Connect with us

Ferizaj

Dalin në sipërfaqe pakënaqësitë e para brenda PDK-së në Ferizaj

Published

on

Një letër  dërguar degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj në fillim të këtij muaji, tregon se si nëndegët e fshatrave reagojnë nëse partia nuk i përkrah. Është kjo nëndega e PDK-së në fshatin Koshare, ku përmes një letre që e posedon edhe Tv Tema, ka paralajmëruar degën e PDK-së se disa anëtarë kanë vendosur të japin dorëheqje të parevokueshme nga ky subjekt, për shkak të, siç thonë,  injorimit dhe defaktorizimit që po u bëhet nga kryetari i degës dhe një pjesë e strukturave të PDK-së. I telefonuar nga Televizioni Tema, kryetari i kësaj nëndege Naser Haliti, tha se kjo gjendje është reale, mirëpo nuk pranoi të pronocohet deri në marrjen e vendimit final, i cili tha se do të ndodhë këto ditë.

Në anën tjetër, as kryetari i PDK-së, e as sekretari Gazmend Bytyqi i cili është edhe zyrtar për media dhe as nënkryetarë të tjerë të kësaj partie, nuk pranuan të prononcohen lidhur me këtë çështje. I vetmi që foli për këtë është nënkryetari i parë i degës së PDK-së në Ferizaj, Nehat Mustafa. Ai tha se ka dëgjuar për paralajmërimin e dorëheqjes së një pjese të nëndegës së Koshares, por u shpreh i habitur se si kryesia e PDK-së nuk e ka parë të arsyeshme të mbledhet për ta diskutuar këtë shqetësim të kësaj nëndege.

“Deri më tani asnjëherë nuk është thirrë Kryesia dhe Këshilli Drejtues, pse po mbahet i fshehtë  reagimi i kësaj nëndege, por edhe dorëheqja e tyre, arsyet unë nuk i di. Kjo tashmë është bërë publike gjithandej dhe jam shumë i bindur se do ta dëmtoj PDK-në dhe jam po ashtu i sigurtë që shkalla e pakënaqësisë është më e madhe, kjo për faktin që një pjesë e madhe e aktivistëve të devotshëm të partisë janë duke u ndjerë të anashkaluar dhe të mospërfillur dhe pikërisht kjo i detyron ata që të marrin veprime të tilla deri tek dorëheqja. Thjesht prej marrjes së pushtetit ne si kryesi e PDK-së as që jemi mbledhur për t’i diskutuar këto shqetësime”, tha Nehat Mustafa.

Ndryshe,  në arsyetimin e kësaj letre paralajmëruese dërguar degës së PDK-së,  thuhet se nëndega e Koshares ka vizita shumë të rralla nga strukturat e PDK-së, ose vetëm në kohë të zgjedhjeve, pastaj marrja e vendimeve për investimet infrastrukturore në këtë fshat dhe shfrytëzimi i resurseve njerëzore pa u konsultuar me strukturat e nëndegës së Koshares. Më tutje, në këtë letër shkruhet se ky qëndrim injorues i kryetarit dhe kryesisë se degës kundrejt strukturave udhëheqëse të nëndegës se Koshares, nuk mund të kuptohet ndryshe pos si përpjekje për të shkatërruar atë që është arritur me shumë mund për vite të tëra. Ndër të tjera, në reagimin e kësaj nëndege theksohet se pas ardhjes në pushtet të PDK-së janë favorizuar grupe e individë të lidhur me 3-4 personalitete të degës, pa përfillur asnjëherë kontributin e madh të aktivistëve të devotshëm.

Të gjitha këto kritika të nëndegës PDK-së në Koshare, sikur u aprovuan nga nënkryetari i këtij subjekti Nehat Mustafa. Madje, ai shkoi edhe më larg. Tha se përveç nëndegëve, të shantazhuar janë edhe disa nga asamblistët e kësaj partie.

“Thjesht PDK -ja për momentin është shndërruar në pronë të 2-3 personave të cilët vendosin për çdo gjë pa e pyetur asnjë organ të partisë. Kështu që po them hapur se degët që kanë vepruar kështu e dinë çfarë fundi do të kenë. Është për shembull nëndega e Komogllavës e cila është faktor për fitoren e zgjedhjeve dhe nuk është e përfaqësuar askund, aty ka shumë njerëz të dijshëm, ka kuadro që me leksione mund ta mbajnë gjysmën e Ferizajt. Po ashtu, po t’i shikoni këshilltarët komunal pjesa më e madhe e tyre janë të shantazhuar që të votojnë edhe atëherë kur nuk duan të votojnë dhe pastaj si kundërveprim përfitojnë emërime nëpër borde të familjarve të tyre ose pozita të caktuar nëpër institucione publike. Thjesht është një trafikim i votës që qytetarët janë duke e vërejtur shumë mirë dhe nuk është çudi reagimi i nëndegës së Koshares, pasi që reagime të tilla do të pritet edhe nga shumë nëndegë”, tha Mustafa.

Në njoftim e nëndegës së PDK-së të fshatit Koshare që i adresohet degës së PDK-së në Ferizaj,  figurojnë emrat e kryetarit të kësaj nëndege si dhe 13 anëtarëve të saj.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohen tre të dyshuar për hajni në disa markete të Ferizajt

Published

on

Policia e Ferizajt ka arrestuar tre persona nën dyshimet se kanë kryer vjedhje në disa markete të Ferizajt.

Bëhet fjalë për katër raste të ndara vjedhjeje dhe atë në një shitore në rrugën “Brahim Ademi”, “Vëllezërit Gërvalla”, “Rexhep Bislimi”, si dhe në një shitore në fshatin Koshare.

Sipas policisë, pas një pune intensive hetimore në terren dhe analizimit të video-incizimeve, njësia e hetimeve në Ferizaj ka arritur të identifikojë dhe arrestojë kryesit e dyshuar të këtyre veprave penale. Në cilësinë e të dyshuarve janë intervistuar  B.R. (61 vjeç), B.V. (44 vjeç) dhe K.R. (35 vjeç).

Vlera e produkteve të vjedhura është rreth 2,000 euro.

“Nga hetimet e deritanishme dyshohet se të njëjtit kanë përdorur një veturë Audi A3 me targa vendore dhe se kanë vepruar në data të ndryshme gjatë muajit nëntor 2025 në territorin e Ferizajt. Po ashtu, ekzistojnë dyshime të bazuara se të dyshuarit mund të jenë të përfshirë edhe në raste të tjera vjedhjeje, për të cilat hetimet janë duke vazhduar.

Pas intervistimit nga policët hetues dhe me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt hetimore”, thuhet mes tjerash në njoftimin e policisë.

#

Continue Reading

Ferizaj

Kosova goditet nga tërmeti 3.1 ballësh, epiqendra në afërsi të Kllokotit

Published

on

Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot në mëngjes në rajonin kufitar mes Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Epiqendra e tërmetit është lokalizuar rreth 11 kilometra në verilindje të Ferizajt dhe 9 kilometra në jug të Gjilanit, në zonën Viti-Gjilan në afërsi të Kllokotit.

Sipas të dhënave sizmologjike të Qendrës Euro-Mesdhetare (EMSC), lëkundja ka ndodhur më 15 dhjetor, rreth orës 07:20 sipas kohës lokale derisa tërmeti ka pasur një thellësi prej rreth 9 kilometrash.

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj konfiskon mbi 4.6 kg kokainë dhe arreston katër të dyshuar

Published

on

Hetuesit policorë nga Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN) në Ferizaj, ka arrestuar katër persona derisa edhe dy të tjerë janë në kërkim, të dyshuar për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Gjatë realizimi të aksionit janë konfiskuar 4.62 kilogramë të substancës që dyshohet të jetë kokainë, një pistoletë me 14 fishekë, celularë, para në valuta të ndryshme dhe disa mjete motorike.

Në njoftimin e policisë thuhet se të arrestuar janë A.L., (mashkull, shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1973), M.B., (mashkull, shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1971), A.B., (mashkull, kosovar, viti i lindjes 1997) dhe A.B., (mashkull, kosovar, viti i lindjes 1993).

Të dyshuarit, pas intervistimit me aktvendim nga prokuroria janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Njoftimi i plotë:

#

Continue Reading

Trending