Connect with us

Ferizaj

Për 16 muaj, 15 aksidente tek rrethrrotullimi në magjistralen Prishtinë-Shkup

Published

on

Brenda 16 muajve, në rrethrrotullimin që ndodhet në magjistralen Prishtinë – Shkup, tek përfundimi i rrugës “Vëllezërit Gërvalla”, janë shënuar 15 aksidente. Kështu njoftoi  zëdhënësi i Policisë Rajonale të Ferizajt, toger Agim Gashi. Ai tha se aksidentet e ndodhura janë kryesisht si pasojë e pakujdesisë së shoferëve.

“Policia në kuadër të patrullimeve ka disa vende që në zhargonin e policisë quhen pika të zeza, prandaj edhe në atë vend patrullat janë më shpesh, për shkak të numrit të aksidenteve që ndodhin. Sa i përket sinjalizimit është kompetencë e Ministrisë së Infrastrukturës, ku ne nuk kemi vërejtur që ka mungesë të tabelave, por mund të them se rastet e aksidenteve janë duke ndodhur për shkak të pakujdesisë, siç është shpejtësia e madhe, alkooli, ndërsa rasti i fundit që ndodhi dje ishte pasi që shoferin e kishte zënë gjumi, por prapë se prapë ne si ekipe policore patrullojmë shpesh në këto vende që thash, ndërsa pavarësisht kësaj aksidentet po ndodhin, madje kryesisht gjatë natës”, u shpreh Gashi.

Taksisti Mejdi Koxha i cili prej vitesh qëndron me veturën e tij afër këtij rrethi, thotë se ky rrethrrotullim paraqet rrezik për shoferët.

“Ky rreth është katastrofal, kriminal. Në këtë rreth çdo mbrëmje ka aksidente, për shembull vijnë veturat prej Prishtine për Shkup as që e shohin se këtu ka rreth, pasi që s’ka as sinjalizim të mjaftueshëm. Pastaj po e shihni si duket, bari i madh e ka mbulu e u bë si stog i sanës. Shkurt e shqip këtu nuk duhet të jetë fare ky rreth, më së miri trafiku ish rregullu me semafora. S’ka zgjidhje tjetër, aksidentet nuk janë duke u ndalur kurrë”, tha Koxha.

Televizioni Tema kërkoi një përgjigje edhe nga komunarët e Ferizajt, mirëpo drejtori i Shërbimeve Publike Arben Halili nuk deshi të flasë për këtë çështje, madje ai nuk lejoi as zyrtarët tjerë komunal që të japin kurrfarë deklarate lidhur me këtë.

 

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending