Connect with us

Ferizaj

‘’FSHKQJ’’ dhe ‘’Feniks’’ ndërtojnë shtëpi për veteranin e luftës

Published

on

 

Kjo është shtëpia e re e veteranit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Imer Ismaili nga fshati Brod i komunës së Shtërpcës, e cila u ndërtua nga  shoqata “Femrat shqiptare kudo që janë” bashkë me shoqatën ferizajase “Feniks”.

Nina Statovci nga organizata FSHKQJ, tha se të gjitha femrat shqiptare anembanë botës janë bashkuar për t’iu dalë në ndihmë skamnorëve.

“Prej vitit 2017  e deri më tani kemi realizuar shumë projekte dhe kontributi është i të gjitha motrave mërgimtare të cilat janë mobilizuar gjithmonë dhe janë motiv për realizmin e projekteve të tjera, ideja jonë ka filluar nga kryetarja Fatime Nuha e cila ka gjet përkrahjen tonë dhe vazhdojmë që ta mbështesim bashkërisht, të gjitha projektet studiohen mirë para se me kalu në realizim për arsye që të fitojmë besimin”, theksoi Statovci.

Ndërsa, kryetari i shoqatës “Feniks” Milaim Jashari, tha se kjo shtëpi, ashtu si 225 shtëpitë e tjera, u ndërtua falë vullnetmirëve.

‘’Është kënaqësi për neve kur ne i rehatojmë këto familje, shoqata “Feniks” që 10 vite që  punon dhe deri tani kemi ndërtuar 225 shtëpi  dhe shoqata ‘’Feniks’’ nuk do të ndalet kur i shohim këta njerëz që kanë vullnet të ndihmojnë siç janë ky grup i motrave tona”, tha Jashari.

I lumtur që u bë me shtëpi të re u shpreh kryefamiljari Imer Ismajli.

“Falënderoj “Feniksin” edhe  motrat nga Suedia, edhe të gjithë miqtë që më kanë ndihmuar, jam shumë i kënaqur që po hy në shtëpi të re”, tha Ismajli.

Kjo është shtëpia e 9-të e ndërtuar nga shoqata” Femrat shqiptare kudo që janë”, me seli në Suedi, ndërsa për ndërtimin e kësaj shtëpie në fshatin Brod ato kanë dhuruar 12 mijë euro.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj arrestohen dy të dyshuar për trafikim të kokainës

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona të dyshuar për trafikim narkotikësh.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, gjatë kontrollit të disa objekteve janë gjetur dhe sekuestruar 734.4 gram substancë narkotike e llojit kokainë.

Pos drogës, policia ka sekuestruar  edhe 15.005 €, 3950 franga zvicerane, dy telefona mobil, dy vetura dhe disa gjësende tjera që lidhen me rastin.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

Një valixhe e gjetur në rrugën Doganaj–Brezovicë, policia kërkon pronarin

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se në rrugën magjistrale Doganaj–Brezovicë, afër fshatit Duraj, është gjetur një valixhe e zezë që dyshohet se i ka rënë ndonjë udhëtari nga automjeti.

Sipas njoftimit të policisë, qytetari B. B. nga Kaçaniku ka raportuar se më 26 tetor, rreth orës 17:30, gjatë qarkullimit në këtë rrugë, kishte vërejtur valixhen në mes të rrugës dhe më pas e ka dorëzuar në stacionin policor në Kaçanik.

Gjatë kontrollimit të valixhes, janë gjetur disa rroba personale dhe mjete pune.

Policia ka bërë të ditur se valixhja ndodhet aktualisht në stacionin policor në Kaçanik dhe fton personin që e ka humbur të paraqitet për verifikim dhe marrje të valixhes.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një i mitur në Ferizaj për tentim vrasje

Published

on

Policia ka arrestuar një të mitur në Ferizaj për vrasje në tentativë.

I dyshuari pas një mosmarrëveshjeje kishte therur një person tjetër.

Viktima është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, kurse i i mituri i dyshuar është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, pasi që pas një mosmarrëveshje kishte therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. 

Continue Reading

Trending