Connect with us

Ferizaj

Mungesa e rrymës ankth për qytetarët

Published

on

Fshatrat Bibaj, Fshat i Vjetër, Sojevë, Mirosalë, Dardani e Zllatar, çdo ditë po përballen me ndërprerje të energjisë elektrike, të cilat zgjasin me orë të tëra. Banorët thonë se kjo gjendje e cila ka filluar që disa muaj, u ka ardhur në majë të hundës, meqë po u paralizohet jeta. Të mllefosur për këtë gjendje shprehen edhe pronarët e bizneseve që operojnë në këtë pjesë, të cilët thonë se përveç pengesave në punë që ua shkakton ndërprerja e rrymës, ajo po ua dëmton edhe pajisjet.

“Që 6-7 muaj e ndalin rregullisht nga ora 10-16, 8-14, çdo ditë kemi probleme me rrymë, çdo ditë detyrohem me ble benzinë për gjenerator që kushton mjaftë shumë, por përveç kësaj edhe kur ka rrymë është shumë e dobët, jam detyru me ble përforcues për me funksionu pajisjet si në shtëpi ashtu edhe në lokal, ka problem shumë, ndërsa fatura më vjen 300 euro si pati rrymë si jo, ndonjëherë paralajmërojnë, por më shumë jo, kemi bërë ankesa, mandej kemi bërë edhe kërkesë për sjelljen e një trafo për ta përforcuar rrymën, por jo nuk ka asgjë”, tha Burim Kçiku, pronar i restorantit “So Grill”në Sojevë.

“Kemi probleme që nga paslufta, shumë shepsh po ndalet, kah 8 orë s’kemi rrymë, po duhet me gjenerator me punu, nuk e di pse po  e ndalin kështu, faturat krejt i paguajmë, po ashtu po na shkatërrohen edhe pajisjet, ndalet në 8 kur të vjen 4 pasdite, unë nuk e di se çka po ndodhë, s’po kemi as ku me u anku”, tha Isuf Kçiku, banor i fshatit Sojevë.

“Dy herë në ditë po ndalet, ne jemi taksapagues të rregullt dhe është e pabesueshme që në këtë shekull mos me pas rrymë është katastrofë, unë  e kam një lokal ka ndodhë shumë herë më janë prishur produktet shkaku i rrymës, unë nuk e di se çka është duke ndodhë, nuk po e dimë a jemi duke shkuar drejt zhvillimit apo duke shku veç prapa, që 20 vite pas çlirimit është katastrofë në këtë vend”, tha Basri Bytyqi, banor i fshatit Mirosalë.

Kurse, Xhevat Sallahu, përfaqësues i fshatit Zllatar, njëherit asamblist në Kuvendin Komunal të Ferizajt nga radhët e Vetëvendosjes, thotë se rrjeti elektrik në këtë pjesë është shumë i dobët për shkak të mungesës së investimeve.

“Nga një erë e vogël, apo ndonjë shi i vogël këto 6 fshatra mbesin pa rrymë me orë të tëra dhe kjo është për shkak se nuk janë bërë investimet e nevojshme në rrjetin e energjisë, këtu kanë bërë investime pjesë pjesë dhe këtu nëse në njërin fshat ka ndonjë defekt ne mbesim pa rrymë shumë fshatra. Edhe në rastet kur ka paralajmërime ndodhë që të tejkalohen paralajmërimet, mua më brengos fakti që nuk po bëhen investime në Ferizaj, KEDS-i bën investime edhe nëntokë nëpër komuna të tjera, ndërsa në komunën tonë  gjendja është e mjerueshme, ka raste kur qytetarët detyrohen t’i rregullojnë vetë telat e rrymës që mos të qëndrojnë në tokë, siç një rast në Sojevë”, tha Sallahu.

Për të kuptuar arsyen e këtyre ndërprerjeve në këta fshatra të Ferizajt, gjatë ditës Televizioni Tema kontaktoi me drejtorin e distriktit të KEDS-it në Ferizaj Ramadan Jaha dhe zëdhënësin Viktor Buzhala, por asnjëri nuk u shprehën të gatshëm të na përgjigjen për këtë problem.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj arrestohen dy të dyshuar për trafikim të kokainës

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona të dyshuar për trafikim narkotikësh.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, gjatë kontrollit të disa objekteve janë gjetur dhe sekuestruar 734.4 gram substancë narkotike e llojit kokainë.

Pos drogës, policia ka sekuestruar  edhe 15.005 €, 3950 franga zvicerane, dy telefona mobil, dy vetura dhe disa gjësende tjera që lidhen me rastin.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

Një valixhe e gjetur në rrugën Doganaj–Brezovicë, policia kërkon pronarin

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se në rrugën magjistrale Doganaj–Brezovicë, afër fshatit Duraj, është gjetur një valixhe e zezë që dyshohet se i ka rënë ndonjë udhëtari nga automjeti.

Sipas njoftimit të policisë, qytetari B. B. nga Kaçaniku ka raportuar se më 26 tetor, rreth orës 17:30, gjatë qarkullimit në këtë rrugë, kishte vërejtur valixhen në mes të rrugës dhe më pas e ka dorëzuar në stacionin policor në Kaçanik.

Gjatë kontrollimit të valixhes, janë gjetur disa rroba personale dhe mjete pune.

Policia ka bërë të ditur se valixhja ndodhet aktualisht në stacionin policor në Kaçanik dhe fton personin që e ka humbur të paraqitet për verifikim dhe marrje të valixhes.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një i mitur në Ferizaj për tentim vrasje

Published

on

Policia ka arrestuar një të mitur në Ferizaj për vrasje në tentativë.

I dyshuari pas një mosmarrëveshjeje kishte therur një person tjetër.

Viktima është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, kurse i i mituri i dyshuar është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, pasi që pas një mosmarrëveshje kishte therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. 

Continue Reading

Trending