Connect with us

Ferizaj

Nuhi Qeli kërkon ndihmë për shërimin e djalit 7 vjeçar

Published

on

Nuhi Qeli nga fshati Greme i Ferizajt, shprehet i mllefosur me institucionet qendrore dhe lokale, të cilat thotë se nuk po i ndihmojnë për ta shëruar djalin e tij 7 vjeçar, i cili vuan nga një sëmundje e rëndë. Ai thotë se ka dy vite që troket dyerve të insitucioneve, mirëpo në ndihmë nuk i ka dalë askush.

“Një djalë më ka pësuar për shkak të kushteve ekonomike, tani me kancer e kam edhe një fëmijë, edhe shoqën e kam me sëmundje mendore, unë jam invalid i luftës, unë nuk di çka përjetoj më keq, kjo qeveri nuk më ka ndihmuar asgjë, as komuna nuk më ka ndihmu, shoqata ”Feniks” më ka ndihmu ma ka ndërtu shtëpinë, tani jam duke kërkuar ndihmë me shëru djalin, flokët i kanë ra nga sëmundja”, tha Qeli.

Ai thotë se gjendja ekonomike po i rëndohet çdo ditë e më shumë pas ndërprerjes së ndihmës sociale për bashkëshorten e tij, e cila ka probleme psiqike.

“Një social e marrë prej 90 euro, por vetëm 100 euro mua më shkojnë për mjekë, tri vjet kam marrë pension, ndërsa pesë vjet shoqja por ia kanë ndalur, ndërsa mua më takojnë katër pensione, në komunë kam qenë më thonë nuk ka mjete financiare”,u shpreh Nuhi Qeli.

Kryefamiljari i familjes katër anëtarshe nga fshati Greme i Ferizajt, bëri apel tek njerëzit e vullnetit të mirë që ta ndihmojnë për të ta shëruar djalin e tij 7 vjeçar.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Lëndohet një person në vendin e punës në Ferizaj

Published

on

Një person është lënduar të martën në vendin e punës në Ferizaj.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se ai është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, derisa në vendin e ngjarjes kanë njësitet policore dhe inspektorati i punës.

Rasti është iniciuar si “asgjësim, dëmtim apo heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar gjatë punës ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në tretman mjekësor në QKUK. Në vendin e  ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse policore dhe inspektori i punës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një i dyshuar për therjen e 16 vjeçarit në Ferizaj

Published

on

Policia ka identifikuar njërin nga tre personat që sulmuan dhe plagosën me thikë të miturin F.V. 16 vjeç, në oborrin e një shkolle në rrugën “Gjon Sereqi” në Ferizaj.

Sipas policisë, i dyshuari M.D., shtetas i Shqipërisë, është arrestuar sot rreth orës 12:30 në rrugën “At Nikë Prela” në Ferizaj dhe gjatë kontrollit atij i është gjetur dhe konfiskuar një thikë që dyshohet të jetë përdorur në kryerjen e veprës penale.

Me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari është ndaluar për 24 orë, në pritje të procedurave të mëtejshme hetimore.

Ndryshe, i mituri i plagosur rëndë, pas trajtimit fillestar në emergjencën e Ferizajt është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.

Continue Reading

Ferizaj

I mituri në gjendje të rëndë pas sulmit me thikë në Ferizaj

Published

on

Një i mitur ka mbetur i lënduar rëndë pasi është sulmuar me thikë nga tre persona të dielën në Ferizaj.

Policia ka njoftuar se viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pas trajtimit mjekësor në emergjencën e Ferizajt.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se sulmi fizik ndaj viktimës ka ndodhur të dielën, në rrugën “Gjon Sereqi” rreth orës 15:10, derisa ende nuk dihet identiteti i sulmuesve.

“Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime pasi që i njëjti dyshohet se është sulmuar nga tre persona të panjohur, ku njëri prej tyre e ka goditur viktimën me një mjet të mprehtë-thikë. Viktimës fillimisht i është ofruar tretman mjekësor në QE-Ferizaj, pastaj është dërguar për trajtim të mëtejshëm në QKUK. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending