Connect with us

Ferizaj

LDK akuzon pushtetin për mosrealizim të projekteve infrastrukturore

Published

on

Lidhja Demokratike e Kosovës në Ferizaj, ka akuzuar udhëheqësinë komunale në këtë qytet për mosrealizim të projekteve infrastrukturore që ishin paraparë të realizohen këtë vit, e për të cilat sipas LDK-së, janë të destinuara mjetet financiare si dhe janë të nënshkruara kontratat.

Valon Halimi nga ky subjekt politik, tha se  e gjithë kjo po bëhet për të ndryshuar destinimin e mjeteve buxhetore me qëllim të realizimit të projekteve sipas kërkesave të militantëve të partive në pushtet.

“Ky pushtet i përgjumur edhe pas 5 muajve në lëmin e infrastrukturës nuk ka bërë asnjë hap. Kryetari i komunës Agim Aliu, ka lënë pas vete 5 muaj të humbur të zhvillimit ekonomik të Ferizajt. Ai në vend se të ftojë operatorët ekonomik që të realizojnë kontratat e nënshkruara për projektet infrastrukturore  ai po vazhdon monologun e vetë mekanik. Për fat të keq ai as nuk po procedon projektet infrastrukturore sipas buxhetit të këtij viti , qytetarët janë të shqetësuar  me këtë stagnim, këtë regres që po ndodhë. Kryetari i komunës po i fut në lajthitje operatorët ekonomik të cilët kanë në shkruar kontrata paraprake duke u thënë mos punoni edhe përkundër gatishmërisë së tyre që të vazhdojnë punët, madje edhe projektet infrastrukturore që i paguan Qeveria e që komuna nuk paguan asnjë cent për to. Kjo është tendencë e hapur e kryetarit të komunës për ndaljen e këtyre projekteve, destinimin e mjeteve për projekte të tjera sipas  kërkesave të militantizmit të PDK-së dhe PAN-it, kjo rrezikon që kompanitë private të futen në listën e zezë, duke i lajthitur që disa edhe vullnetarisht të heqin dorë nga realizimi i kontratave dhe i projekteve”, theksoi Halimi.

Halimi tha se mospuna e kësaj qeverie që nga ardhja në pushtet, vërehet shumë lehtë në terren.

“Ilustrimi më i thjesht i kësaj neglizhence janë edhe gropat e rrugëve urbane anekënd qytetit, si dhe pusetat e hapura të cilat janë rrezik për jetën e qytetarëve si dhe dëmet që u bëhen në automjetet e tyre dhe nuk ka si të jetë ndryshe pasi komuna nuk ka hapur tender për mirëmbajtën e 8 rrugëve për asfaltim, komuna po vazhdon mirëmbajtjen e rrugëve me zhavorr në mënyrë  antiligjore, pa procedura, pa tender dhe pa përzgjedhjen e operatorëve , qytetarët e dinë se asnjë kompani në komunë nuk investon pa interes, edhe ato pak trotuare për këmbësorë tashmë janë pushtuar anekënd qytetit nga ndërtimet që po bëhen ngase inspektorët nuk duken askund”, tha Halimi.

Lidhja Demokratike e Kosovës në Ferizaj, kërkoi që të fillojnë së realizuari projektet që kjo parti, gjatë kohës sa ishte në pushtet, kishte paraparë të realizohen këtë vit.

 

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Policia gjobitë 326 shoferë në Ferizaj për përdorim të telefonit gjatë ngasjes

Published

on

Gjatë muajit janar 2026, Policia Rajonale e Ferizajt ka gjobitur 326 shoferë për përdorim të telefonit gjatë ngasjes, pasi sipas policisë, me këtë veprim ata kanë rrezikuar sigurinë e tyre dhe atë të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.

Sipas policisë, përdorimi i telefonit vazhdon të jetë një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore.

Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të përqendrohen plotësisht në drejtimin e automjetit dhe të shmangin çdo lloj shpërqendrimi, pasi edhe një sekondë pakujdesie të përdorimit të telefonit mund të ketë pasoja serioze për jetën e njerëzve.

Continue Reading

Ferizaj

Ndërroi jetë artisti dhe koreografi i shquar ferizajas, Bajram Tahiri

Published

on

Ka ndërruar jetë Bajram Tahiri, artist,  valltar dhe koreografi i shquar i ansamblit “Kastriotët” në Ferizaj.

I ndjeri gjithë jetën e tij artistike ia kushtoi ruajtjes dhe begatimit të traditës dhe trashëgimisë kulturore, fillimisht si valltar pastaj edhe si koreograf i A.K.V ,,Kastriotët” Ferizaj.

Për një periudhë kohore, nga viti 1999-2009, Tahiri ishte Drejtor Operativ në KRM “Pastërtia”, pastaj nga viti 2017 deri në vitin 2020 shërbeu si këshilltar politik në  Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, derisa  nga viti 2010 udhëhoqi me  kompaninë “Mbrojtja e Ambientit”.

Mbledhja komemorative për artistin e ndjerë, Bajram Tahiri, mbahet më 3 Shkurt 2026, ora 14:00 në Teatrin “Adriana” kurse ceremonia e varrimit nga ora 15:30 në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Ferizaj

Ngritët aktakuza e parë për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzën e parë lidhur me zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, për veprën penale “Asgjësimi i dokumenteve të votimit”.

Në njoftim bëhet e ditur se sipas aktakuzës, më 28 dhjetor 2025, në një qendër të votimit në qytetin e Shtimes, i pandehuri me inicialet M.A., ka dëmtuar dokumentet e votimit lidhur me zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Me këto veprime janë përmbushur elementet e veprës penale për të cilën është ngritur aktakuza pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda.

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se të gjitha rastet eventuale që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor të 28 dhjetorit 2025, do të trajtohen me prioritet dhe në përputhje të plotë me ligjin, me qëllim të mbrojtjes së integritetit të procesit zgjedhor dhe sundimit të ligjit.

Continue Reading

Trending