Connect with us

Ferizaj

Vendimin e Ministrisë për Spitalin, Aliu e quan lojë fjalësh

Published

on

Përgjigja negative e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për vendimin e ndërrimit të parcelës së spitalit rajonal të Ferizajt, për kryetarin e komunës Agim Aliun është vetëm lojë fjalësh. Gjatë një interviste për Televizionin Tema, kryetari Aliu tha se ministritë përkatëse nuk janë treguar efikase, pasi që në radhë të parë nuk i kanë respektuar aktet që vet i kanë miratuar. Ndërkaq, shkresën e ministrisë e cila thotë se vendimi i marrë për parcelën e spitalit me datën 30 mars të vitit 2018, është në kundërshtim me dispozitat e ligjit për planifikim hapësinor, Aliu e konsideron vetëm shkelje procedurale, e cila sipas tij, do të përmirësohet menjëherë në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit.

“Sigurisht që është një shkresë e cila i ka kaluar të gjitha afatet dhe proceduralisht realisht neve nuk na takon, neve nuk na obligon që të shqyrtojmë një shkresë të tillë, por duke pasur parasysh përmbajtjen që ajo është, ne sigurisht që do të merremi me përmbajtjen e saj sesa me afatet ligjore që i ka tejkaluar. Nuk do të ishte mirë që institucionet shtetërore t’i kalojnë këto afate e aq më tepër për t’i  deportuar apo dorëzuar këto akte diku tjetër e jo në institucione që janë përgjegjëse për të pranuar akte të tilla. Sidoqoftë unë ndihem komod, sepse gjithmonë i respektoj aktet që miratohen nga një institucion në nivelin e hierarkisë  më të lartë. Çështja tjetër e rëndësishme është që në krejt këtë histori ka histeri fjalësh dhe retorikash ligjore e që në fakt nuk kanë të bëjnë me esencën e problemeve. Në fakt, Ministria e Planifikimit Hapësinor gjatë gjithë kohës sa ne jemi duke e zhvilluar debatin për agjendat tona, si platformë qeverisëse ajo nuk konteston asgjë, vetëm se është çështje e formulimit të fjalive apo vendimeve që kanë të bëjnë me ndryshimin e PZHK-së. Pra, nuk kemi ndonjë kontest të madh as ligjor e as institucional, por më shumë është çështje që të ravijëzohen retorikat respektivisht vendimet dhe preambula në akte të cilat janë si akte përcjellëse si rezultat i vendimeve të komunës, por që nuk ka ndonjë kontest të një game tjetër apo përmbajtje tjetër që lidhet me projektet që ne dëshirojmë t’i realizojmë. Sigurisht që në seancën e radhës ne do ta kemi si pikë shtesë të rendit të ditës dhe sipas kërkesës së Ministrisë së Planifikimit Hapësinor ne do të bëjmë formulimin e pranishëm të vendimit për ndryshimin e çështjeve të cekura që kanë të bëjnë me planin zhvillimor. Pra, është vetëm çështje e formulimit”, tha Aliu.

Kryetari i Ferizajt Agim Aliu, deklaroi se Spitali do të ndërtohen në lokacionin ku ka vendosur së fundmi Kuvendi Komunal, sepse sipas tij, shkresat dhe lojërat e zyrtarëve të Ministrisë nuk do t’i marrin gjithmonë parasysh.

“Mënyra më e mirë për ta përmbledhur këtë është lojë fjalësh dhe ajo që është pezullim i aktiviteteve apo i zbatimit të një plani të përcaktuar me PZHK, do të thotë është një lojë fjalësh ku kërkohet saktësi më shumë, por që në esencë nuk e dëmton qëllimin për çka është duke u bërë ky komunikim. Spitali do të ndërtohet dhe nuk do të zvarritet, sepse unë e kam thënë që me rëndësi odiseada e spitalit tashmë ka përfunduar vetëm se është çështje e saktësimit të një vendimi që duhet ta bëj Kuvendi i komunës dhe t’i vihet pika kësaj pune”, u shpreh Aliu.

E, derisa kryetari Aliu fajësoi Qeverinë e Kosovës për vendimet që Kuvendit Komunal po i kthehen si të pabazuara në ligje, ai nuk tha se e ka në plan të zhvilloj ndonjë takim me ministren për t’i sqaruar këto keqkuptime mes nivelit qendror dhe atij lokal.

 

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Policia gjobitë 326 shoferë në Ferizaj për përdorim të telefonit gjatë ngasjes

Published

on

Gjatë muajit janar 2026, Policia Rajonale e Ferizajt ka gjobitur 326 shoferë për përdorim të telefonit gjatë ngasjes, pasi sipas policisë, me këtë veprim ata kanë rrezikuar sigurinë e tyre dhe atë të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.

Sipas policisë, përdorimi i telefonit vazhdon të jetë një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore.

Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të përqendrohen plotësisht në drejtimin e automjetit dhe të shmangin çdo lloj shpërqendrimi, pasi edhe një sekondë pakujdesie të përdorimit të telefonit mund të ketë pasoja serioze për jetën e njerëzve.

Continue Reading

Ferizaj

Ndërroi jetë artisti dhe koreografi i shquar ferizajas, Bajram Tahiri

Published

on

Ka ndërruar jetë Bajram Tahiri, artist,  valltar dhe koreografi i shquar i ansamblit “Kastriotët” në Ferizaj.

I ndjeri gjithë jetën e tij artistike ia kushtoi ruajtjes dhe begatimit të traditës dhe trashëgimisë kulturore, fillimisht si valltar pastaj edhe si koreograf i A.K.V ,,Kastriotët” Ferizaj.

Për një periudhë kohore, nga viti 1999-2009, Tahiri ishte Drejtor Operativ në KRM “Pastërtia”, pastaj nga viti 2017 deri në vitin 2020 shërbeu si këshilltar politik në  Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, derisa  nga viti 2010 udhëhoqi me  kompaninë “Mbrojtja e Ambientit”.

Mbledhja komemorative për artistin e ndjerë, Bajram Tahiri, mbahet më 3 Shkurt 2026, ora 14:00 në Teatrin “Adriana” kurse ceremonia e varrimit nga ora 15:30 në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Ferizaj

Ngritët aktakuza e parë për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzën e parë lidhur me zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, për veprën penale “Asgjësimi i dokumenteve të votimit”.

Në njoftim bëhet e ditur se sipas aktakuzës, më 28 dhjetor 2025, në një qendër të votimit në qytetin e Shtimes, i pandehuri me inicialet M.A., ka dëmtuar dokumentet e votimit lidhur me zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Me këto veprime janë përmbushur elementet e veprës penale për të cilën është ngritur aktakuza pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda.

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se të gjitha rastet eventuale që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor të 28 dhjetorit 2025, do të trajtohen me prioritet dhe në përputhje të plotë me ligjin, me qëllim të mbrojtjes së integritetit të procesit zgjedhor dhe sundimit të ligjit.

Continue Reading

Trending