Connect with us

Ferizaj

Përkujtohen 5 dëshmorë ferizajas

Published

on

Përfaqësues të institucioneve komunale në Ferizaj, familjarë, miq e qytetarë, kanë përkujtuar dëshmorët Fatmir Ratkoceri, Lutfi Haxhidema, Sylejman Haxhidema, Ramadan Salihu dhe Hasan Çerkini.

Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve në Ferizaj Gafurr Bytyçi, tha se sakrifica dhe amaneti i dëshmorëve mbesin udhërrëfyes për brezat  e rinj.

 “Dhembja është e madhe, por aty afër dhembjes gjendet edhe krenaria gjithsesi, pasi të ndjerët më nuk janë në jetë fizikisht dhe jetën e dhanë e ja falën atdheut e kombit dhe ne duhet t’i nderojmë gjithmonë, në mesin e këtyre dëshmorëve kishte edhe baballarë, por për ta ishte më i rëndësishëm vendi e kombi sesa personalet dhe kjo duhet ditur”, tha Bytyçi.

Krenarë për ata që dhanë jetën për atdhe, u shprehën edhe familjarët e dëshmorëve që u përkujtuan sot.

 “Janë ditë të mërzitshme për ne për familjen, por do të mburremi me gjakun e tyre, kontributin që kanë dhënë për këtë vend”, tha Shqipërim Haxhidema, djali i dëshmorit Lutfi Haxhidema nga Manastirci i Ferizajt.

 “Edhe dhembje edhe krenari kemi, djemtë tanë kanë qenë jashtë vendit, askush nuk u ka thënë me ardhë, djali im i ka lënë dy fakultete, një me korrespodencë një të rregullt, më ka thënë Agë po du me shku në luftë nëse pshtoj vi i vazhdoj nëse jo jam hero i Kosovës. Mandej e ka marrë edhe shokun e vet së bashku, edhe pse ai ka qenë në punë, nuk u ka thënë askush, por vetë kanë pas vullnet”,tha Gani Salihu, babai i dëshmorit Ramadan Salihu.

“Ne jemi kanë në Gjermani bashkë, por ai e ka zgjedhë këtë rrugë, nuk kam tentu as me ndalë, djali im ka punu në Këln, mandej vendosi me qenë pjesë e luftës”, u shpreh Salih Çerkini, babai i dëshmorit Hasan Çerkini.

Në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Ferizaj, prehen në paqe 62 dëshmorë.

 

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Policia e Ferizajt pezullon 20 patentë shoferë brenda një jave

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se gjatë javës së kaluar, nga data 07-13.07.2025, janë shqiptuar 1,681 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 20 patentë-shoferë për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 40 aksidente, nga të cilat 22 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 29 persona kurse 18 aksidente ishin vetëm me dëme materiale

Policia Rajonale e Ferizajt bëri të ditur do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet  derisa ka apeluar tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e trafikut.

Continue Reading

Ferizaj

Zbulohen pesë emigrantë në një kamion në Terminalin Doganor në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka gjetur 5 emigrantë të paligjshëm  në një rimorkio kamioni në Terminalin Doganor në Ferizaj. 

Sipas policisë, tre nga emigrantët  e zbuluar janë të moshës 17 vjeç, një 18 vjeç dhe një 28 vjeç.

“Sot, më datë 11.07.2025, rreth orës 16:00, policia ka pranuar një informatë se në Terminalin Doganor, në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj, në një rimorkio të një kamioni me targa vendore, sipas zyrtarëve doganorë, dyshohej se ndodheshin disa emigrantë të paligjshëm.

Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendngjarje kanë dalë njësitë reaguese dhe Njësia e Hetimeve nga stacioni policor në Ferizaj. Pas hapjes së bllokadave të rimorkios, janë hasur pesë emigrantë: tre prej tyre 17 vjeç, një 18 vjeç dhe një 28 vjeç, të cilët nuk posedonin dokumentacion identifikues.

Lidhur me rastin janë njoftuar prokurori kujdestar dhe njësia për migrim, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë në trajtim të mëtejshëm të dyshuarit, si dhe drejtuesin e kamionit, shtetasin kosovar B.B., 38 vjeç.” thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Ndëshkohet me 300€ gjobë dhe 6 muaj ndalesë për tejkalim të shpejtësisë në Ferizaj

Published

on

Një shofer 22-vjeçar është kapur nga policia në Ferizaj duke qarkulluar me shpejtësi 106 km/h në një zonë ku kufizimi i lejuar është 40 km/h.

Për këtë kundërvajtje, shoferi E.S është gjobitur me 300 euro, 3 pikë negative dhe ndalim i drejtimit të mjetit për 6 muaj

“Sot, më datë 11.07.2025, rreth orës 09:35, njësia policore nga Njësia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, gjatë kontrollit me radar në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj, ka ndaluar një automjet të tipit VW Touran me targa vendore. Gjatë matjes së shpejtësisë, është konstatuar se shoferi E.S., 22 vjeç, po qarkullonte me shpejtësi 106 km/h në një zonë ku kufizimi i lejuar është 40 km/h.

Për këtë kundërvajtje, ndaj tij janë shqiptuar këto masa:

Gjobë në vlerë prej 300€,

3 pikë negative dhe masë mbrojtëse – ndalim i drejtimit të mjetit për 6 muaj.”

Continue Reading

Trending