Connect with us

Ferizaj

Shënimi i 20 vjetorit të ”Epopesë së Jezercit” nis me ekspozitë homazh

Published

on

Shënimi i 20 vjetorit të “Epopesë së Jezercit”, nisi me ekspozitën homazh të dëshmorit Gursel Sylejmani. Në hapje të ditëve të Epopesë së lavdishme të Jezercit,  ishin të pranishëm shumë artistë, struktura politike dhe qytetarë të tjerë. Punimet e realizuara kohë më parë të dëshmorit Gursel Sylejmani, u vlerësuan lartë nga njohësit e kësaj fushe.

 “Gurseli sot është i pranishëm pranë nesh me veprat e tij, me shpirtin e tij dhe veprën kulmore që e ka bërë për brezat e ardhshëm. Për mua si krijues është i renditur në rangun e parë, ngase ai ka njohur ngjyrën, ka njohur tonin, harmoninë, drejtpeshimin dhe të gjitha tiparet e një arti kanë qenë prezente në pikturat e Gurselit dhe për atë ai çmohet dhe gjithmonë do të jetë i  çmuar si krijues dhe si njeri”, tha profesor Haki Xhakli.

Me pjesëmarrjen e tyre këtë ekspozitë homazh të dëshmorit Gursel Sylejmani, e nderuan edhe kryetari i Vitisë, prej nga vjen dëshmori, si dhe drejtues të pushtetit lokal të Ferizajt.

“Unë ndjej gjithmonë privilegj kur flas për Gurselin si një ndër emrat emblemë të këtij shekulli si trim, artistë dhe dëshmor, por në të njëjtën kohë ndjej edhe përgjegjesi për amanetin dhe idealin e tij”, tha kryetari i Vitisë Sokol Haliti.

“Është ky dëshmori i cili ngjyrat e lirisë i ka vënë në pikturë dhe ngjyrat e gjakut i ka vënë në altarin e lirisë, prandaj Jezerci dhe e gjithë Kosova do ta kujtojnë me krenari”, tha Xhemile Murati-Shabani, drejtoreshë e Kulturës në Ferizaj.

Në emër të familjes, mysafirët i falënderoi vajza e dëshmorit e cila edhe trashëgoi profesionin e babait.

“Jam shumë krenare që familja ime dhe ju kemi një trashëgimi të tillë, kemi një trashëgimi nga pjesa më e bukur e shpirtit të tij nga kjo krijimtari e pikturave. Duke u përkulur pranë veprës së babit Gursel dhe xhaxhit Bajram dhe gjithë dëshmorëve të Kosovës, ju ftoj që ta shijoni edhe një herë këtë krijimtari të piktorit dëshmor”, tha vajza e dëshmorit, Pranvera Sylejmani.

Me muzikë klasike u mbyll edhe nata e parë e kësaj ekspozite e cila do të qëndroj e hapur për disa ditë rresht në shënim të 20 vjetorit të Epopesë së lavdishme të Jezercit.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Javën e kaluar u raportuan 56 aksidente trafiku në rajonin e Ferizajt

Published

on

Policia në rajonin e Ferizajt ka njoftuar se javën e kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 347 gjoba kundërvajtëse dhe janë pezulluar 13 patentë shoferë.

Gjatë periudhës nga 09.06.2025 deri më 15.06.2025, janë shqiptuar 1,347 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 13 patentë-shoferë për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik, thuhet në njoftim.

Gjithashtu janë raportuar 56 aksidente trafiku, në një prej tyre në person ka vdekur.

– 1 aksident me fatalitet në Kaçanik, ku ka mbetur një person i vdekur

– 24 aksidente me lëndime , ku kanë mbetur të lënduar 30 persona

– 31 aksidente me dëme materiale

Continue Reading

Ferizaj

Teatri “Adriana”reagon ndaj pengesave institucionale: “Një premierë përtej censurës”

Published

on

Teatri “Adriana” ka njoftuar se premiera e shfaqjes “Fluturimi mbi teatrin e Kosovës” është shtyrë për datën 14 qershor 2025, shkaku i pengesave institucionale që trupa ka hasur gjatë përgatitjes së kësaj premiere.

Sipas deklaratës për media, gjatë përgatitjeve për premierën e kësaj shfaqjeje, të caktuar fillimisht për 7 qershor, trupa është përballur me kërkesa për ndërhyrje në tekstin e shfaqjes, mungesë të papritur të buxhetit për materiale skenike dhe pengesa të tjera që, sipas tyre, përbëjnë “një sabotim të heshtur” ndaj artit dhe lirisë krijuese.

Megjithatë, nga teatri konfirmojnë se premiera e shfaqjes “Fluturimi mbi teatrin e Kosovës”, me tekst të Jeton Nezirajt dhe regji të Agon Myftarit, do të mbahet në datën e re, edhe nëse u duhet të riciklojnë kostume dhe skenografi nga prodhime të mëparshme.

Teatri thekson se këto pengesa janë një formë e censurës indirekte ndaj lirisë krijuese, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së lirive artistike dhe të shprehjes në Kosovë.

“Është paradoksale dhe shqetësuese se si disa individë marrin bajrakun e patriotizmit duke akuzuar tërthorazi artistët si antikombëtarë, dhe në emër të një lloj nacionalizmi primitiv, përpiqen të kufizojnë të drejtën krijuese — për të cilën të njëjtët kanë luftuar në vitet 1998–1999”, thuhet më tej në deklaratë, përmes së cilës, aktorët dhe regjisori i bëjnë thirrje publikut dhe komunitetit artistik të mbështesin shfaqjen dhe të qëndrojnë kundër çdo censure.

“Më 14 qershor, në skenën e Teatrit ‘Adriana’, nuk do të shfaqet vetëm një vepër. Do të shfaqet vetë qëndrimi ynë ndaj lirisë”, thuhet mes tjerash në deklaratë.

#

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj brenda javës shqiptoi 1310 gjoba trafiku

Published

on

Policia e Ferizajt, gjatë javës së kaluar, ka shqiptuar 1 mijë e 310 gjoba trafiku,  si dhe ka pezulluar 14 patentë-shoferë për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.

Gjatë kësaj periudhe, policia ka bërë të ditur se kanë  ndodhur gjithsej 36 aksidente, nga të cilat, 13 ishin me të lënduar kurse  23 aksidente të tjera ishin vetëm me dëme materiale.

Continue Reading

Trending