Connect with us

Ferizaj

Në tribunën artistike-shkencore diskutohet për ”Artin dhe Luftën”

Published

on

“Arti dhe Lufta”, ishte tema e cila u diskutua në një tribunë artistike-shkencore, të organizuar nga klubi letrar “De Rada”. Kryetari i këtij klubi Gazmend Bytyqi, tha se kjo tribunë synon të vë në pah se çka është krijuar në aspektin artistik për luftën e fundit dhe çka mund të bëhet më shumë për të pasqyruar këtë ngjarje.

Historiani Nexhat Shahini, tha se deri më sot nuk  janë bërë studime shkencore sa i përket momenteve të luftës, prandaj kjo tribunë është një nismë që në të ardhmen të realizohen punime shkencore të cilat argumentojnë luftën e fundit në Kosovë.

Kurse, regjisorët ferizajas Fatmir Hyseni dhe Besim Ugzmajli, thanë se shpeshherë përmes filmave janë munduar të prekin tema të cilat kanë të bëjnë me luftën, mirëpo për shkak të kostos së lartë që përfshijnë ato, nuk kanë mundur të realizojnë projekte në nivelin e duhur.

Edhe kjo tribunë artistike-shkencore u organizua me rastin e 20 vjetorit të Epopesë së Jezercit.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Kosova goditet nga tërmeti 3.1 ballësh, epiqendra në afërsi të Kllokotit

Published

on

Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot në mëngjes në rajonin kufitar mes Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Epiqendra e tërmetit është lokalizuar rreth 11 kilometra në verilindje të Ferizajt dhe 9 kilometra në jug të Gjilanit, në zonën Viti-Gjilan në afërsi të Kllokotit.

Sipas të dhënave sizmologjike të Qendrës Euro-Mesdhetare (EMSC), lëkundja ka ndodhur më 15 dhjetor, rreth orës 07:20 sipas kohës lokale derisa tërmeti ka pasur një thellësi prej rreth 9 kilometrash.

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj konfiskon mbi 4.6 kg kokainë dhe arreston katër të dyshuar

Published

on

Hetuesit policorë nga Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN) në Ferizaj, ka arrestuar katër persona derisa edhe dy të tjerë janë në kërkim, të dyshuar për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Gjatë realizimi të aksionit janë konfiskuar 4.62 kilogramë të substancës që dyshohet të jetë kokainë, një pistoletë me 14 fishekë, celularë, para në valuta të ndryshme dhe disa mjete motorike.

Në njoftimin e policisë thuhet se të arrestuar janë A.L., (mashkull, shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1973), M.B., (mashkull, shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1971), A.B., (mashkull, kosovar, viti i lindjes 1997) dhe A.B., (mashkull, kosovar, viti i lindjes 1993).

Të dyshuarit, pas intervistimit me aktvendim nga prokuroria janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Njoftimi i plotë:

#

Continue Reading

Ferizaj

Policia ia sekuestron dy armë pa leje një personi në Doganaj të Kaçanikut

Published

on

Policia ka shoqëruar në stacion policor të Kaçanikut, të dyshuarin mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë së tij janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta dhe 67 fishekë.

Sipas policisë, nën dyshimin për armë mbajtje pa leje, kontrolli i shtëpisë u zhvillua pasditen e së mërkurës në fshatin Doganaj të Kaçanikut.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Trending