët po përballen me një gjendje të tillë janë insulinëmarrësit, siç është Sherif Aliu nga fshati Greme, i cili thotë se ka afër 6 muaj që çdo ditë troket në derën e barnatores së QKMF-së për të marrë insulinë, mirëpo në shtëpi kthehet duarthatë.

 “Një  javë ditë i banë një fyshtë, 9.50 cent e blej një, i çojnë nëpër barnatore i shesin, neve nuk na i binë, dikush nuk ka me i ble, pa të nuk jetohet, që 6 muaj nuk na kanë pru, unë e përdori Novomix, ka tjetër zëvendësim, por pa rekomandim të mjekut, mjeku qeta ma ka dhanë qeta e marrë, për çdo ditë vijmë vesim, por nuk ka, dy herë në ditë e marrë”, tha Aliu.

Ndërsa, në barnatoren e QKMF-së në Ferizaj, fajësojnë Ministrinë e Shëndetësisë  që, sipas tyre, nuk po e furnizon mjaftueshëm me insulinë këtë institucion.

 “Janë diku 861 pacientë deri më tani me Novomix që është problem i theksuar, në Ferizaj janë 527 pacientë, ndërsa muajin e kaluar jemi furnizu me 290 insulina vetëm me Novomix dhe i bie një përqindje shumë e vogël që na mundemi me ua shpërnda pacientëve dhe kemi ardhur me një shpërndarje proporcionale, momentin që shpërndajmë insulina tek disa pacientë, muajin tjetër kemi me shpërnda tek pacientët  e tjerë, edhe është shumë reale që pacientët kanë të drejtë m’u anku, ne e kemi bërë kërkesën, nuk është mungesë e kërkesës, por është vetëm furnizim i Ministrisë, po ashtu vërehet një dukuri që prej Gensulinës kanë kalu tek Novomix, që është insulina e njëjtë, por vetëm që është firmë tjetër, ne kemi në stok Gensulinë, por pacientët nuk e marrin pa rekomandim të mjekut”, tha farmacistja Besa Goga.

Përveç insulinës që pacientët detyrohen ta blejnë nëpër barnatore private, në klinika pritave obligohen të shkojnë edhe ata të cilët kanë nevojë për aparate të rëntgenit, edhe pse në QKMF ekzistojnë dy aparate të tilla, por njëri nga ta ka 9 muaj që është jashtë funksionit, ndërsa tjetri nuk e kryen funksionin e plotë.

“Është në procedurë të blerjes së tubit të ri, pasi tubi i vjetër është i pa riparueshëm dhe është një pjesë që kushton shumë, dhjetëra mijë euro dhe për shkak se është ndërhyrë në mënyrë të paligjshme,  dy-tri ekipe janë mundu me përmirësu, por nuk kanë qenë të akredituar, por vetëm ndoshta të vullnetit të mirë dhe për këtë është lënda në organet e hetuesisë, kurse në anën tjetër përmes procedurave për inicimin për blerjen e gypit të ri aktualisht është në procedurë tenderuese, kjo sa i përket rëntgenit manual, kurse sa i përket rëntgenit digjital në Qendrën Emergjente tonën aktualisht nuk ka filma, por janë kryer procedurat e tenderimit dhe vetëm sa nuk kanë ardhur  filmat, aktualisht punon me imazhe dhe imazhet i përshkruan specialisti”,tha drejtori i QKMF-së Asllan Bajrami.

Për gjithë këto probleme udhëheqës të këtij institucioni shëndetësor fajin ia hedhin Ministrisë së Shëndetësisë, e cila sipas tyre, ka ndarë 120 mijë euro për një periudhë 6 mujore, ku në kuadër të kësaj shume, ndër të tjera, parashihet edhe blerja e barnave.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Për manovra të rrezikshme ndëshkohen 7 shoferë në Ferizaj

Published

on

Policia në Ferizaj ka njoftuar se gjatë kontrolleve të realizuara në pika të ndryshme të qytetit, kanë identifikuar dhe ndëshkuar tetë shoferë për shkelje të rënda në komunikacion.

Sipas njoftimit, 7 shoferë janë ndëshkuar, sepse kanë kryer manovra të rrezikshme, përfshirë rrëshqitjen e gomave me frenë dore, ndërsa një shofer është ndëshkuar për qarkullim me automjet me afat të skaduar të regjistrimit.

Për këto kundërvajtje, shtatë shoferëve u është shqiptuar gjobë nga 150 euro dhe nga një (1) pikë negative secilit.

Të ndëshkuarit janë:

V.H. (31 vjeç), me veturë Mercedes-Benz, ngjyrë hiri, me targa vendore

B.R. (30 vjeç), me veturë BMW XM, ngjyrë e kaltër, me targa vendore

D.B. (21 vjeç), me veturë Audi, ngjyrë e bardhë, me targa vendore

B.B. (22 vjeç), me veturë VW Golf, ngjyrë e bardhë, me targa vendore

B.I. (20 vjeç), me veturë Opel, ngjyrë hiri, me targa vendore

L.S. (31 vjeç), me veturë Audi, ngjyrë e bardhë, me targa vendore

L.A. (32 vjeç), me veturë BMW, ngjyrë e bardhë, me targa vendore

Ndërsa shoferi A.G. (29 vjeç), me veturë Ford, ngjyrë e gjelbër, me targa vendore, është ndëshkuar pasi automjeti kishte afat të skaduar të regjistrimit që nga data 02.12.2025.

Atij i është shqiptuar gjobë prej 200 euro dhe automjeti i është konfiskuar përkohësisht.

Continue Reading

Ferizaj

Qendra e Ferizajt tashmë 8 orë pa energji elektrike, KEDS konfirmon djegien e kabllove

Published

on

Qendra e Ferizajt ka hyrë në orën e tetë pa furnizim me energji elektrike. Ndërprerja ka nisur rreth orës 12:00 dhe po vazhdon ende.

Sipas njoftimit të fundit nga KEDS, për shkak të mbingarkesës janë djegur kabllot e transformatorit në qytetin e Ferizajt, çka ka shkaktuar ndërprerjen e energjisë.

Linjat e prekura nga ky defekt janë linja unazore 35 kV Ferizaj 3 – Ferizaj 2, si dhe linjat 10 kV: Banka 1, Banka 2, Banka 3, Ujëvara dhe Kazerma Ferizaj.

Nga KEDS bëhet e ditur se ekipet teknike janë në terren dhe po punojnë intensivisht në sanimin e dëmit, me qëllim të rikthimit të energjisë elektrike sa më parë. Ende nuk është dhënë një afat i saktë se kur pritet normalizimi i furnizimit.

Continue Reading

Ferizaj

Qendra e Ferizajt mbi 4 orë pa energji elektrike

Published

on

Qendra e Ferizajt ka mbi 4 orë që është pa energji elektrike, ndërprerje kjo që ka nisur rreth orës 12:00. Sipas njoftimit online të publikuar nga KESCO, arsyeja e ndaljes së energjisë elektrike është një defekt teknik i tipit “Phase to Earth short circuit”.

Sipas informacioneve në terren, pa energji elektrike kanë mbetur disa nga rrugët kryesore të qendrës së qytetit, përfshirë rrugën Dëshmorët e Kombit, rrugën Ramadan Rexhepi dhe rrugën 12 Qershori.

Deri më tani nuk ka ndonjë njoftim zyrtar nga KESCO se kur pritet të rikthehet furnizimi me energji elektrike.

Njoftimi në aplikacionin “E-KESCO”

Continue Reading

Trending