Connect with us

Ferizaj

Përkujtohen dëshmorët Njazi Bajraktari dhe Faton Vehbiu

Published

on

Në kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Ferizaj, udhëheqës të ekzekutivit ferizajas, familjarë dhe miq, kanë përkujtuar dëshmorët Njazi Bajraktari dhe Faton Vehbiu.

Babai i dëshmorit  Njazi Bajraktari dhe vëllai i dëshmorit Faton Vehbiu, thanë se ndihen krenarë për djemtë që ia falën atdheut, duke theksuar se edhe pas gjithë këtyre viteve jo i gjithë amaneti i tyre u përmbush.

“Është dhimbje por edhe krenari, unë i falënderoj pjesëmarrësit që bëjnë homazhe dhe që i respektojnë dëshmorët, djali im ka qenë 18 vjeçar, ai ka shkuar në luftë bile me pushkë të babagjyshit, është dhimbje për familjen, por edhe krenari, pasi atë çka e kanë menduar ata është arrit dhe shpresoj që edhe ta ruajmë, edhe pse pak janë duke e çu amanetin e tyre në vend”, Sylejman Bajraktari.

“Mërzi nga pak por edhe krenari, unë vëlla e kam dhe gjithmonë thoshte që jetën ka me dhanë për Kosovë dhe gjithmonë e ka pasur atë bindje”, tha vëllai i Fatonit, Mejdi Vehbiu.

Ndërsa, kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të Ferizajt Gafurr Bytyqi, tha se në këtë ditë krenarinë e familjeve të dëshmorëve e forcon fakti që kosovarët jetojnë lirshëm, për çka edhe u flijuan gjithë dëshmorët.

 “Ashtu siç bëmë homazhe dje e pardje dhe që 20 vite për 2 mijë e 200 dëshmorë edhe sot bëmë homazhe, përkujtuam rënien  në altarin e lirisë të Njazi Bajraktarit dhe Faton Vehbiut, dy dëshmorët e komunës së Ferizajt, atëherë kur Kosova zmbrapsej nga forcat serbe dhe paramilitarët e tyre në pritë të këtyre forcave u dolën djemtë e ri si Njaziu e Fatoni dhe për pasojë këta ranë në altarin e lirisë dhe neve na mbetët të jetojmë pjesën tjetër të jetës me krenari që patëm kësi djem e kësi vajza”,tha Bytyqi.

Në kompleksin e Varreza të Dëshmorëve prehen në paqe 62 dëshmorë të komunës së Ferizajt.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj arrestohen dy të dyshuar për trafikim të kokainës

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona të dyshuar për trafikim narkotikësh.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, gjatë kontrollit të disa objekteve janë gjetur dhe sekuestruar 734.4 gram substancë narkotike e llojit kokainë.

Pos drogës, policia ka sekuestruar  edhe 15.005 €, 3950 franga zvicerane, dy telefona mobil, dy vetura dhe disa gjësende tjera që lidhen me rastin.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

Një valixhe e gjetur në rrugën Doganaj–Brezovicë, policia kërkon pronarin

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se në rrugën magjistrale Doganaj–Brezovicë, afër fshatit Duraj, është gjetur një valixhe e zezë që dyshohet se i ka rënë ndonjë udhëtari nga automjeti.

Sipas njoftimit të policisë, qytetari B. B. nga Kaçaniku ka raportuar se më 26 tetor, rreth orës 17:30, gjatë qarkullimit në këtë rrugë, kishte vërejtur valixhen në mes të rrugës dhe më pas e ka dorëzuar në stacionin policor në Kaçanik.

Gjatë kontrollimit të valixhes, janë gjetur disa rroba personale dhe mjete pune.

Policia ka bërë të ditur se valixhja ndodhet aktualisht në stacionin policor në Kaçanik dhe fton personin që e ka humbur të paraqitet për verifikim dhe marrje të valixhes.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një i mitur në Ferizaj për tentim vrasje

Published

on

Policia ka arrestuar një të mitur në Ferizaj për vrasje në tentativë.

I dyshuari pas një mosmarrëveshjeje kishte therur një person tjetër.

Viktima është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, kurse i i mituri i dyshuar është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, pasi që pas një mosmarrëveshje kishte therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. 

Continue Reading

Trending