Connect with us

Ferizaj

5 cent më lirë litri i derivateve të naftës për bujqit ferizajas

Published

on

Komuna e Ferizajt ka nisur zbatimin e një projekti mbështetës me kompaninë HIB Petrol për furnizimin e fermerëve me derivate të naftës prej 0.5 cent  më lirë se sa çmimi i tregut.  Fermerët  ferizajas e mirëpritën këtë iniciativë duke thënë se sado pak do t’ua lehtësoj zhvillimin e veprimtarive bujqësore.

“Është e mirëseardhur për neve, na ka njoftu drejtori 1.17 figuron nafti këtu, ndërsa na u është mundësuar 1.12 me marrë. 300 litra minimum i kemi ditore, një shumë e madhe është për neve dhe kjo është një lehtësim i vogël, por ia vlen”, tha Xhevat Uka.

“Kjo është një ndihmë normale duhet edhe pak më shumë, por brenda mundësive është mirë, ne harxhojmë gjatë korrjeve 300-400 litra”,tha Basri Avdyli.

Ndërsa, drejtori i Bujqësisë Burim Bajrami, tha se ky projekt do të zbatohet gjatë këtij viti. Ai shtoi se përfitues do të mund të jenë të gjithë fermerët pavarësisht se me çfarë veprimtarie bujqësore merren.

“HIB-i duke e parë gjendjen e rëndë të bujqve në territorin tonë ka shprehur gatishmëri pa asnjë çmim, pa asnjë kusht që t’i subvencionojë bujqit me 0.5 cent  në litër të naftës, fermerët duhet të kenë numrin identifikues që merret në zyrat tona, vjen tek çdo pikë e HIB-it dhe furnizohet me derivate të naftës gjatë tërë vitit varësisht nga çmimi i tregut çmimi prej 0.5 centë është i liruar për fermerët”, tha Bajrami.

Edhe menaxheri i kompanisë HIB-Petrol Fisnik Thaçi, tha se përmes kësaj mënyre po mundohen që sado pak t’u dalin në ndihmë bujqve të komunës së Ferizajt.

“Në bashkëpunim me komunën e Ferizajt kemi arritur marrëveshje me qëllim që t’u ofrojmë çmime më të lira fermerëve tanë, gjithmonë duke menduar me i fuqizu fermerët dhe ekonomitë e tyre familjare, pasi që HIB- e konsideron këtë sektor të rëndësishëm për vendin, ne jemi në proces edhe me komunat e tjera të bëjmë kësi marrëveshje  dhe uroj që çdo litër që shpenzojnë fermerët të jetë një sukses për ta”,tha Thaçi.

Çmimi i naftës në këtë pikë karburanti momentalisht është 1.17 cent, ndërsa fermerët në bazë të kësaj marrëveshje nuk janë të detyruar që me mekanizëm bujqësor të shkojnë në pikat e kësaj kompanie, por që furnizimin mund ta bëjnë edhe në forma tjera. Sipas të dhënave të Drejtorisë së Bujqësisë, në komunën e Ferizajt janë mbi 1000 fermerë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Manifestimi qendror për Fitër Bajram mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë

Published

on

Bashkësia Islame e Kosovës bëri të ditur agjendën për festën e Fitër Bajramit, më 20 mars 2026.

Kështu, manifestimi qendror që do të mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë fillon në orën 05:03 me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të mbahet ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga krye imami i KBI-së në Ferizaj, Ibrahim Beqiri.

Namazi i Fitër Bajramit falet në orën 06:18, të cilit do t’i prijë kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat Sahiti.

Hytben e Fitër Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i cili do t’i drejtohet opinionit të gjerë me mesazhin e kësaj feste.

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, ditën e parë, më 20 mars 2026, Kryesia e BIK-ut, sipas traditës, organizon pritje urimi në selinë e saj nga ora 09:00 deri në orën 12:00.

“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ua uron festën e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë, duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe ibadetet tona.

Me fat festa e Fitër Bajramit!”, thuhet mes tjerash në njoftimin e BIK-ut.

Continue Reading

Ferizaj

Nënshkruhet kontrata 24 milionëshe për Spitalin e Ferizajt

Published

on

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se ka nënshkruar kontratën për vazhdimin e ndërtimit të objektit të ri të spitalit të Ferizajt.  

Sipas njoftimit, kontrata për “ndërtimin e objektit të spitalit të përgjithshëm në Ferizaj – vazhdim projekti” ka vlerë prej 24 milionë euro dhe spitali parashihet të finalizohet për 30 muaj.

“Kam nënshkruar kontratën për vazhdimin e punimeve në Spitalin e Ferizajt.

Pas shumë sfidave dhe vështirësive të trashëguara e të reja, ky projekt do të finalizohet brenda 30 muajsh. Ky është një projekt shumë i rëndësishëm për këtë rajon, që do të realizohet sipas standardeve më të larta të infrastrukturës spitalore, me një kosto prej 24 milionë euro.

Urime për të gjithë qytetarët e Ferizajt për këtë projekt të shumëpritur” ka shkruar ministri Vitia në postim.

Ndryshe, objekti i ri i spitalit të Ferizajt kishte filluar në vitin 2018 dhe vlera e projektit fillestar ishte 10.2 milionë euro. Më vonë, kësaj kontrate iu shtuan edhe 1 milionë të tjera. Asokohe kishte përfunduar vetëm ndërtimi i vrazhdë i objektit.

Punimet u ndërprenë për shkak të padive ligjore të ndërsjella mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe kompanisë  ndërtuese.

Kontrata për vazhdimin e ndërtimit të spitalit është fituar nga Grupi i Operatorëve Ekonomik ADA CONSULTING GROUP SH.P.K., SHM Architecture SH.P.K. dhe Termo Consing SH.P.K”.

Continue Reading

Ferizaj

Defekt në Nënstacionin Ferizaj 1, një pjesë e qytetit mbetet pa energji elektrike

Published

on

KOSTT ka njoftuar se është shkaktuar një avari në Nënstacionin Ferizaj 1, konkretisht në transformatorin T3 (110 kV/10 kV).

Sipas njoftimit, si pasojë e kësaj avarie një pjesë e konsumatorëve që furnizohen nga ky transformator kanë mbetur pa energji elektrike, me një ngarkesë rreth 20 MW.

Nga KOSTT bëhet e ditur se ekipet teknike janë në koordinim me ekipet e KEDS për të siguruar furnizim alternativ me energji elektrike në kohën më të shpejtë të mundshme dhe në mënyrë të sigurt.

KOSTT u ka kërkuar mirëkuptim qytetarëve të prekur nga kjo ndërprerje e furnizimit me energji elektrike.

Foto – Ilustrim

#

Continue Reading

Trending