Connect with us

Ferizaj

LDK: MAPL kundër ndërrimit të lokacionit të spitalit

Published

on

Dega e LDK-së në Ferizaj vazhdon të mendojë se pushteti nuk ka të drejtë ta ndërtojë spitalin tek ish-tregu i kafshëve. Përgjigja e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal se vendimi i fundit për dhënie në shfrytëzim të asaj parcele për ndërtim të spitalit ka kaluar pa shkelje procedurale, ka bërë që kjo parti t’i drejtohet sërish kësaj ministrie. Përfaqësues të kësaj partie thonë se kanë marrë një përgjigje nga niveli qendror e cila thotë se spitalit nuk lejohet t’i ndërrohet lokacioni.

“Në përgjigjen e MAPL-së thuhet kështu: Vendimi i Kuvendit të Komunës respektivisht vlerësimi i MAPL-së nuk nënkupton me automatizëm ndryshimin e Planit Zhvillimor Komunal, apo çfarëdo akti tjetër të përgjegjshëm, ndryshimet e të cilave duhet të bëhen në procedura tjera, prandaj ne u kemi dërguar dje zyrtarisht edhe kryetarit të komunës edhe kryesueses së Kuvendit që ta parandalojnë dhënien eventuale të lejes së ndërtimit ku pretendohet jashtëligjshëm ta ndërtojnë spitalin e Ferizajt“, tha  Gëzim Kokollari nga LDK-ja.

Në anën tjetër, drejtori i Urbanizmit Lulzim Aliu, ka thënë se deklaratat e opozitës janë veç reagime politike, duke shtuar se ato nuk do të pengojnë që ky investim kaq i madh të realizohet.

“Në pikën e fundit të përgjigjes së MAPL-së është shumë e qartë, vendimi i Kuvendit nuk ka të bëj me Planin Zhvillimor Komunal, një vendim që e kemi dhënë për tokë në shfrytëzim nuk ka të bëj me PZHK-në, sepse vendimet që kanë të bëjnë me këtë dokument i kemi marrë më herët dhe në qoftë se Plani Zhvillimor Komunal trajtohet në këtë formë ata e kanë gabim shumë, sepse PZHK-ja me prioritet të lartë e ka ndërtimin e spitalit dhe ne nuk jemi duke vepruar asnjë milimetër në kundërshtim me ligjin e as PZHK-në. Kjo përgjigje që i ka shku LDK-së dhe Vetëvendosjes gjegjësisht asamblistëve Gëzim Kokollarit dhe Enver Halitit na ka ardh edhe neve dhe s’ka të bëj me kurrfarë pengese për ta ndërtuar spitalin”, tha Aliu.

Derisa dega e LDK-së ka bërë thirrje tek drejtuesit e pushtetit që  të mos japin leje ndërtimore për spitalin, drejtori i Urbanizmit tregoi se kjo drejtori tashmë është duke i bërë gati dokumentacionet që duhen për ndërtimin e spitalit në atë parcelë.

“Ne jemi duke i kompletuar ende dokumentet sepse është puna e një tensioni të lartë dhe jemi duke pritur një pëlqim të KEK-ut dhe gjithçka jemi gati për të filluar punët”, tha Aliu.

Qytetarët e Ferizajt nuk habiten me veprime të paligjshme me veprimet e këtij pushteti i cili tregon se në çdo seancë merr vendime në kundërshtim me ligjin, por ne edhe njëherë i bëjmë ftesë që mos të bëjnë veprime të tilla duke ua përkujtuar se kjo është vepër penale”, tha Kokollari i LDK-së.

Për drejtorin Aliu, asamblistët e apostrofuar, nuk e dinë se çka është Plani Zhvillimor Komunal.

“Çifti i këtyre asamblistëve që nuk e lexojnë PZHK-në, nuk e dinë se çka është aktiviteti i PZHK-së, nuk e dinë çka është plani i veprimit, e kanë sjell situatën kështu. Reagimi i Gëzim Kokollarit dhe Enver Halitit është papjekuri serioze e një asamblisti që merret me politikë, absolutisht”, tha Lulzim Aliu.

Dega e LDK-së në Ferizaj gjatë konferencës së sotme me gazetarë, paralajmëroi se ndjekjen e rrugëve ligjore për ndërtimin e spitalit të Ferizajt do ta vazhdojë edhe më tutje.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Është ndarë nga jeta veterani Naim Ymeri, epror i UÇK-së, TMK-së dhe FSK-së

Published

on

Është ndarë nga jeta eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Naim Ymeri.

Lajmi u bë i ditur në Facebook nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – dega Ferizaj.

Ymeri, gjatë luftës ishte epror i lartë në Zonën Operative të Nerodimes në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, shef i G1 personelit, derisa pas luftës shërbeu në TMK dhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës deri në pensionim.

Në nderim të jetës dhe veprës së tij në shërbim të atdheut, nën patronatin e FSK-së, ish-Komandantit të Zonës Operative të Nerodimës dhe OVL-UÇK-së Dega në Ferizaj, sot 08.07.2025 do të organizohen ceremonitë mortore:

12:00 – Akademi përkujtimore në Sallën e Kuvendit Komunal të Lipjanit

14:00 – Homazhe pranë arkivolit në Kazermën e FSK-së – “Skënderbeu” në Ferizaj

18:00 – Ceremonia e varrimit, në varrezat e fshatit Gllogoc – Lipjan

#

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj shqiptoi mbi 1700 gjoba dhe pezulloi 33 patentë shoferë

Published

on

Për periudhën nga 30.06.2025 deri më 06.07.2025 në Policinë e Ferizajt janë raportuar 31 aksidente komunikacioni.

Sipas Policisë, në 12 aksidente u lënduan 21 persona ndërsa 19 aksidente të tjera ishin me dëme materiale.

Për të njëjtën periudhë, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1,715 gjoba për kundërvajtje në komunikacion derisa janë pezulluar 33 patentë-shoferë për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.

Continue Reading

Ferizaj

Zjarri në afërsi të fshatit Dardani rrezikon edhe grunajat

Published

on

Zjarri që sot kaploi një hapësirë kodrinore në afërsi të fshatit Dardani të Ferizajt, rrezikon edhe fushat e mbjella me grurë.

Ndihmuar nga era, kjo vatër zjarri u përhap me shpejtësi në drejtim të magjistrales Ferizaj-Gjilan.  

Në videon e dërguar nga Xhevat Sallahu, shihen edhe bujqit të cilët nën tymin e dendur, kanë nisur korrjen emergjente të grunajave që rrezikohen nga flakët

Për shuarjen e zjarrit, banorët kanë kërkuar edhe ndihmën e KFOR-i, pasi terreni i papërshtatshëm e ka vështirësuar intervenimin e njësive zjarrfikëse nga toka.

Continue Reading

Trending