Connect with us

Ferizaj

Reshjet e shiut u shkaktojnë dëme bizneseve në fshatin Prelez

Published

on

Shiu i rrëmbyeshëm që ka kapluar dje territorin e komunës së Ferizajt, ka shkaktuar dëme në zonën industriale në fshatin Prelez të Muhaxherëve. Nga depërtimi i ujit brenda bizneseve prodhuese, afaristët thonë se u janë dëmtuar makineritë dhe materialet e nevojshme për punë. Ata thonë se me një problem të tillë përballen sa herë që bie shi, për shkak se gypat e rrjetit të kanalizimit nuk e përballojnë nivelin e  lartë të ujit.

“Dje papritmas ka pasur reshje të mëdha dhe është grumbulluar ujë shumë si zakonisht, kemi intervenuar shpejt sepse si biznes do të mund të kishim dëme të mëdha, por problem është tek kjo trafo  pasi uji mblidhet nga dy anët ka qenë rrezik dje edhe nga eksplodimi i trafos, krejt problemi është këtu pasi gypat janë të vogël dhe nuk e përpijnë dhe mandej rritet niveli i ujit,  problem është këtu”, tha Azem Guta.

“Rasti i djeshëm ka qenë i jashtëzakonshëm, dëmet nuk janë edhe të vogla, niveli i ujit ka shkuar deri 15 centimetra pasi drenazhimi nuk ka shkuar siç duhet, edhe pse nuk e di ende vlerën e dëmit që është shkaktuar por çdo kontakt i mediapanit dhe ivericës që kontakton me ujë ajo nuk vlen më, ka pas pengesë diçka dhe nuk ka funksionu drenazhimi”, tha Rasim Rexhepi.

Përfaqësues të këtyre bizneseve thanë se ka disa vite që kanë njoftuar komunën për këtë problem, por se ende nuk është bërë ndonjë zgjidhje. Ata theksuan se sot janë vizituar nga përfaqësues të Ministrisë së Infrastrukturës për t’i vlerësuar dëmet e shkaktuara nga reshjet e djeshme.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet i dyshuari që sulmoi dhe lëndoi rëndë një person tjetër

Published

on

Policia e Ferizajt ka arrestuar një person, të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se rasti ndodhi të hënën mbrëma, 09.02.2026, rreth orës 22:30

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se kishte sulmuar viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj, i sekuestrohen drogë, para dhe armë

Published

on

Një person është arrestuar në Ferizaj nën dyshimin për veprat penale “Posedim i narkotikëve” dhe “Posedim i paautorizuar i armës”.

Në raportin 24 orësh, policia tha se gjatë kontrollit të të dyshuarit, janë gjetur dhe sekuestruar dy qese me peshë 1.75 gram kokainë, një epruvetë me kokainë me peshë rreth 10.68 gram si dhe 6155 euro para të gatshme.

“Në konsultim me prokurorin është bërë kontrolli ne zyrën si dhe në shtëpinë e tij ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar: një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë rreth 19.10 gram,  një revole me një karikator dhe katër fishekë, një veturë, gjashtë telefona celular, para në prerje letre rreth 7535 euro dhe 20 durham, një sprej si dhe dy fletore me shënime”, thuhet mes tjerash në raport..

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

Brenda javës së kaluar policia në Ferizaj shqiptoi 1567 gjoba dhe pezulloi 21 patentë shoferë

Published

on

Gjatë javës së kaluar, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1.567 gjoba për kundërvajtje në trafik si dhe ka pezulluar 21 patenta për shoferët që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.

Po ashtu, në këtë periudhë kohore janë regjistruar gjithsej 35 aksidente. Në 12 prej tyre kanë mbetur të lënduar 15 persona, ndërsa 23 aksidente të tjera ishin vetëm me dëme materiale

Sipas statistikave të publikuara, vetëm gjatë muajit janar 2026, Policia Rajonale e Ferizajt ka gjobitur 6,914 shoferë për kundërvajtje të ndryshme në komunikacion, që krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar paraqet rritje prej 45.3%.

Continue Reading

Trending