Connect with us

Ferizaj

Thaçi viziton Ferizajn për fushatën e korrje-shirjeve

Published

on

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, tha se askush nuk mund ta udhëheqë i vetëm procesin e negociatave me Serbinë dhe se askush nuk do të jetë në gjendje ta bllokojë këtë proces. Thaçi tha se synon arritjen e një marrëveshje përfundimtare me Serbinë, nga e cila do të ndodhte njohja reciproke.

“Synim e kemi arritjen e marrëveshjes përfundimtare. Jam i vendosur të punoj për marrëveshje definitive të paqes dhe pajtimit dhe pastaj të ndodhë njohje reciproke në mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo do të jetë një arritje historike për Kosovën, për paqen dhe stabilitetin në rajon. Që kjo njohje të ndodhë, kjo mrekulli, njohja e Kosovës nga Serbia, duhet të kontribuojmë të gjithë, nuk duhet të frikësohemi për t’u ulur dhe për të diskutuar, për të këmbëngulur në të drejtën tonë për njohjen nga Serbia si parakusht për fqinjësi të mirë, por edhe për të ardhme të sigurt euroatlantike. Ne e dimë se çka duam, ne sa herë që jemi ulur kemi fituar tash e tri dekada, prandaj askush nuk e ka asnjë arsye që ta bojkotoj këtë proces”, tha Thaçi.

Ndërkaq, sa i përket procesit të liberalizimit të vizave, Thaçi tha se gjatë këtyre ditëve presin lajme të mira rreth këtij procesi.

“Varet nga kush jepen sinjale për liberalizimin e vizave por një gjë mund t’i konfirmoj qytetarët e Kosovës se gjatë ditëve të ardhshme do të kemi lajme të mira për liberalizim të vizave dhe qytetarët do të lëvizin lirshëm në zonën e Bashkimi Evropian, por nuk mund të flas me ditë javë muaj ekzakt, por gjatë sezonës së vjeshtës ne do të punojmë me shtetet veç e veç e do t’i bindim që qytetarët të lëvizin pa viza”, theksoi ai.

Këto komente presidenti Thaçi i bëri gjatë përurimit të fushatës së korrje-shirjeve në fshatin Prelez të Jerlive, teksa premtoi përkrahje për fermerët  të cilëve u janë shkaktuar dëme nga të reshurat.

Ndërsa, zëvendësministri i Bujqësisë Mevledin Krasniqi, bëri të ditur se që nga nesër do të filloj ndarja e subvencioneve për fermerët që kanë mbjellur grurë.

“Sivjet në Republikën e Kosovës janë të mbjella 73 mijë hektarë grurë dhe ministria subvencionon me 6.7 milionë euro, po ashtu jam këtu për të dhënë lajmin  e mirë për bujqit se qysh nesër fillon lista e pagesave direket dhe brenda muajit korrik do të përfitojnë nga 150 euro për hektarë”, tha Krasniqi.

Kurse, kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, tha se rendimentet e sivjetme në Ferizaj do të mbulojnë  rreth 70% konsumin e qytetarëve.

“‘Ne jemi përkrah fermerëve të komunës sonë. E dimë se ka pasur të reshura dhe se janë dëmtuar shumë kulturat bujqësore, por besojmë se do ia dalim dhe këtë herë dhe se me punë të madhe nga bujqit dhe me përkrahje nga institucionet do të ketë rendimente edhe për këtë vit’’, u shpreh ai.

Gjatë vizitës në Prelez të Ferizajt, presidenti Thaçi u pyet nëse vizita e tij lidhet me ndonjë paralajmërim eventual të ndonjë fushate elektorale, mirëpo Thaçi e mohoi një gjë të tillë duke thënë se vizita e sotme është angazhim për rikthimin e besimit të qytetarëve tek politika dhe institucionet e shtetit.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet i dyshuari që sulmoi dhe lëndoi rëndë një person tjetër

Published

on

Policia e Ferizajt ka arrestuar një person, të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se rasti ndodhi të hënën mbrëma, 09.02.2026, rreth orës 22:30

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se kishte sulmuar viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj, i sekuestrohen drogë, para dhe armë

Published

on

Një person është arrestuar në Ferizaj nën dyshimin për veprat penale “Posedim i narkotikëve” dhe “Posedim i paautorizuar i armës”.

Në raportin 24 orësh, policia tha se gjatë kontrollit të të dyshuarit, janë gjetur dhe sekuestruar dy qese me peshë 1.75 gram kokainë, një epruvetë me kokainë me peshë rreth 10.68 gram si dhe 6155 euro para të gatshme.

“Në konsultim me prokurorin është bërë kontrolli ne zyrën si dhe në shtëpinë e tij ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar: një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë rreth 19.10 gram,  një revole me një karikator dhe katër fishekë, një veturë, gjashtë telefona celular, para në prerje letre rreth 7535 euro dhe 20 durham, një sprej si dhe dy fletore me shënime”, thuhet mes tjerash në raport..

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

Brenda javës së kaluar policia në Ferizaj shqiptoi 1567 gjoba dhe pezulloi 21 patentë shoferë

Published

on

Gjatë javës së kaluar, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1.567 gjoba për kundërvajtje në trafik si dhe ka pezulluar 21 patenta për shoferët që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.

Po ashtu, në këtë periudhë kohore janë regjistruar gjithsej 35 aksidente. Në 12 prej tyre kanë mbetur të lënduar 15 persona, ndërsa 23 aksidente të tjera ishin vetëm me dëme materiale

Sipas statistikave të publikuara, vetëm gjatë muajit janar 2026, Policia Rajonale e Ferizajt ka gjobitur 6,914 shoferë për kundërvajtje të ndryshme në komunikacion, që krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar paraqet rritje prej 45.3%.

Continue Reading

Trending