Connect with us

Ferizaj

Zvarriten punimet për renovimin e shkollës ”Bilall Shala” në Kosinë

Published

on

Derisa në të gjitha shkollat e komunës së Ferizajt mësimi do të fillojë të hënën, një gjë e tillë ka gjasë të mos ndodhë në shkollën fillore ”Bilall Shala” në fshatin Kosinë, meqë kësaj shkolle i mungon çatia. Prindërit thonë se nga punët e lëna në gjysmë ata që humbasin janë vetë nxënësit.

“Po shihet se shkolla nuk është e përgatitur për me fillu mësimi, renovimi ka filluar më herët dhe është neglizhenca e atyre që e kanë marrë tenderin dhe e atyre që e kanë dhënë tenderin, se kush përfiton nuk e di, por dihet se do të humbin nxënësit, pasi shihet se problem të fillojë mësimi të hënën”, tha Sokol Maloku.

“Kulmi ka nisur të rregullohet që 1 muaj dhe po shihet se ka mbetur kështu dhe është një shëmti në ndërgjegjen e pushtetarëve të Ferizajt se si ka mbetur kështu dhe shëmti më të madhe se ta shohësh shkollën pa çati nuk paska”, tha Rizah Reshani.

 “Janë duke e ndërtu kulmin por vetëm fjalë, e kanë lënë në gjysmë, kanë shku kanë marrë firmë të Suharekës se s’ka pas në Ferizaj dhe ja është lënë”, tha Avdyl Jashari.

Kurse, drejtori i kësaj shkolle, Razim Shaqiri, thotë se nga punët e lëna në gjysmë, në shkollë janë krijuar dëme të tjera.

“Tri vitet e fundit ka pasur telashe me kulmin e kësaj shkolle dhe renovimin e brendshëm, ne pastaj kemi bërë kërkesa dhe DKA-ja ka alokuar një buxhet për renovim të kulmit dhe lyerjen e jashtme dhe të brendshme të shkollës, por tani siç duket ka hasur në një problem me kontraktorin pasi që kontraktori i ka lënë punët në gjysmë pothuajse tri javë edhe pse në fakt ka qenë dashtë të kryhet shumë më herët dhe kjo na ka krijuar telashe të tjera, pasi ata kanë kryer një pjesë të punëve dhe nuk e kanë vendosur llamarinën lartë dhe para tri dite kur ka pasur shi në të gjitha klasët ka pikë”, tha Shaqiri.

Megjithatë, drejtori i Arsimit Afrim Llabjani, thotë se shkolla do të jetë e gatshme për të hënën.

“E mira është se ata e kanë përfituar projektin dhe ka filluar operatori me rregullu çatinë dhe aty do të bëhet një çati e  mirë dhe nxënësit e mësimdhënësit nuk do të kenë më probleme, ndërsa vonesa që ka ndodhur është për shkak të mosardhjes me kohë të llamarinës të cilën e ka kërkuar operatori dhe këtu është neglizhuar pak puna, por nga java e kalur unë jam angazhuar personalisht dhe kam arritë që pas konsultimeve me operatorin dje vetëm  ta sjellin llamarinën, kështu që sot ka filluar të punohet aty dhe ata janë zotuar se shkolla më 3 shtator të jetë e gatshme me fillu procesin mësimor pa probleme”, tha Llabjani.

Shkolla në fshatin Kosinë e cila është paralele e ndarë nga shkolla e fshatit Lloshkobare ka rreth 80 nxënës.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

23-vjeçari që vdiq në Lezhë është nga Ferizaj

Published

on

Një 23-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur në Lezhë derisa ishte me pushime bashkë me familjen e tij.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj. Kurse sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

 Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Continue Reading

Ferizaj

Xhemile Murati-Shabani është kandidate e AAK-së për kryetare të Ferizajt

Published

on

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka zyrtarizuar Xhemile Murati-Shabanin si kandidate për kryetare të Komunës së Ferizajt, në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025.

Murati-Shabani aktualisht mban pozitën e Drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport në qeverisjen lokale, funksion të cilin e ushtron që nga viti 2021, kur AAK u bë pjesë e koalicionit qeverisës në Ferizaj bashkë me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Nismën Socialdemokrate.

Kandidatura e Murati-Shabanit vjen në kohën kur partitë politike kanë nisur përzgjedhjen e listave përfaqësuese për garën zgjedhore në nivel lokal.

Continue Reading

Ferizaj

Agim Aliu konfirmon kandidaturën për kryetar të Ferizajt

Published

on

Kryetari aktual i Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se do të jetë sërish kandidat i PDK-së për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet  e ardhshme lokale të 12 tetorit.

Njoftimin për kandidaturë, Aliu e bëri përmes një postimi në profilin e tij në facebook.

Aliu, si kandidat i Partisë Demokratike, është zgjedhur kryetar i Ferizajt në dy mandate të njëpasnjëshme, nga viti 2017-2021 dhe 2021-2025.

Më herët, ai ishte zgjedhur në krye të qeverisë lokale për një mandat të shkurtuar edhe në zgjedhjet e jashtëzakonshme të vitit 2012, pas dorëheqjes së Bajrush Xhemailit nga pozita e kryetarit të Ferizajt.

Continue Reading

Trending