Connect with us

Ferizaj

Shkolla e muzikës me klasë të veçantë për fëmijët me shikim të dobësuar

Published

on

Kjo klasë brenda hapësirave të shkollës së muzikës ”Çesk Zadeja” po përgatitet që të pres fëmijë me shikim të dobësuar. Iniciatorja e këtij projekti, Albulena Nuredini, përmes fushatës “Dua të shoh si ti”, ka arritur që së bashku me bizneset dhe komunën e Ferizajt, të mundësojnë krijimin e kësaj klase muzikore për këta fëmijë. Nuredini tha se Ferizaj ka pasur nevojë për një klasë të tillë qysh moti.

“Ngaqë e kam temën edhe në master pedagogji muzikore për fëmijët e verbër, metodat dhe strategjinë e punës,  praktikisht e kam nisur edhe një projket ”Dua të shoh si ti”, me idenë për t’i trajtuar këta nxënës të barabartë, praktikisht duke qenë që edhe në shkollën “Çesk Zadeja” ka pasur nxënës të verbër dhe kanë rezultat të mirë, po ashtu edhe në botë ka legjenda të muzikës që janë të verbër dhe nuk është asnjë lloj problemi që këta fëmijë të inkuadrohen nëpër shkolla të rregullta. Fëmijët e Ferizajt  janë të detyruar që të shkojnë në qendrën burimore në Pejë dhe hapja e kësaj klase është një mundësi e mirë për këta fëmijë që të inkuadrohen në shkollë të muzikës dhe mësimet t’i marrin sikurse çdo fëmijë tjetër”, tha Nuredini.

Arbenita Hoxha, mësimdhënëse e lëndës harmoni dhe piano në shkollën e mesme të muzikës “Çesk Zadeja”, tregon përvojën e saj me nxënësit me shikim të dobësuar.

“Para disa viteve e kam pasur një nxënës që ka qenë më shikim të dobët në një shkallë mjaftë të lartë, kam pas lëndën e harmonisë me të dhe kjo lëndë përveç shënimeve kemi edhe praktikë me punu, me Unikun unë i kam dhënë shënimet ndërsa ai ka pasur një telefon ku e kishte një program të instaluar dhe i shënonte ligjëratat, ndërsa në tabelë ka shënuar një shok kurse ai ka diktuar, ka qenë shumë i talentuar, ka mundur të vërej gjithçka në muzikë por se kushtet nuk kanë qenë fare për të dhe tash që kam dëgju për këtë projekt është një projekt i mirëseardhur për fëmijët me shikim të dobët, është një hap shumë i mirë dhe besoj se do t’iu ndihmojë nxënësve që janë me shikim të dobët”, tha Hoxha.

Në këtë klasë e cila nuk dihet se kur do të jetë e gatshme, do të kenë mundësinë t’i vijojnë mësimet për muzikë fëmijët që nga mosha 3 deri në 18 vjet.

 

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Manifestimi qendror për Fitër Bajram mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë

Published

on

Bashkësia Islame e Kosovës bëri të ditur agjendën për festën e Fitër Bajramit, më 20 mars 2026.

Kështu, manifestimi qendror që do të mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë fillon në orën 05:03 me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të mbahet ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga krye imami i KBI-së në Ferizaj, Ibrahim Beqiri.

Namazi i Fitër Bajramit falet në orën 06:18, të cilit do t’i prijë kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat Sahiti.

Hytben e Fitër Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i cili do t’i drejtohet opinionit të gjerë me mesazhin e kësaj feste.

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, ditën e parë, më 20 mars 2026, Kryesia e BIK-ut, sipas traditës, organizon pritje urimi në selinë e saj nga ora 09:00 deri në orën 12:00.

“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ua uron festën e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë, duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe ibadetet tona.

Me fat festa e Fitër Bajramit!”, thuhet mes tjerash në njoftimin e BIK-ut.

Continue Reading

Ferizaj

Nënshkruhet kontrata 24 milionëshe për Spitalin e Ferizajt

Published

on

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se ka nënshkruar kontratën për vazhdimin e ndërtimit të objektit të ri të spitalit të Ferizajt.  

Sipas njoftimit, kontrata për “ndërtimin e objektit të spitalit të përgjithshëm në Ferizaj – vazhdim projekti” ka vlerë prej 24 milionë euro dhe spitali parashihet të finalizohet për 30 muaj.

“Kam nënshkruar kontratën për vazhdimin e punimeve në Spitalin e Ferizajt.

Pas shumë sfidave dhe vështirësive të trashëguara e të reja, ky projekt do të finalizohet brenda 30 muajsh. Ky është një projekt shumë i rëndësishëm për këtë rajon, që do të realizohet sipas standardeve më të larta të infrastrukturës spitalore, me një kosto prej 24 milionë euro.

Urime për të gjithë qytetarët e Ferizajt për këtë projekt të shumëpritur” ka shkruar ministri Vitia në postim.

Ndryshe, objekti i ri i spitalit të Ferizajt kishte filluar në vitin 2018 dhe vlera e projektit fillestar ishte 10.2 milionë euro. Më vonë, kësaj kontrate iu shtuan edhe 1 milionë të tjera. Asokohe kishte përfunduar vetëm ndërtimi i vrazhdë i objektit.

Punimet u ndërprenë për shkak të padive ligjore të ndërsjella mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe kompanisë  ndërtuese.

Kontrata për vazhdimin e ndërtimit të spitalit është fituar nga Grupi i Operatorëve Ekonomik ADA CONSULTING GROUP SH.P.K., SHM Architecture SH.P.K. dhe Termo Consing SH.P.K”.

Continue Reading

Ferizaj

Defekt në Nënstacionin Ferizaj 1, një pjesë e qytetit mbetet pa energji elektrike

Published

on

KOSTT ka njoftuar se është shkaktuar një avari në Nënstacionin Ferizaj 1, konkretisht në transformatorin T3 (110 kV/10 kV).

Sipas njoftimit, si pasojë e kësaj avarie një pjesë e konsumatorëve që furnizohen nga ky transformator kanë mbetur pa energji elektrike, me një ngarkesë rreth 20 MW.

Nga KOSTT bëhet e ditur se ekipet teknike janë në koordinim me ekipet e KEDS për të siguruar furnizim alternativ me energji elektrike në kohën më të shpejtë të mundshme dhe në mënyrë të sigurt.

KOSTT u ka kërkuar mirëkuptim qytetarëve të prekur nga kjo ndërprerje e furnizimit me energji elektrike.

Foto – Ilustrim

#

Continue Reading

Trending