Connect with us

Ferizaj

Shitësit ambulant protestojnë para komunës

Published

on

Gropës së famshme që ndodhet para komunës, afër iu shtuan edhe disa turistë. Që nga dje këtu po qëndrojnë disa shitës ambulant, duke e bërë këtë hapësirë t’i ngjajë një plazhe të vogël. Përveç mallit që ata kanë ekspozuar, këta shitës kanë vendosur edhe pankarta, përmes së cilave tregojnë se janë duke protestuar për diçka. Ata hallin e kanë tek inspektorët komunal, për të cilët po ankohen që nuk po i lejojnë të shesin në sheshin e qytetit, prandaj janë detyruar që këtë shqetësim ta shprehin në këtë formë.

“Ne kemi dalë me protestu për të drejtat e tona, e dimë që tregun e kemi, por për një muaj po kërkojmë që të shesim në sheshin e qytetit me nga një metër katror. Ne po kërkojmë të shesim vetëm një muaj për shkak të mërgimtarëve që kanë ardhë dhe po dëshirojmë ta shfrytëzojmë sezonën. Besoni nga këto të holla që mund t’i sigurojmë ne duhet të përgatitemi për dimër, duhet të sigurojmë drunjtë, turshitë dhe krejt çka lypen për dimër”, tha Avdyl Avdyli.

“Kemi dëshirë, por më shumë kemi nevojë që ta shfrytëzojmë sheshin për një muaj sezonë për shkak të bashkatdhetarëve tanë. Ne e kemi pranuar tregun vendin që na ka siguruar komuna, por ju lutem kuptona edhe neve që vetëm këtë sezonë e presim për të siguruar diçka për ta mbajt familjen. Këtu kemi dalë me protestu jo me punu, besoj që edhe kryetari do të na kuptoj që e kemi qëllimin vetëm për ekzistencë”, tha Naim Jashari.

Pamja  që kryetari i komunës mund ta sheh në çdo moment nga dritarja e zyrës së tij, nuk i ka pëlqyer as Agim Aliut, por ai tha se qëndrimin e këtyre shitësve e ka lejuar para komunës,  vetëm sa për ta respektuar protestën e tyre. Aliu theksoi se komuna nuk do ta rikthej vendimin që tashmë e ka për këta shitës, duke u shprehur këmbëngulës kundër qëndrimit të tyre në shesh as edhe për një muaj.

T’u krijosh së paku tri mundësi punësimi, kjo më nuk ka të bëj me hallin, por ka të bëj me një mënyrë të të jetuarit të cilën ata e bëjnë. Prandaj unë kujtojë që ata duhet ta ndërrojnë këtë mënyrë. Kur kryetari i komunës është kujdesur që t’iu ofroj mundësi të punësimit si dhe një ambient ku ata mund të punojnë, atëherë ata duhet të zgjedhin njërën. Unë them se vendimi im është i pakthyeshëm dhe do u them edhe njëherë se kot protestojnë se s’kanë kurrfarë arsye, unë po e respektoj protestën për shkak të demokracisë, por sigurisht edhe kësaj proteste do t’i vie fundi. Unë nuk do të dorëzohem para asnjë presioni, jo vetëm për këtë çështje por për çfarëdo tjetër”, tha Aliu .

Megjithëkëtë, shitësit ambulant paralajmëruan se protestën e tyre do ta vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet i dyshuari që sulmoi dhe lëndoi rëndë një person tjetër

Published

on

Policia e Ferizajt ka arrestuar një person, të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se rasti ndodhi të hënën mbrëma, 09.02.2026, rreth orës 22:30

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se kishte sulmuar viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj, i sekuestrohen drogë, para dhe armë

Published

on

Një person është arrestuar në Ferizaj nën dyshimin për veprat penale “Posedim i narkotikëve” dhe “Posedim i paautorizuar i armës”.

Në raportin 24 orësh, policia tha se gjatë kontrollit të të dyshuarit, janë gjetur dhe sekuestruar dy qese me peshë 1.75 gram kokainë, një epruvetë me kokainë me peshë rreth 10.68 gram si dhe 6155 euro para të gatshme.

“Në konsultim me prokurorin është bërë kontrolli ne zyrën si dhe në shtëpinë e tij ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar: një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë rreth 19.10 gram,  një revole me një karikator dhe katër fishekë, një veturë, gjashtë telefona celular, para në prerje letre rreth 7535 euro dhe 20 durham, një sprej si dhe dy fletore me shënime”, thuhet mes tjerash në raport..

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

Brenda javës së kaluar policia në Ferizaj shqiptoi 1567 gjoba dhe pezulloi 21 patentë shoferë

Published

on

Gjatë javës së kaluar, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1.567 gjoba për kundërvajtje në trafik si dhe ka pezulluar 21 patenta për shoferët që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.

Po ashtu, në këtë periudhë kohore janë regjistruar gjithsej 35 aksidente. Në 12 prej tyre kanë mbetur të lënduar 15 persona, ndërsa 23 aksidente të tjera ishin vetëm me dëme materiale

Sipas statistikave të publikuara, vetëm gjatë muajit janar 2026, Policia Rajonale e Ferizajt ka gjobitur 6,914 shoferë për kundërvajtje të ndryshme në komunikacion, që krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar paraqet rritje prej 45.3%.

Continue Reading

Trending