Connect with us

Ferizaj

Promovohet libri ”Udhëkryqet kosovare” nga Nebi Jashari

Published

on

 

“Udhëkryqet kosovare”, është libri i radhës i autorit 70 vjeçar nga fshati Doganaj i Ferizajt, Nebi Jashari. Në këtë vepër janë përfshirë disa shkrime të autorit të botuara nëpër gazeta, revista dhe portale të ndryshme që kanë të bëjnë kryesisht me politikë dhe ekonomi.

Recensentët e librit të Jasharit, Skender Ramadani dhe Halil Halili, thanë se autori në këtë libër shtjellon tema të ndryshme, si ndikimin e privatizimit të ndërmarrjeve publike që janë bërë në vend, energjinë e ripërtëritshme, korrupsionin, procesin e sigurimeve shëndetësore, e të tjera. Mirëpo, ata theksuan se autori theksin kryesor në këtë libër e ka vënë tek bashkëpunimi që duhet të jetë në mes të institucioneve qeveritare dhe bizneseve.

“Autori është përkrahës i ekonomisë së tregut, tregut të lirë të hapur, duke u shprehur se nëse duam standard më të lartë të jetës tregu i lirë është e vetmja alternativë, por gjithnjë duke pasur parasysh edhe rolin e qeverisë e cila duhet të jetë e gatshme të marrë pozicionin e mekanikut i cili kujdeset për lokomotivën, që në këtë rast autori lokomotivën e merr si metaforë të biznesit, lokomotiva është biznes, kurse qeveria është mekanik i cili duhet të kujdeset për zëvëndësimin e pjesëve të lokomotivës  që ajo të arrijë në cakun e destinuar”, tha  recensenti Skender Ramadani.

“Libri “Udhëkryqet kosovare” përmban një sërë analizash politiko-ekonomike, qasje realiste, origjinale dhe pragmatike për temat që trajtohen, që në brendësinë e tyre japin porosi të qartë nga të cilat si të tilla asnjëherë nuk e kanë humbur aktualitetin, veçanërisht gjatë trajtimit të temave ekonomike vërehet një qasje profesionale që fillon me identifikimin e problemeve, shtjellimin e çështjes dhe dhënien e rekomandimeve për zgjidhje të mundshme”, tha Halil Halili, recensent.

Libri “Udhëkryqet kosovare” i autorit Nebi Jashari, u vlerësua lartë edhe nga politologu Ramush Tahiri.

“Ajo që më bën përshtypje në këtë libër janë tematikat që janë të thukta, nuk kanë përsëritje, janë të qarta në mendimin se çka po dëshiron të thuash dhe kah po dëshiron me u orientu dhe nuk mund të thuash në asnjë segment që ka mungesë të argumenteve, përkundrazi gërshetimi i tij flet për një përvojë, një mjeshtri dhe fundi i fundit flet për një qëndrim shumë njerëzor dhe humanist, angazhues në shërbim të popullit dhe vendit”, tha Tahiri.

Kurse, autori i librit Nebi Jashari, tha se përvojën personale në politikë, ekonomi dhe arsim është munduar ta sjellë në këtë libër.

“Derisa po mendoja se çka të flas me këtë rast mu kujtua një pyetje e një shokut se përse po shkruan dhe këto shkrime po i bëj pasi të gjitha çka i kam mësuar në jetë janë prej popullit dhe vetëm me shkrim mund t’ia kthej ato që i kam marrë nga populli. Kosova ka nevojë  për më shumë zëra kritik të intelektualëve, e luftë kundër antivlerave”, tha Jashari.

Libri “Udhëkryqet kosovare”, u vlerësua dhe u komentua pozitivisht edhe nga dashamirët e librit, të cilit ishin pjesëmarrës në këtë promovim.

Muaj më parë Jashari kishte botuar librin ”Tregime ndryshe”.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Javën e kaluar u raportuan 56 aksidente trafiku në rajonin e Ferizajt

Published

on

Policia në rajonin e Ferizajt ka njoftuar se javën e kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 347 gjoba kundërvajtëse dhe janë pezulluar 13 patentë shoferë.

Gjatë periudhës nga 09.06.2025 deri më 15.06.2025, janë shqiptuar 1,347 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 13 patentë-shoferë për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik, thuhet në njoftim.

Gjithashtu janë raportuar 56 aksidente trafiku, në një prej tyre në person ka vdekur.

– 1 aksident me fatalitet në Kaçanik, ku ka mbetur një person i vdekur

– 24 aksidente me lëndime , ku kanë mbetur të lënduar 30 persona

– 31 aksidente me dëme materiale

Continue Reading

Ferizaj

Teatri “Adriana”reagon ndaj pengesave institucionale: “Një premierë përtej censurës”

Published

on

Teatri “Adriana” ka njoftuar se premiera e shfaqjes “Fluturimi mbi teatrin e Kosovës” është shtyrë për datën 14 qershor 2025, shkaku i pengesave institucionale që trupa ka hasur gjatë përgatitjes së kësaj premiere.

Sipas deklaratës për media, gjatë përgatitjeve për premierën e kësaj shfaqjeje, të caktuar fillimisht për 7 qershor, trupa është përballur me kërkesa për ndërhyrje në tekstin e shfaqjes, mungesë të papritur të buxhetit për materiale skenike dhe pengesa të tjera që, sipas tyre, përbëjnë “një sabotim të heshtur” ndaj artit dhe lirisë krijuese.

Megjithatë, nga teatri konfirmojnë se premiera e shfaqjes “Fluturimi mbi teatrin e Kosovës”, me tekst të Jeton Nezirajt dhe regji të Agon Myftarit, do të mbahet në datën e re, edhe nëse u duhet të riciklojnë kostume dhe skenografi nga prodhime të mëparshme.

Teatri thekson se këto pengesa janë një formë e censurës indirekte ndaj lirisë krijuese, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së lirive artistike dhe të shprehjes në Kosovë.

“Është paradoksale dhe shqetësuese se si disa individë marrin bajrakun e patriotizmit duke akuzuar tërthorazi artistët si antikombëtarë, dhe në emër të një lloj nacionalizmi primitiv, përpiqen të kufizojnë të drejtën krijuese — për të cilën të njëjtët kanë luftuar në vitet 1998–1999”, thuhet më tej në deklaratë, përmes së cilës, aktorët dhe regjisori i bëjnë thirrje publikut dhe komunitetit artistik të mbështesin shfaqjen dhe të qëndrojnë kundër çdo censure.

“Më 14 qershor, në skenën e Teatrit ‘Adriana’, nuk do të shfaqet vetëm një vepër. Do të shfaqet vetë qëndrimi ynë ndaj lirisë”, thuhet mes tjerash në deklaratë.

#

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj brenda javës shqiptoi 1310 gjoba trafiku

Published

on

Policia e Ferizajt, gjatë javës së kaluar, ka shqiptuar 1 mijë e 310 gjoba trafiku,  si dhe ka pezulluar 14 patentë-shoferë për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.

Gjatë kësaj periudhe, policia ka bërë të ditur se kanë  ndodhur gjithsej 36 aksidente, nga të cilat, 13 ishin me të lënduar kurse  23 aksidente të tjera ishin vetëm me dëme materiale.

Continue Reading

Trending