Connect with us

Ferizaj

Hapet hotel-restorant ”Rubis” në Ferizaj

Published

on

Që nga sot qytetit të Ferizajt iu shtua edhe një hotel-restorant me standarde të larta të shërbimit. Nga një godinë e vjetër e mbetur prej ish-fabrikës së drurit, sot një objekt luksoz i ndërtuar me shumë shije e precizitet, ndodhet ky hotel me emrin “Rubis”. Përveç dhomave të mjaftueshme, ky hotel posedon sallë të konferencave, qendër fitnesi, salla për aktivitete të ndryshme, paradhoma për mysafirë, e shumë risi të tjera. Por, ajo që e dallon këtë hotel nga hotelet e tjera, është që “Rubis” do të kujdeset që përmes shërbimit t’ia kthej turizmin Ferizajt. Për më shumë detaje flet menaxheri Baton Beqa.

“Ne kemi punuar edhe me njerëzit që do të angazhohen në recepsion, ku ata janë duke e studiuar qytetin në anët gjeografike, monumentet se çfarë mund të jenë atraktive për t’u vizituar në këtë komunë, kështu që do të bëjmë hartat ku turistët ose mysafirët tonë do t’i orientojmë për t’i vizituar ato vende ku me këtë rast kujtoj se kjo do të sjellë më shumë turistë dhe miqë në komunën e Ferizajt“, tha Beqa.

Të veçantën e hotelit “Rubis” do ta sjellë restoranti në të cilin u investua aq shumë për të ofruar cilësi dhe komoditet. Karshi emrit qëndron edhe ngjyra e gjelbër që dominon. Ndërsa, kur jemi tek shërbimi, Beqa tregon se këtu do të ketë ushqim të të gjitha llojeve, por kryesisht do të shërbehet ushqimi mesdhetar. Ai tha se do të ketë meny ditore për ata që punojnë çdo ditë, si dhe  specialitete të ditës që do të jenë në kuadër të menysë ekstra. E, ajo që sipas Beqës do të sjellë risi në këtë qytet, është që në pranverë në restorantin “Rubis” do të organizohen javët ushqimore tradicionale të vendeve të ndryshme të botës.

“Prej marsit do të startojmë me menytë e vendeve mesdhetare, ku do të ketë për shembull meny të kuzhinës turke, ajo do të quhet java turke, mandej do të ketë ushqim tradicional të kuzhinës franceze, ajo spanjolle, italiane, thjesht gjatë tërë vitit do të ketë laramani të ushqimeve nga vende të ndryshme. Kuzhinierët i kemi të kualifikuar për këtë gjë, ndërsa për produktet mund të them se shumica e tyre ndodhen në tregun tonë ose afër nesh. Mund të them se tash e katër muaj jemi duke hulumtuar dhe kemi siguri që do të kemi furnizim të mirë. Menynë do ta kemi me kalori të shënushme, ndërsa cilësia do të jetë niveli më i lartë që në pretendojmë, kështu që pastërtia dhe cilësia tek ne do të kenë 0 tolerancë. Thjesht ne do të funksionojmë sipas thënies së njohur “Dashnia shkon përmes lukthit” e ne do të krijojmë ushqime të mira për një lukth të shëndosh“, tha Baton Beqa.

E, sa u përket çmimeve, në shikim të parë qytetari merr përshtypje që këtu nuk mund të ushqehesh me pak para. Por, drejtues të “Rubis”, thonë se kanë menduar edhe për standardin e këtushëm ekonomik.

“Ne do të jemi me çmime aty ku e mban xhepi ynë, nuk do të thotë se ne kemi investuar kaq shumë në interier apo edhe gjëra të tjera e të jemi me çmime të larta. Jo, çmimet do të jenë si ato të tregut të këtushëm. Ndoshta në disa ushqime speciale ai do të dalloj, por jo në përditshmëri, këtu mund të ushqehesh pothuajse si në shumicën e restoranteve të Kosovës. Mund të them se për një çift të ri një darkë speciale mund të kushtoj deri në 30 euro”, u shpreh menaxheri Baton Beqa.

Për t’i dhënë edhe më shumë shije, në restorantin “Rubis”që ndodhet tek qendra  “The Village Shopping and Fun”, ushqimi do të shërbehet në kombinim me verën që i shkon, llojet e të cilave janë të përzgjedhura nga somelieri Fidaim Rashiti.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Manifestimi qendror për Fitër Bajram mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë

Published

on

Bashkësia Islame e Kosovës bëri të ditur agjendën për festën e Fitër Bajramit, më 20 mars 2026.

Kështu, manifestimi qendror që do të mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë fillon në orën 05:03 me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të mbahet ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga krye imami i KBI-së në Ferizaj, Ibrahim Beqiri.

Namazi i Fitër Bajramit falet në orën 06:18, të cilit do t’i prijë kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat Sahiti.

Hytben e Fitër Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i cili do t’i drejtohet opinionit të gjerë me mesazhin e kësaj feste.

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, ditën e parë, më 20 mars 2026, Kryesia e BIK-ut, sipas traditës, organizon pritje urimi në selinë e saj nga ora 09:00 deri në orën 12:00.

“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ua uron festën e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë, duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe ibadetet tona.

Me fat festa e Fitër Bajramit!”, thuhet mes tjerash në njoftimin e BIK-ut.

Continue Reading

Ferizaj

Nënshkruhet kontrata 24 milionëshe për Spitalin e Ferizajt

Published

on

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se ka nënshkruar kontratën për vazhdimin e ndërtimit të objektit të ri të spitalit të Ferizajt.  

Sipas njoftimit, kontrata për “ndërtimin e objektit të spitalit të përgjithshëm në Ferizaj – vazhdim projekti” ka vlerë prej 24 milionë euro dhe spitali parashihet të finalizohet për 30 muaj.

“Kam nënshkruar kontratën për vazhdimin e punimeve në Spitalin e Ferizajt.

Pas shumë sfidave dhe vështirësive të trashëguara e të reja, ky projekt do të finalizohet brenda 30 muajsh. Ky është një projekt shumë i rëndësishëm për këtë rajon, që do të realizohet sipas standardeve më të larta të infrastrukturës spitalore, me një kosto prej 24 milionë euro.

Urime për të gjithë qytetarët e Ferizajt për këtë projekt të shumëpritur” ka shkruar ministri Vitia në postim.

Ndryshe, objekti i ri i spitalit të Ferizajt kishte filluar në vitin 2018 dhe vlera e projektit fillestar ishte 10.2 milionë euro. Më vonë, kësaj kontrate iu shtuan edhe 1 milionë të tjera. Asokohe kishte përfunduar vetëm ndërtimi i vrazhdë i objektit.

Punimet u ndërprenë për shkak të padive ligjore të ndërsjella mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe kompanisë  ndërtuese.

Kontrata për vazhdimin e ndërtimit të spitalit është fituar nga Grupi i Operatorëve Ekonomik ADA CONSULTING GROUP SH.P.K., SHM Architecture SH.P.K. dhe Termo Consing SH.P.K”.

Continue Reading

Ferizaj

Defekt në Nënstacionin Ferizaj 1, një pjesë e qytetit mbetet pa energji elektrike

Published

on

KOSTT ka njoftuar se është shkaktuar një avari në Nënstacionin Ferizaj 1, konkretisht në transformatorin T3 (110 kV/10 kV).

Sipas njoftimit, si pasojë e kësaj avarie një pjesë e konsumatorëve që furnizohen nga ky transformator kanë mbetur pa energji elektrike, me një ngarkesë rreth 20 MW.

Nga KOSTT bëhet e ditur se ekipet teknike janë në koordinim me ekipet e KEDS për të siguruar furnizim alternativ me energji elektrike në kohën më të shpejtë të mundshme dhe në mënyrë të sigurt.

KOSTT u ka kërkuar mirëkuptim qytetarëve të prekur nga kjo ndërprerje e furnizimit me energji elektrike.

Foto – Ilustrim

#

Continue Reading

Trending