Connect with us

Ferizaj

Mungesë e mjekëve nëpër ambulanta të fshatrave

Published

on

Po bëhet gati tre muaj të mungesës së mjekëve nëpër qendrat e mjekësisë familjare në të paktën tre fshatra të Ferizajt. Në këto zona, pacientët pranojnë vetëm shërbimet e infermierisë.
Një ndër punktet shëndetësore që është duke funksionuar pa mjek është ai në fshatin Varosh.
Banorët e kësaj ane thonë se ata detyrohen të udhëtojnë për shërbime shëndetësore deri në Qendrën Kryesore të Mjeksisë Familjare në Ferizaj, përkundër faktit se në fshatin e tyre ekziston nga një qendër e tillë.
Këta banorë thonë se nuk do t’i përjashtojnë as protestat, nëse në ndërkohë nuk u rikthehet mjeku në fshat.
“Mjekja kryesore tërë verën s’ka qenë, një i afërm i imi një ditë më tha që të dalim në protestë, pasi qendra është por mjek nuk ka, infermireja vjen por mjeku jo, këto po vijnë në punë, por rrinë s’kanë cka bëjnë. Shërbimet nuk janë, duhet me shku në qytet me u kontrollu, atje me shku me i marr injeksionet mandej me ardhë këtu” tha një banor i fshatit Varosh.
Ngjashëm është në Qendrën e Mjeksisë Familjare në fshatin Llojza, ku gravitojnë pacientë nga 5 fshatra të kësaj ane. Edhe këtu mungon mjeku, ndërsa infermieria e cila punon në këtë qendër thotë se ajo i kryen shërbimet që i takojnë, por jo edhe të përshkruajë barna apo injeksione.
“Mjek nuk kemi prej muajit prill, unë shërbiemt e mia i kry me ineksione me lidhje, infuziona. Pacientat së parin shkojnë kontrollohen te mejku në Ferizaj, pastaj ato ineksione që i shkruan mjeku unë i japë këtu, barna nuk më lejohet me dhanë edhe pse i kemi disa por në mungesë të mjekut nuk kemi të drejtë me ju dhanë barna pacientëve”, tha Nadire Rexhepi

Kjo infermiere thotë se aty ka pasur edhe raste emergjente, porse në mungesë të mjekut, ajo nuk ka mundur të intervenojë.
“E kam pasë një rast, një ditë kur një nxënës e ka pru arsimtarja prej shkollës, nxënësi ka qenë parashkollor, e kishte thumbuar një rriqër, edhe unë nuk kam mundur me intervenu se kishte pas filluar të ënjtet, dhe i thashë ta dërgojë në Emërgjencë që të intervenohet sa më shpejtë, që mos të vie deri tek infektimi, po të ishte mjeku këtu nuk do të kishte nevojë me dërgu atje”,tha Rexhepi.

Për këtë situate të krijuar nëpër AMF, drejtori i Qendres Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj, thotë se protestat nuk janë zgjidhje, dhe se ai pret që shumë shpejt të vie deri tek zgjidhja e këtij problemi.
Dr. Bajrami thotë se shumë shpejtë mjekët do të kthehen nëpër punktet shëndetësore.

“Protestat nuk janë rrugë, sepse nuk është që kemi mjek dhe nuk po dojmë të i dërgojmë, por është një mangësi e personelit mjekësor i përnjëhershëm. Tash kemi pasur një konkurs për tre mjek dhe është në përfundim, edhe ashtu jemi në mungesë për shkak të kthimit të kujdestarisë, po ashtu edhe është koha që punëtorët të shfrytëzojnë pushimet vjetore të vitit të kaluar, kështu që është një sfidë. Por, shumë shpejtë mjekët që janë në procedurë të pranimit do të fillojnë punën, dhe po presim dita ditës që ndoshta të përtrihet kontrata me Caritasin, ose të gjindet një formë që të punësohen mjekë”, tha Bajrami.

Sipas drejtuesve të shëndetësisë në Ferizaj, kriza e mjekëve po vazhdon për shkak të mungesës së kontratës me Caritasin e Kosovës, e cila kontratë, nëse nuk vazhdohet, do të shkaktojë në të ardhmen krizë edhe më të thellë në
sektorin e shëndetësisë primare, posaçërisht nëpër zona rurale.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Grabitje e armatosur në një lokal në Ferizaj

Published

on

Një burrë ka raportuar në polici se një person i maskuar ka hyrë në lokal dhe në kërcënimin e armës ka grabitur një shumë te konsiderueshme parash pasi paraprakisht e ka lidhur viktimën me lidhëse plastike.

Grabitja ka ndodhur mesditën e djeshme, 27.03.2024 në Ferizaj.   

Në raportin 24 orësh, policia ka njoftuar se rasti është cilësuar si “grabitje me armë”.

Continue Reading

Ferizaj

Grabiten rreth 30 mijë euro në një këmbimore në Ferizaj

Published

on

Pasditen e sotme ka ndodhur një grabitje e armatosur në një këmbimore në rrugën Sali Çeku Ferizaj , ku dyshohet se vjedhur rreth 30 mijë euro.

Sipas Policisë, grabitësi i armatosur pas vjedhjes ka ikur në drejtim të panjohur. Në atë kohë, në këmbimore ishte vetëm një punëtor 30-vjeçar.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit.

Njoftimi i policisë:

Me datën 27.03.2024 rreth orës 12:20 kemi pranuar një informacion se në një këmbimore, e cila gjendet ne rrugën” Sali Çeku” në Ferizaj, dyshohet se një person i maskuar dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit ( pistoletë) arrin të marrë (grabitë)një shumë të caktuar të parave dhe të largohet në drejtim të panjohur.  Menjëherë ekipe të policisë, policë të rendit, hetues të stacionit, si dhe hetuesit dhe krim-teknikët rajonal kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë masat e nevojshme të hetimit për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit e kësaj ngjarje. Për ë gjitha këto veprime është njoftuar edhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj. Në momentin e grabitjes ka qenë duke punuar një punëtor, i moshës 30 vjeçar dhe nuk raportohet për lëndime. Dyshohet se janë grabitur rreth 30 mijë euro”.

Continue Reading

Ferizaj

Gjobë 150€, 2 pikë negative dhe 3 muaj ndalesë për tejkalim në anën e kundërt

Published

on

Policia në Ferizaj pas pranimit të një video incizimi më 20.03.2024, ka evidentuar shkeljen e rregullave të trafikut, pasi në rrugën magjistrale Ferizaj- Kaçanik ,në afërsi të udhëkryqit përnë fshatin Komogllavë, një shofer me automjetin e tij shihet duke bërë tejkalimin në anën e kundërt ( djathtë ) të një automjeti tjetër para tij.

Policia e Komunikacionit Rrugor e ka identifikuar shoferin K.K, i moshës 50 vjeç dhe atij i kanë shqiptuar një gjobë për kundërvajtje 150 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit.

Continue Reading

Trending