Connect with us

Ferizaj

Nis fushata e korrje-shirjeve, fermerët të pakënaqur me rendimentin

Published

on

Në komunën e Ferizajt ka filluar fushata e korrje-shirjeve, megjithatë rendimentet jo të larta janë ato të cilat po i shqetësojnë fermerët e këtushëm. Xhevat Uka nga fshati Prelez i Jerlive, i cili ka të mbjella rreth 300 hektarë grurë, thotë se breshëri është ai i cili ka ndikuar që rendimentet të jenë të ulëta.

 “Dje kemi fillu me korrje-shirje, me rendimente nuk jemi të kënaqur për shkak se ka pasur reshje të breshrit dy herë dhe rendimenti është shumë më i vogël se vitin e kaluar dhe është një dëm i madh, por nuk kemi çka bëjmë”, tha Uka.

Ndërsa, drejtori i Bujqësisë  në Ferizaj Burim Bajrami, bëri të ditur se në komunën e Ferizajt janë të mbjella 4 mijë hektarë grurë, duke shfaqur shpresën që rendimenti mesatar të jetë rreth 4 mijë kilogramë për hektarë.

“Dje ka filluar fushata e korrje-shirjeve, në komunën e Ferizajt janë afërisht 4 mijë hektarë të mbjella me kulturën e grurit, fushata po shkon mirë, moti është i mirë, autokombajnerët janë të angazhuar dhe janë rreth 100 autokombajnerë të organizuar, çmimi për një hektarë të korrjes është 100 euro, por varion në bazë të marrëveshjes së kombajnerëve dhe pronarëve të tokës. Kushtet klimatike  kanë qenë shumë të disfavorshme për të gjitha kulturat bujqësore, duke përfshi edhe kulturën e grurit,  të reshurat e fundit, sidomos breshëri ka ndikuar negativisht dhe presim më pak rendiment, por po shpresojmë që mesatarja të sillet diku 3500-4000 kg për hektarë dhe nëse arrimë këtë mesatare do të ishim të kënaqur edhe ne si drejtori, por edhe bujqit në veçanti”, tha Bajrami.

Përveç rendimenteve të ulëta, fermerët shprehen të pakënaqur edhe me çmimin e grurit në treg që sivjet është 16 cent.

“Nuk jena të kënaqur me çmimin e grurit, kanë vendosur mullinjtë 16 cent është, çmimi shumë i dobët, por kështu është”, u shpreh Uka.

“Jemi shumë të pafuqishëm në këtë drejtim, pasi nuk mund ta  përcaktojmë ne çmimin e tregut krejt çka ne kemi pas mundësi me bë kemi bërë uljen e çmimit të naftës për fermerët ferizajas nga 5 cent për litër dhe krejt çka është në mundësinë tonë është kjo çka kemi bërë deri më tani”, tha drejtori Bajrami.

Sipas parashikimeve, nëse kushtet atmosferike janë të përshtatshme fushata e korrje-shirjeve do të përfundojë brenda tri jave.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Manifestimi qendror për Fitër Bajram mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë

Published

on

Bashkësia Islame e Kosovës bëri të ditur agjendën për festën e Fitër Bajramit, më 20 mars 2026.

Kështu, manifestimi qendror që do të mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë fillon në orën 05:03 me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të mbahet ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga krye imami i KBI-së në Ferizaj, Ibrahim Beqiri.

Namazi i Fitër Bajramit falet në orën 06:18, të cilit do t’i prijë kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat Sahiti.

Hytben e Fitër Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i cili do t’i drejtohet opinionit të gjerë me mesazhin e kësaj feste.

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, ditën e parë, më 20 mars 2026, Kryesia e BIK-ut, sipas traditës, organizon pritje urimi në selinë e saj nga ora 09:00 deri në orën 12:00.

“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ua uron festën e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë, duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe ibadetet tona.

Me fat festa e Fitër Bajramit!”, thuhet mes tjerash në njoftimin e BIK-ut.

Continue Reading

Ferizaj

Nënshkruhet kontrata 24 milionëshe për Spitalin e Ferizajt

Published

on

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se ka nënshkruar kontratën për vazhdimin e ndërtimit të objektit të ri të spitalit të Ferizajt.  

Sipas njoftimit, kontrata për “ndërtimin e objektit të spitalit të përgjithshëm në Ferizaj – vazhdim projekti” ka vlerë prej 24 milionë euro dhe spitali parashihet të finalizohet për 30 muaj.

“Kam nënshkruar kontratën për vazhdimin e punimeve në Spitalin e Ferizajt.

Pas shumë sfidave dhe vështirësive të trashëguara e të reja, ky projekt do të finalizohet brenda 30 muajsh. Ky është një projekt shumë i rëndësishëm për këtë rajon, që do të realizohet sipas standardeve më të larta të infrastrukturës spitalore, me një kosto prej 24 milionë euro.

Urime për të gjithë qytetarët e Ferizajt për këtë projekt të shumëpritur” ka shkruar ministri Vitia në postim.

Ndryshe, objekti i ri i spitalit të Ferizajt kishte filluar në vitin 2018 dhe vlera e projektit fillestar ishte 10.2 milionë euro. Më vonë, kësaj kontrate iu shtuan edhe 1 milionë të tjera. Asokohe kishte përfunduar vetëm ndërtimi i vrazhdë i objektit.

Punimet u ndërprenë për shkak të padive ligjore të ndërsjella mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe kompanisë  ndërtuese.

Kontrata për vazhdimin e ndërtimit të spitalit është fituar nga Grupi i Operatorëve Ekonomik ADA CONSULTING GROUP SH.P.K., SHM Architecture SH.P.K. dhe Termo Consing SH.P.K”.

Continue Reading

Ferizaj

Defekt në Nënstacionin Ferizaj 1, një pjesë e qytetit mbetet pa energji elektrike

Published

on

KOSTT ka njoftuar se është shkaktuar një avari në Nënstacionin Ferizaj 1, konkretisht në transformatorin T3 (110 kV/10 kV).

Sipas njoftimit, si pasojë e kësaj avarie një pjesë e konsumatorëve që furnizohen nga ky transformator kanë mbetur pa energji elektrike, me një ngarkesë rreth 20 MW.

Nga KOSTT bëhet e ditur se ekipet teknike janë në koordinim me ekipet e KEDS për të siguruar furnizim alternativ me energji elektrike në kohën më të shpejtë të mundshme dhe në mënyrë të sigurt.

KOSTT u ka kërkuar mirëkuptim qytetarëve të prekur nga kjo ndërprerje e furnizimit me energji elektrike.

Foto – Ilustrim

#

Continue Reading

Trending