Connect with us

Ferizaj

Brigada Zjarrfikëse e Ferizajt me mungesë të punëtorëve dhe të kushteve për punë

Published

on

Ndërrimi i qeverisë qendrore, por edhe i asaj lokale, nuk po e ndryshon për të mirë gjendjen e zjarrfikësve ferizajas. Brigada e Zjarrfikësve të Ferizajt, për vite të tëra përballet me probleme të shumta, duke filluar nga mungesa e punëtorëve e deri tek mungesa e kushteve të domosdoshme për punë. Kështu thotë komandanti i kësaj brigade, Halil Osmani, duke theksuar se kjo brigadë përbëhet nga vetëm 20 punëtorë, ku 12 prej tyre janë të moshës mbi 60 vjeçare.

“Numrin e punëtorëve e kam në gjendje të mjerueshme, kam 5 zjarrfikësa që kanë dalë në pension dhe nuk janë zëvendësuar ende, por politika e bën punën e vet dhe e zë vendin e punës nëpër kuvende e buxhetin nuk e ka që të paguaj dy persona dhe tjetra është shumë e madhe, punëtorët zjarrfikës që i kam janë të moshës së shtyer mbi 60 vjeçar, kanë sëmundje të lloj-llojshme dhe me këta zjarrfikës të moshës së shtyer e me sëmundje është  e pamundur të jesh i suksesshëm. E kemi një automjet e kemi blerë para dy viteve  me shkallë hidraulike 30 metra lartësi, është prishë që një vit nuk po mundemi me ia gjet pjesën që është defekt dhe kemi nevojë për atë automjet pasi e kemi të pamundur me u ngjitë në katet lartë, e kemi njërin automjet, por ai është në një gjatësi prej 12 metrave,  por nuk ka lartësi të mirë dhe  e kemi problem me intervenu në katet 7-8”, tha Osmani.

Osmani, thotë se tërë këto probleme nuk po dinë kujt t’ia adresojnë.

“Kena metë as me komunë as me ministri, shkojna në ministri na thonë ju i keni mjetet në Kuvend Komunal, në Kuvend Komunal na thonë ju jeni me ministri,  e kena metë as andej as këndej,  nuk e di se si do të zgjidhet, por është shumë e nevojshme që të zgjidhet statusi i zjarrfikësve  që të vendoset ose me ministri ose me komunë, unë nuk e di se si do t’ia dalim, por këta që janë në krye të shtetit e kuvendeve komunale do të mundohen të na ndihmojnë neve, por edhe qytetarëve, pasi gjendja nuk është e mirë dhe do të kemi telashe të shumta këtë vit”, tha Osmani.

Për Brigadën e Zjarrfikësve ka disa vite që është ndërtuar objekti i ri, por ai asnjëherë nuk u shfrytëzua, meqë parashihej që punëtorët të ndaheshin në të dyja objektet, mirëpo numri i vogël i zjarrfikësve e ka pamundësuar një gjë të tillë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj arrestohen dy të dyshuar për trafikim të kokainës

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona të dyshuar për trafikim narkotikësh.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, gjatë kontrollit të disa objekteve janë gjetur dhe sekuestruar 734.4 gram substancë narkotike e llojit kokainë.

Pos drogës, policia ka sekuestruar  edhe 15.005 €, 3950 franga zvicerane, dy telefona mobil, dy vetura dhe disa gjësende tjera që lidhen me rastin.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

Një valixhe e gjetur në rrugën Doganaj–Brezovicë, policia kërkon pronarin

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se në rrugën magjistrale Doganaj–Brezovicë, afër fshatit Duraj, është gjetur një valixhe e zezë që dyshohet se i ka rënë ndonjë udhëtari nga automjeti.

Sipas njoftimit të policisë, qytetari B. B. nga Kaçaniku ka raportuar se më 26 tetor, rreth orës 17:30, gjatë qarkullimit në këtë rrugë, kishte vërejtur valixhen në mes të rrugës dhe më pas e ka dorëzuar në stacionin policor në Kaçanik.

Gjatë kontrollimit të valixhes, janë gjetur disa rroba personale dhe mjete pune.

Policia ka bërë të ditur se valixhja ndodhet aktualisht në stacionin policor në Kaçanik dhe fton personin që e ka humbur të paraqitet për verifikim dhe marrje të valixhes.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një i mitur në Ferizaj për tentim vrasje

Published

on

Policia ka arrestuar një të mitur në Ferizaj për vrasje në tentativë.

I dyshuari pas një mosmarrëveshjeje kishte therur një person tjetër.

Viktima është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, kurse i i mituri i dyshuar është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, pasi që pas një mosmarrëveshje kishte therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. 

Continue Reading

Trending