Connect with us

Ferizaj

Vendimi për ndryshimin e lokacionit të spitalit, i paligjshëm

Published

on

Më në fund, përgjigjja e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për legjitimitetin e vendimit për ndërrimin e parcelës së spitalit, i erdhi zyrtarisht edhe komunës së Ferizajt. Megjithëse kjo përgjigje kishte ardhur dje në orët e pasdites, njoftimin për publikun e bëri opozita. Në një konferencë me gazetarë dega e LDK-së në Ferizaj, tregoi se përgjigjen e nivelit qendror që vendimi për ndërrimin e parcelës së spitalit është në kundërshtim me dispozitat ligjore, tashmë e kanë në dorë kryetari i komunës dhe kryesuesja e Kuvendit të Ferizajt.

“Tanimë edhe kryetari Aliu e ka një kopje të refuzimit të vendimeve të paligjshme të seancës së parafundit të Kuvendit të Ferizajt dhe ne përmes kësaj konference dëshirojmë t’i njoftojmë të gjithë qytetarët e këtushëm që puna e ndërtimit të spitalit po e merr orientimin e duhur dhe sigurisht që do të ndërtohet aty ku parashihet edhe me planin zhvillimor komunal, atje afër parkut ‘’Liria’’. Ne po i bëjmë ftesë pushtetit lokal, përkatësisht kryetarit Aliu, që mos të bëj veprime dhe propozime të pamatura për t’i dërguar tek  Kuvendi dhe të bëj presion tek anëtarët e partisë së tij, pasi që tashmë disa herë po dëshmohet se ministritë përkatëse po i kthejnë vendimet e pabazuara me ligj”, tha Gëzim Kokollari nga LDK.

Përgjigjen e kthyer nga ministria e konfirmoi  edhe kryesuesja e Kuvendit Komunal Kristina Gashi-Bytyqi. Ajo tha se pavarësisht përgjigjes pozitive apo negative, ministritë përkatëse janë vonuar në kthimin e përgjigjes, prandaj Kuvendi nuk e ka në plan ta marrë fare parasysh këtë shkresë të nivelit qendror.

Ne konsiderojmë se përderisa e kemi edhe rregulloren e Qeverisë së Kosovës e cila thotë se nëse ministria nuk kthen përgjigje brenda 15 ditësh, atëherë konsiderohet ai akt është i plotfuqishëm, prandaj ne si komunë do të bëjmë edhe ankesë në departamentin ligjor për shqyrtim të këtij vendimi që është kthyer me vonesë, do të thotë do ta çojmë në kontest administrativ dhe të shohim se si do të veprohet më tutje. Por, megjithatë nuk jemi të obliguar duke u bazuar në rregulloren që e ceka edhe më herët”, tha Gashi- Bytyqi.

Kryesuesja e Kuvendit Komunal Kristina Gashi Bytyqi, e konsideron padrejtësi që shkresat e ministrisë po bien në dorë të asamblistëve opozitar para se të vijnë zyrtarisht tek komuna dhe Kuvendi. Ndërkaq, kur gazetarët ia rikujtuan se kështu ndodhte edhe kur ajo ishte në opozitë,  Gashi-Bytyqi tha se atëherë ishte më ndryshe.

“Unë konsideroj se nuk është e drejtë që një anëtar  i Kuvendit ta ketë një shkresë nga ministritë përkatëse para se ato të vijnë në adresë të Kuvendit, por edhe tek kryetari. Unë nuk po e kuptoj ndërhyrjen e disa anëtarëve në ministritë  përkatëse. Gjatë mandatit të kaluar ishte pak më ndryshe, është e vërtet që ne i kemi marrë shkresat nga ministria, por pasi që ato kishin ardhur  në adresë të Kuvendit dhe kryetarit, ndërkaq ata neve nuk na ofronin ato shkresa duke e mohuar që nuk i kanë “, tha kryesuesja Gashi-Bytyqi.

Derisa pushteti paralajmëron se do të ankohet në instancat më të larta për vendimet e  kthyera nga Qeveria e Kosovës, dega e LDK-së në Ferizaj thotë se vendimi i radhës i Kuvendit që nuk do të gjej mbështetje ligjore nga MAPL-ja, është ai për ndërrimin e lokacionit të varrezave të qytetit.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Zjarri në afërsi të fshatit Dardani rrezikon edhe grunajat

Published

on

Zjarri që sot kaploi një hapësirë kodrinore në afërsi të fshatit Dardani të Ferizajt, rrezikon edhe fushat e mbjella me grurë.

Ndihmuar nga era, kjo vatër zjarri u përhap me shpejtësi në drejtim të magjistrales Ferizaj-Gjilan.  

Në videon e dërguar nga Xhevat Sallahu, shihen edhe bujqit të cilët nën tymin e dendur, kanë nisur korrjen emergjente të grunajave që rrezikohen nga flakët

Për shuarjen e zjarrit, banorët kanë kërkuar edhe ndihmën e KFOR-i, pasi terreni i papërshtatshëm e ka vështirësuar intervenimin e njësive zjarrfikëse nga toka.

Continue Reading

Ferizaj

Dy të arrestuar në Ferizaj për posedim të narkotikëve

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona nën dyshim për posedim të narkotikëve dhe kultivim të bimëve narkotike.

Të martën mbrëma (01.07.2025 ), gjatë bastisjes në dy lokacione në Talinoc të Muhaxhirëve, policia ka gjetur dhe konfiskuar kanabis, kokainë,metadon, municione dhe para të gatshme.

“Talinoc i Muhaxherëve, Ferizaj / 01.07.2025 – 20:40. Janë arrestuar dy të dyshuar m/k pasi që njësitet policore te të njëjtit gjatë bastisjes në dy lokacione kanë gjetur dhe konfiskuar: 1-bimë e llojit kanabis sativa, 2-qese kokainë në peshë-2.5 gr, 1-shishe metadon, 2-peshore digjitale, 1-fishekë, 3-mulli për bluarje të marihuanës, 3-qese marihuanë në peshë 10.8 gramë, 26-fara të bimës kanabis dhe para të gatshme-395 €,” thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në  mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

23-vjeçari që vdiq në Lezhë është nga Ferizaj

Published

on

Një 23-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur në Lezhë derisa ishte me pushime bashkë me familjen e tij.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj. Kurse sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

 Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Continue Reading

Trending