Connect with us

Ferizaj

Anulimi i kontratës shqetëson banorët e 4 fshatrave

Published

on

Bllokuan magjistralen dy herë duke protestuar me kërkesën për asfaltimin e rrugës, madje në protestën e dytë me banorët e fshatrave Bablak-Tërrn-Luboc-Koshare, u takua edhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, i cili premtoi se deri në fund të vitit kjo rrugë do të asfaltohet, mirëpo siç duket ky zotim i kryeministrit do të mbetet vetëm fjalë, pasi Organi Shqyrtues i Prokurimit sërish ka anuluar kontratën për asfaltimin e kësaj rruge. Ky lajm i ka zhgënjyer tej mase banorët e këtyre fshatrave.

“Anulimi i këtij tenderi është pritur me shqetësim të madh, ne e dimë që është një projekt kapital dhe ka të bëj me shuma milionëshe prandaj ne jemi të bindur se ka probleme rreth grupeve në Ministrinë e Infrastrukturës dhe vështirë se do të kaloj edhe për një kohë. Ne jemi të zhgënjyer me tri qeveritë e fundit, e veçanërisht me tre ministrat që kanë qenë që nga vitit 2008. Jemi të zhgënjyer me ish-ministrin Fehmi Mujota i cili afër nesh është me shtëpi, ai ka qenë dy mandate ministër dhe nuk ka lejuar asnjëherë të hyjë në projekt, ndërsa ai nëpër vise malore ka krijuar një rrjet të asfaltimit në drejtim të Suharekës që ne s’jemi kundër, por atje arriti të tejkalojë procedurat, po ashtu jemi të zhgënjer edhe me Lutfi Zharkun i cili njëjtë ka vepruar, diku mes Karadakut dhe Kaçanikut ka arritur për një muaj me i tejkalu procedurat e tenderimit për asfaltim të rrugës në një pjesë ku kalojnë 30 hektarë zabele të familjarëve të tij, po ashtu  jemi të zhgënjyer edhe me ministrin aktual i cili një javë para zgjedhjeve ka qenë pikërisht këtu dhe ka premtuar, do të thotë kur kanë interesa familjare e grupore procedurat i tejkalojnë shumë shpejtë, e këtu tek ne s’kanë pasur interes”, tha Sabit Avdiu, përfaqësues i fshatit Tërrn.

“Ky dimër do të na pret në gjendje shumë të rëndë sipas të gjitha gjasave, shumë herë punët na u kanë afruar për t’u bërë asfaltimi, por siç duket vetëm në letër, për neve jeta është e njëjtë, ata njerëz që po munden me bë zgjidhje po ikin nga fshati se pa rrugë s’po kemi as transport për nxënës, as për punë, dhe lajmi që morëm dje është shokues për neve, premtimet e kryeministrit ishin bombastike, madje ne e uronim njëri-tjetrin se u kry puna dhe po realizohet ëndërra 15 vjeçare”, tha  Imri Shabani, banor i Lubocit.

“Tash sa e ndërrova gomën e veturës se e prisha në gropë, çka me i thanë kryeministrit që veç erdh na premtoi”, tha një tjetër banor.

“Kemi pritur me shpresë të madhe, e sidomos pas protestës, edhe fjalët e kryeministrit kanë qenë që të besojmë në to, pasi na ka thënë që do të kujdeset për ato procedura, por tani na vjen keq që janë anuluar procedurat, pasi me të vërtetë kemi probleme me rrugë, është e pakalueshme”, tha Evli Ibishi, banor i fshatit Tërrn.

Banorët e katër fshatrave thanë se protestën e radhës do ta mbajnë para Ministrisë së Infrastrukturës në Prishtinë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Policia gjobitë 326 shoferë në Ferizaj për përdorim të telefonit gjatë ngasjes

Published

on

Gjatë muajit janar 2026, Policia Rajonale e Ferizajt ka gjobitur 326 shoferë për përdorim të telefonit gjatë ngasjes, pasi sipas policisë, me këtë veprim ata kanë rrezikuar sigurinë e tyre dhe atë të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.

Sipas policisë, përdorimi i telefonit vazhdon të jetë një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore.

Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të përqendrohen plotësisht në drejtimin e automjetit dhe të shmangin çdo lloj shpërqendrimi, pasi edhe një sekondë pakujdesie të përdorimit të telefonit mund të ketë pasoja serioze për jetën e njerëzve.

Continue Reading

Ferizaj

Ndërroi jetë artisti dhe koreografi i shquar ferizajas, Bajram Tahiri

Published

on

Ka ndërruar jetë Bajram Tahiri, artist,  valltar dhe koreografi i shquar i ansamblit “Kastriotët” në Ferizaj.

I ndjeri gjithë jetën e tij artistike ia kushtoi ruajtjes dhe begatimit të traditës dhe trashëgimisë kulturore, fillimisht si valltar pastaj edhe si koreograf i A.K.V ,,Kastriotët” Ferizaj.

Për një periudhë kohore, nga viti 1999-2009, Tahiri ishte Drejtor Operativ në KRM “Pastërtia”, pastaj nga viti 2017 deri në vitin 2020 shërbeu si këshilltar politik në  Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, derisa  nga viti 2010 udhëhoqi me  kompaninë “Mbrojtja e Ambientit”.

Mbledhja komemorative për artistin e ndjerë, Bajram Tahiri, mbahet më 3 Shkurt 2026, ora 14:00 në Teatrin “Adriana” kurse ceremonia e varrimit nga ora 15:30 në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Ferizaj

Ngritët aktakuza e parë për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzën e parë lidhur me zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, për veprën penale “Asgjësimi i dokumenteve të votimit”.

Në njoftim bëhet e ditur se sipas aktakuzës, më 28 dhjetor 2025, në një qendër të votimit në qytetin e Shtimes, i pandehuri me inicialet M.A., ka dëmtuar dokumentet e votimit lidhur me zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Me këto veprime janë përmbushur elementet e veprës penale për të cilën është ngritur aktakuza pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda.

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se të gjitha rastet eventuale që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor të 28 dhjetorit 2025, do të trajtohen me prioritet dhe në përputhje të plotë me ligjin, me qëllim të mbrojtjes së integritetit të procesit zgjedhor dhe sundimit të ligjit.

Continue Reading

Trending