Connect with us

Ferizaj

Ministria e Planifikimit refuzon ankesën e komunës së Ferizajt

Published

on

Komisioni i ankesave të Ministrisë së Planifikimit Hapësinor (MMPH) para pak ditësh i ka dhënë fuqi vendimit të Inspektoratit të kësaj ministrie, me të cilin është pezulluar leja ndërtimore për kompleksin shumëkatësh që ka nisur së ndërtuari në rrugën “Astrit Bytyqi”, në një zonë të ndërtimit të ulët, sipas planeve rregullative në fuqi.
Sipas “Kohës Ditore”, komisioni i kësaj Ministrie, ka konstatuar se leja ndërtimore për këtë objekt është lëshuar duke u shkelur procedurat e legjislacionit në fuqi.
Në një deklarim për TV Tema, kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka vlerësuar se komuna po humb kohë me procedura ligjore, duke shtuar se me shumë po debatohet politikisht se sa ligjërisht.

“Unë jam idhëtar që të ketë debate ligjore dhe përfundime ligjore, sepse jo vetëm që me detyron profesioni im që jam i fushës së ligjit, por mbi të gjitha më detyron posti im, sepse jam kryetar i kësaj komune. Por ta keni parasysh gjithçka që do të ndodhë në komunen e Ferizajt do të ndodhë mbi bazën ligjore, mund te ketë vonesa, sikurse kanë ndodhur me çështjen e spitalit, varrezave dhe çështje të ngjashme, por në fund ka përfunduar me zhurma politike por me perfundime ligjore” tha Aliu.
Por pavarësisht që Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit hapësinor i kishte dërguar vendim komunës së Ferizajt që të pezullojë punët në këtë parcelë, ajo ishte treguar e shurdhër në ndërmarrje të këtyre veprimeve . Duke u përgjigjur në këtë çështje, Kryetari Aliu në një mënyrë u dërgoi edhe porosi organeve të drejtësisë, që ato të mos i fusin hundët aty ku, sipas tij, nuk e kanë vendin.
” Në fakt punët i kanë ndalë organet e drejtësisë, por kanë ndodhur në fakt një ndërhyrje që eshte e pazakonshme nga këto organe, sepse nuk është detyrë e tyre ta bëjnë këtë punë”, tha kryetari Aliu.
Siç dihet, nga viti 2015 banorët e rrugës “Astrit Bytyqi” kanë kundërshtuar në mënyrë aktive shndërrimin e lagjes së tyre në zonë të ndërtimit të lartë. Në ndërkohë, hetimet e shtetit tashmë e kanë sjellur një ish-drejtor komunal të urbanizmit në bankën e të akuzuarve për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe falsifikim të dokumenteve, pikërisht në lidhje me këto ndryshime të kundërligjshme që kanë ndodhur në atë zonë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Manifestimi qendror për Fitër Bajram mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë

Published

on

Bashkësia Islame e Kosovës bëri të ditur agjendën për festën e Fitër Bajramit, më 20 mars 2026.

Kështu, manifestimi qendror që do të mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë fillon në orën 05:03 me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të mbahet ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga krye imami i KBI-së në Ferizaj, Ibrahim Beqiri.

Namazi i Fitër Bajramit falet në orën 06:18, të cilit do t’i prijë kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat Sahiti.

Hytben e Fitër Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i cili do t’i drejtohet opinionit të gjerë me mesazhin e kësaj feste.

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, ditën e parë, më 20 mars 2026, Kryesia e BIK-ut, sipas traditës, organizon pritje urimi në selinë e saj nga ora 09:00 deri në orën 12:00.

“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ua uron festën e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë, duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe ibadetet tona.

Me fat festa e Fitër Bajramit!”, thuhet mes tjerash në njoftimin e BIK-ut.

Continue Reading

Ferizaj

Nënshkruhet kontrata 24 milionëshe për Spitalin e Ferizajt

Published

on

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se ka nënshkruar kontratën për vazhdimin e ndërtimit të objektit të ri të spitalit të Ferizajt.  

Sipas njoftimit, kontrata për “ndërtimin e objektit të spitalit të përgjithshëm në Ferizaj – vazhdim projekti” ka vlerë prej 24 milionë euro dhe spitali parashihet të finalizohet për 30 muaj.

“Kam nënshkruar kontratën për vazhdimin e punimeve në Spitalin e Ferizajt.

Pas shumë sfidave dhe vështirësive të trashëguara e të reja, ky projekt do të finalizohet brenda 30 muajsh. Ky është një projekt shumë i rëndësishëm për këtë rajon, që do të realizohet sipas standardeve më të larta të infrastrukturës spitalore, me një kosto prej 24 milionë euro.

Urime për të gjithë qytetarët e Ferizajt për këtë projekt të shumëpritur” ka shkruar ministri Vitia në postim.

Ndryshe, objekti i ri i spitalit të Ferizajt kishte filluar në vitin 2018 dhe vlera e projektit fillestar ishte 10.2 milionë euro. Më vonë, kësaj kontrate iu shtuan edhe 1 milionë të tjera. Asokohe kishte përfunduar vetëm ndërtimi i vrazhdë i objektit.

Punimet u ndërprenë për shkak të padive ligjore të ndërsjella mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe kompanisë  ndërtuese.

Kontrata për vazhdimin e ndërtimit të spitalit është fituar nga Grupi i Operatorëve Ekonomik ADA CONSULTING GROUP SH.P.K., SHM Architecture SH.P.K. dhe Termo Consing SH.P.K”.

Continue Reading

Ferizaj

Defekt në Nënstacionin Ferizaj 1, një pjesë e qytetit mbetet pa energji elektrike

Published

on

KOSTT ka njoftuar se është shkaktuar një avari në Nënstacionin Ferizaj 1, konkretisht në transformatorin T3 (110 kV/10 kV).

Sipas njoftimit, si pasojë e kësaj avarie një pjesë e konsumatorëve që furnizohen nga ky transformator kanë mbetur pa energji elektrike, me një ngarkesë rreth 20 MW.

Nga KOSTT bëhet e ditur se ekipet teknike janë në koordinim me ekipet e KEDS për të siguruar furnizim alternativ me energji elektrike në kohën më të shpejtë të mundshme dhe në mënyrë të sigurt.

KOSTT u ka kërkuar mirëkuptim qytetarëve të prekur nga kjo ndërprerje e furnizimit me energji elektrike.

Foto – Ilustrim

#

Continue Reading

Trending