Connect with us

Ferizaj

Pianistja Fjolla Hetemi mban koncert solistik në Ferizaj

Published

on

Në ambientet e shkollës së muzikës, artit dhe baletit “Mjellmat”, pianistja 18 vjeçare Fjolla Hetemi nga Ferizaj,  ka mbajtur një koncert solistik, koncerte këto që rrallëherë organizohen në këtë qytet.

Hetemi, e cila në prani të dhjetëra dashamirëve të pianos ka interpretuar vepra muzikore të Beethovenit, Chopinit dhe Bach-it, tha se ka vite që e ka ëndërruar organizimin e një koncerti të tillë.

“Ëndërr e çdo instrumentisti dhe e çdo muzikanti është me mbajt një koncert për me shafq punën dhe talentin e tij, gjithmonë ka qenë dëshirë e imja e kahmotshme me mbajt një koncert solistik ose recital, mirëpo gjithmonë duke mos mundur me u përshtat me programin që kemi pasur, ky program që  e kam luajtur mbrëmë ka qenë ndër programet e mia më të preferuara dhe ka qenë i punuar në mnëyrë shumë profesionale dhe ndjehem mirë që e kam realizuar, mbrëmë jam motivuar edhe më shumë që me fillu me punu sa më shumë për me bë gjëra më të mira, sepse realisht vendit tonë i mungojnë koncerte të tilla të cilat janë kulturore, por edhe edukative dhe besoj që ky koncert mos të jetë i fundit”, tha Hetemi.

Hetemi e cila është në vitin e dytë të studimeve në Degën e Arteve Muzikore, synon që në të ardhmen të realizoj koncerte shumë më të mëdha.

“Ky profesion sa është  i mirë është edhe shumë i vështirë, por unë jam familjarizuar me pianon, prandaj kam fillu me punu sa më shumë dhe për këtë e kam zgjedhur pianon në studime”, tha Hetemi.

Fjolla Hetemi, ka performuar në dhjetëra koncerte e manifestime që janë organizuar në Ferizaj.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Kosova goditet nga tërmeti 3.1 ballësh, epiqendra në afërsi të Kllokotit

Published

on

Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot në mëngjes në rajonin kufitar mes Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Epiqendra e tërmetit është lokalizuar rreth 11 kilometra në verilindje të Ferizajt dhe 9 kilometra në jug të Gjilanit, në zonën Viti-Gjilan në afërsi të Kllokotit.

Sipas të dhënave sizmologjike të Qendrës Euro-Mesdhetare (EMSC), lëkundja ka ndodhur më 15 dhjetor, rreth orës 07:20 sipas kohës lokale derisa tërmeti ka pasur një thellësi prej rreth 9 kilometrash.

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj konfiskon mbi 4.6 kg kokainë dhe arreston katër të dyshuar

Published

on

Hetuesit policorë nga Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN) në Ferizaj, ka arrestuar katër persona derisa edhe dy të tjerë janë në kërkim, të dyshuar për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Gjatë realizimi të aksionit janë konfiskuar 4.62 kilogramë të substancës që dyshohet të jetë kokainë, një pistoletë me 14 fishekë, celularë, para në valuta të ndryshme dhe disa mjete motorike.

Në njoftimin e policisë thuhet se të arrestuar janë A.L., (mashkull, shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1973), M.B., (mashkull, shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1971), A.B., (mashkull, kosovar, viti i lindjes 1997) dhe A.B., (mashkull, kosovar, viti i lindjes 1993).

Të dyshuarit, pas intervistimit me aktvendim nga prokuroria janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Njoftimi i plotë:

#

Continue Reading

Ferizaj

Policia ia sekuestron dy armë pa leje një personi në Doganaj të Kaçanikut

Published

on

Policia ka shoqëruar në stacion policor të Kaçanikut, të dyshuarin mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë së tij janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta dhe 67 fishekë.

Sipas policisë, nën dyshimin për armë mbajtje pa leje, kontrolli i shtëpisë u zhvillua pasditen e së mërkurës në fshatin Doganaj të Kaçanikut.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Trending