Connect with us

Ferizaj

KBI në Ferizaj uron myslimanët për festën e Kurban Bajramit

Published

on

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Ferizaj Bujar Hasani, i ka uruar të gjithë besimtarët e fesë islame për festën e Kurban Bajramit. Kreu i KBI-së në Ferizaj, tha se Kurban Bajrami bartë në vete vlera të larta, duke kërkuar humanizëm e paqe mes njëri tjetrit.

“Nesër është dita e parë e Kurban Bajramit e cila në vete sjell si rezultat kryerjen e haxhit dhe prerjen e kurbanit, përmes së cilës vepër shfaqet mëshira e të madhit Zot për besimtarët, mëshira e të cilës determinohet duke bartur secila në mënyrën e vet vlerat më fisnike, më madhore për shoqërinë, prandaj në emër të KBI-së në Ferizaj uroj festën e Kurban Bajramit duke lutur të madhin Zot për mirëqenie, lumturi dhe shëndet. Çdo festë ka vlerat në të cilat mbështetet, kurse vlera e Kurban Bajramit manifestohet përmes sakrificës, devotshmërisë, solidaritetit, humanitetit, drejtësisë mes njerëzve duke bartur në vete porosinë e mirëqenies mbarënjerëzore”,tha Hasani.

Për t’i gëzuar familjet nevojtare, në oborrin e Xhamisë së Madhe në Ferizaj sot u shpërndan ndihma.

“Është kënaqësi shpirtërore pasi ne e dimë që feja na nxitë në këtë aspekt, ndaj ne e bëjmë me kënaqësi të madhe pasi të ndihmosh një familje është ndjenjë e mirë dhe duke pasur parasysh të mirat që përmend Zoti në Kur’an për ata që ndihmojnë është një motiv shumë i madh”, u shpreh Naim Rexhepi, kryetar i shoqatës “Bereqeti”.

Manifestimi qendror i faljes së Kurban Bajramit do të bëhet nesër në sallën  e sporteve “Bill Klinton” në Ferizaj nga ora 6:25.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Policia gjobitë 326 shoferë në Ferizaj për përdorim të telefonit gjatë ngasjes

Published

on

Gjatë muajit janar 2026, Policia Rajonale e Ferizajt ka gjobitur 326 shoferë për përdorim të telefonit gjatë ngasjes, pasi sipas policisë, me këtë veprim ata kanë rrezikuar sigurinë e tyre dhe atë të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.

Sipas policisë, përdorimi i telefonit vazhdon të jetë një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore.

Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të përqendrohen plotësisht në drejtimin e automjetit dhe të shmangin çdo lloj shpërqendrimi, pasi edhe një sekondë pakujdesie të përdorimit të telefonit mund të ketë pasoja serioze për jetën e njerëzve.

Continue Reading

Ferizaj

Ndërroi jetë artisti dhe koreografi i shquar ferizajas, Bajram Tahiri

Published

on

Ka ndërruar jetë Bajram Tahiri, artist,  valltar dhe koreografi i shquar i ansamblit “Kastriotët” në Ferizaj.

I ndjeri gjithë jetën e tij artistike ia kushtoi ruajtjes dhe begatimit të traditës dhe trashëgimisë kulturore, fillimisht si valltar pastaj edhe si koreograf i A.K.V ,,Kastriotët” Ferizaj.

Për një periudhë kohore, nga viti 1999-2009, Tahiri ishte Drejtor Operativ në KRM “Pastërtia”, pastaj nga viti 2017 deri në vitin 2020 shërbeu si këshilltar politik në  Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, derisa  nga viti 2010 udhëhoqi me  kompaninë “Mbrojtja e Ambientit”.

Mbledhja komemorative për artistin e ndjerë, Bajram Tahiri, mbahet më 3 Shkurt 2026, ora 14:00 në Teatrin “Adriana” kurse ceremonia e varrimit nga ora 15:30 në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Ferizaj

Ngritët aktakuza e parë për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzën e parë lidhur me zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, për veprën penale “Asgjësimi i dokumenteve të votimit”.

Në njoftim bëhet e ditur se sipas aktakuzës, më 28 dhjetor 2025, në një qendër të votimit në qytetin e Shtimes, i pandehuri me inicialet M.A., ka dëmtuar dokumentet e votimit lidhur me zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Me këto veprime janë përmbushur elementet e veprës penale për të cilën është ngritur aktakuza pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda.

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se të gjitha rastet eventuale që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor të 28 dhjetorit 2025, do të trajtohen me prioritet dhe në përputhje të plotë me ligjin, me qëllim të mbrojtjes së integritetit të procesit zgjedhor dhe sundimit të ligjit.

Continue Reading

Trending