Connect with us

Ferizaj

Karateistët ferizajas kthehen me 10 medalje nga turneu ‘’Turqia Open’’

Published

on

17 vjeçari ferizajas Altin Maloku, ka arritur të fitoj medaljen e artë në turneun ndërkombëtar të karatesë të mbajtur në Stamboll të Turqisë, ku morën pjesë përfaqësues të mbi 40 shteteve të botës.

“Unë si sportist i klubit të karatesë “Sharri” i kam sjellur medaljen e artë Kosovës që i kemi mundur dy ekipe të Turqisë dhe dy të Rusisë, në finale jam ndeshur me ekipin e Rusisë ku i kemi deklasuar ata dhe kur kam fitu jam ndi shumë krenar dhe kam pas zemër të madhe kur e kam fitu atë luftë në finale”,tha Maloku.

Kurse, trajneri i klubit të karatesë “Sharri”, Qëndrim Shaqiri, tha se 7 karateistë të këtij klubi kanë fituar 10 medalje në këtë turne.

“Jemi kthyer nga Turqia, nga gara “Turkish Open”, një garë shumë e madhe, ku kanë marrë pjesë diku 40 shtete me mbi 2000 garues, ne jemi kanë të përfaqësuar në bazë të shtetit ndërsa ne si klub ishim të përfaqësuar me 7 anëtarë ku gjithsej  Kosova i ka marrë 17 medalje, është renditë e dyta në piedestal botëror dhe 10 medalje janë të anëtarëve të klubit tonë, 7 individuale dhe 3 ekipore janë medalje të argjenda, të arta dhe të bronzta, duke filluar nga pionierët e rinj është Reald Emërllahu medalist i bronztë, Artiol Shaqiri është kampion në vendin e tretë medalsit i bronztë në dy kategoritë, Edi Haziri është vendi i tretë, Rona Emërllahu vendi i tretë, Kujtim Thaçi vendi i dytë dhe Fatjon Bajrami dhe Kujtim Thaçi edhe ata janë kampionë të kategorisë ekipore kadetë të ri, mandej është Altin Maloku kapiten i përfaqësuesve të juniorëve të kadetëve ku e kanë marrë këta vendin e parë si përfaqësues të Kosovës, është një arritje e madhe shpresojmë të ecim para dhe të kemi shumë e shumë arritje të tjera”, tha Shaqiri.

Në turneun ndërkombëtar “Turqia Open” që u mbajt në Turqi dy ditë më parë, Kosova është paraqitur me 34 garues, duke arritur të renditet e dyta në bazë të medaljeve të fituar, me gjithsej 18 medalje, prej tyre 5 të arta, 6 argjenda dhe 7 të bronzta.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Aktakuzë ndaj dy personave për vrasjen e kryer vjet në Bibaj të Ferizajt

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë kundër F.R., dhe J.M., nga Ferizaj, për vrasjen e një personi  në oborrin e një salle dasmash në Bibajt të Ferizajt,  më 16 gusht 2024.

Sipas prokurorisë, i akuzuari F.R ,me dashje dhe me qëllim të hakmarrjes, e ka qëlluar me breshëri plumbash viktimën S.S., duke e lënë të vdekur në vend, kurse J.M. akuzohet për ndihmë në këtë vrasje.

“Ekziston dyshimi i bazuar “se i pandehuri F.R., më 16 gusht 2024, rreth orës 19:21, në parkingun e restorantit “Fron Palace”, në fshatin Bibaj, komuna Ferizaj, gjatë një ceremonie martesore, me dashje dhe paramendim, me qëllim hakmarrjeje për motive të pretenduara familjare të pabazuara dhe të pakonfirmuara juridikisht, në prani të dhjetëra personave përfshirë të mitur, me armë zyrtare automatike të policisë, me dashje dhe qëllim të privimit nga jeta, me breshëri plumba shtien në drejtim të viktimës S.S., duke e privuar nga jeta, ku, si pasojë e të shtënave është rrezikuar seriozisht edhe siguria e personave tjerë të pranishëm në atë moment, me këtë veprim kreu veprën penale të ”Vrasjes së rëndë” nga neni 173 paragrafi 1, nën paragrafi 1.8 dhe 1.11 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.” – thotë Prokuroria.

Kurse, J.M., akuzohet se me dashje e ka ndihmuar policin në privimin nga jeta të viktimës S.S., ashtu që i pajisur me mjet të forta, ka mbrojtur perimetrin e sulmit dhe ka parandaluar çdo ndërhyrje, në mënyrë që i akuzuari F.R., të realizonte pa pengesë veprën penale të vrasjes së rëndë.

Continue Reading

Ferizaj

Policia e Ferizajt pezullon 20 patentë shoferë brenda një jave

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se gjatë javës së kaluar, nga data 07-13.07.2025, janë shqiptuar 1,681 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 20 patentë-shoferë për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 40 aksidente, nga të cilat 22 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 29 persona kurse 18 aksidente ishin vetëm me dëme materiale

Policia Rajonale e Ferizajt bëri të ditur do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet  derisa ka apeluar tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e trafikut.

Continue Reading

Ferizaj

Zbulohen pesë emigrantë në një kamion në Terminalin Doganor në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka gjetur 5 emigrantë të paligjshëm  në një rimorkio kamioni në Terminalin Doganor në Ferizaj. 

Sipas policisë, tre nga emigrantët  e zbuluar janë të moshës 17 vjeç, një 18 vjeç dhe një 28 vjeç.

“Sot, më datë 11.07.2025, rreth orës 16:00, policia ka pranuar një informatë se në Terminalin Doganor, në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj, në një rimorkio të një kamioni me targa vendore, sipas zyrtarëve doganorë, dyshohej se ndodheshin disa emigrantë të paligjshëm.

Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendngjarje kanë dalë njësitë reaguese dhe Njësia e Hetimeve nga stacioni policor në Ferizaj. Pas hapjes së bllokadave të rimorkios, janë hasur pesë emigrantë: tre prej tyre 17 vjeç, një 18 vjeç dhe një 28 vjeç, të cilët nuk posedonin dokumentacion identifikues.

Lidhur me rastin janë njoftuar prokurori kujdestar dhe njësia për migrim, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë në trajtim të mëtejshëm të dyshuarit, si dhe drejtuesin e kamionit, shtetasin kosovar B.B., 38 vjeç.” thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Trending