Connect with us

Ferizaj

Drejtoria e Bujqësisë nuk planifikon buxhet për kompensimin e fermerëve

Published

on

Edhe pse ekzekutivi i Ferizajt ka paraparë ngritjen e buxhetit prej 70 mijë euro për Drejtorinë e Bujqësisë në vitin 2019, ai nuk ka planifikuar mjete buxhetore për kompensimin e fermerëve që janë dëmtuar nga breshëri gjatë këtij viti.

Drejtori i Bujqësisë në Ferizaj Burim Bajrami, tha se një gjë e tillë nuk ka ndodhur, meqë Qeveria është zotuar për kompensimin e fermerëve të dëmtuar.

“Jeni në dijeni se kryeministri ka marrë një vendim për kompensimin e dëmeve dhe ajo na ka pamundësuar neve që të planifikojmë buxhet për vitin e ardhshëm për kompensim të dëmeve, unë po shpresoj se kryeministri do të respektoj vendimin që e ka marrë dhe përmes Ministrisë së Bujqësisë të bëhet kompensimi i dëmeve tek fermerët e komunës sonë, ne i kemi pajisur me të gjitha materialet përcjellëse, me shifrën e dëmeve dhe po besoj që mbetet vetëm respektimi i vendimit të kryeministrit. Ne si nivel lokal nuk kemi edhe mjete, por edhe nuk kemi paraparë mjete për vitin e ardhshëm, unë po besoj se vendimi i kryeministrit është pak më parësor se ai i nivelit lokal, ai ka paraparë edhe krijimin e fondit të emërgjencave për vitin e ardhshëm dhe unë po shpresoj se do të kompensohen edhe dëmet e këtij viti, por edhe do të rritet fondi për emërgjenca në vitin e ardhshëm”, tha Bajrami.

Megjithatë, drejtori Bajrami tregoi se në buxhetin e vitit 2019 që më 25 shtator do të dal për miratim në Kuvend, është planifikuar një shumë prej 80 mijë euro për vendosjen e sisitemit kundër breshërit tek disa fermerë të caktuar.

“Në vitin e ardhshëm kemi planifikuar diku rreth 80 mijë euro për investim në sistem kundër breshërit, kemi pasur edhe takime me akterë të ndryshum në këtë drejtim, nuk jemi të lejuar edhe nga ana KFOR-it për vendosjen e pompave kundër breshërit, por ne do të investojmë në mekanizmin kundër breshërit, sidomos tek pemëtarët ai do të hyjë në punë shumë. Është projekt shumë i mirë, është projekt që nuk ka ndodhur askund brenda Republikës, do të jetë tek fermerët e caktuar, fermerët e mëdhenj të cilët nuk e kanë sistemin kundër breshërit, do të përzgjedhet lista, do të konkurrojnë pemëtarë të caktuar dhe kush i plotëson kushtet do të jetë përfitues, do të jetë me kritere sepse sasia e mjeteve nuk na lejon që të përfshijmë komplet teritorin e komunës sonë”, tha Bajrami.

Sipas raportit të vlerësimit të dëmeve nga Drejtoria e Bujqësisë, nga erërat e forta dhe breshëri, bujqve ferizajas u janë shkaktuar dëme në vlerë rreth 670 mijë euro.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Policia gjobitë 326 shoferë në Ferizaj për përdorim të telefonit gjatë ngasjes

Published

on

Gjatë muajit janar 2026, Policia Rajonale e Ferizajt ka gjobitur 326 shoferë për përdorim të telefonit gjatë ngasjes, pasi sipas policisë, me këtë veprim ata kanë rrezikuar sigurinë e tyre dhe atë të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.

Sipas policisë, përdorimi i telefonit vazhdon të jetë një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore.

Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të përqendrohen plotësisht në drejtimin e automjetit dhe të shmangin çdo lloj shpërqendrimi, pasi edhe një sekondë pakujdesie të përdorimit të telefonit mund të ketë pasoja serioze për jetën e njerëzve.

Continue Reading

Ferizaj

Ndërroi jetë artisti dhe koreografi i shquar ferizajas, Bajram Tahiri

Published

on

Ka ndërruar jetë Bajram Tahiri, artist,  valltar dhe koreografi i shquar i ansamblit “Kastriotët” në Ferizaj.

I ndjeri gjithë jetën e tij artistike ia kushtoi ruajtjes dhe begatimit të traditës dhe trashëgimisë kulturore, fillimisht si valltar pastaj edhe si koreograf i A.K.V ,,Kastriotët” Ferizaj.

Për një periudhë kohore, nga viti 1999-2009, Tahiri ishte Drejtor Operativ në KRM “Pastërtia”, pastaj nga viti 2017 deri në vitin 2020 shërbeu si këshilltar politik në  Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, derisa  nga viti 2010 udhëhoqi me  kompaninë “Mbrojtja e Ambientit”.

Mbledhja komemorative për artistin e ndjerë, Bajram Tahiri, mbahet më 3 Shkurt 2026, ora 14:00 në Teatrin “Adriana” kurse ceremonia e varrimit nga ora 15:30 në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Ferizaj

Ngritët aktakuza e parë për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzën e parë lidhur me zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, për veprën penale “Asgjësimi i dokumenteve të votimit”.

Në njoftim bëhet e ditur se sipas aktakuzës, më 28 dhjetor 2025, në një qendër të votimit në qytetin e Shtimes, i pandehuri me inicialet M.A., ka dëmtuar dokumentet e votimit lidhur me zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Me këto veprime janë përmbushur elementet e veprës penale për të cilën është ngritur aktakuza pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda.

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se të gjitha rastet eventuale që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor të 28 dhjetorit 2025, do të trajtohen me prioritet dhe në përputhje të plotë me ligjin, me qëllim të mbrojtjes së integritetit të procesit zgjedhor dhe sundimit të ligjit.

Continue Reading

Trending