Connect with us

Ferizaj

Shoqëria civile e pakënaqur me punën e kryetarit Aliu

Published

on

U bë një vit që kur Ferizaj zgjodhi për kryetar komune Agim Aliun, ndërkaq shoqëria civile e këtushme, po vlerëson se ndryshimi i premtuar nga zotëri Aliut ende nuk ka ndodhur. Madje, sipas organizatave joqeveritare të Ferizajt, nga kjo qeveri qytetarët janë zhgënjyer dhe dëshpëruar edhe më shumë. Arbenita Topalli nga organizata ”INPO”, tha se zotimi i kryetarit Aliu se do të bashkëqeverisë me qytetarin e Ferizajt, ka dështuar qysh në vitin e parë të udhëheqjes së tij. Madje, sipas saj, transparenca dhe llogaridhënia e pushtetit lokal gjatë kësaj periudhe kohore, ka shkuar pothuajse në nivelin më të ulët.

“Gjatë kësaj periudhe një vjeçare kryetari Agim Aliu nuk është që ka sjellur përmirësime, ai nuk ka arritur të bashkëpunoj me qytetarët ashtu siç kishte premtuar gjatë fushatës së tij, po ashtu s’ka bashkëpunuar as më shoqërinë civile, madje as me Kuvendin Komunal, ku aprovimet për projektet në interes të qytetarëve bëhen pikërisht nga ky institucion i rëndësishëm. Ne si ”INPO” jemi përherë në monitorim të ekzekutivit dhe legjislativit të Ferizajt dhe konsiderojmë se sa i përket transparencës këto institucione nuk po e kryejnë obligimin e duhur ligjor. Faqja e komunës nuk i publikon shumë dokumente të rëndësishme, aty s’ka asnjë plan të punës së drejtorëve komunal, po ashtu kemi raste kur qytetarët kanë bërë kërkesa zyrtare për projekte të ndryshme, apo për përfshirje të tyre në buxhetin e vitit që vjen e ato kërkesa as nuk janë përfillur e as çfarë është më e keqja nuk u kanë kthyer përgjigje, kështu që kemi parë që i pari i komunës bashkë me udhëheqësit e tjerë komunal nuk po shprehin gatishmëri për të qenë më llogaridhënës”, tha Topalli.

Për keqqeverisje, pushteti aktual po kritikohet edhe nga rrjeti i organizatave joqeveritare ”Avonet” në Ferizaj. Kenan Gashi nga ky rrjet, ka vlerësuar se për gati një vit të qeverisjes, i pari i Ferizajt Agim Aliu ka dëshpëruar në masë të madhe qytetarët e komunës së tij.

“Kemi rritje të dëshpërimit të jashtëzakonshëm brenda një viti. Shoqëria civile mund t’i identifikoj problemet dhe mund t’i hulumtoj rastet më lehtë, por nëse i takon qytetarët shumica prej tyre po i përmendin të njëjtat të meta dhe problemet shqetësuese që ka sjellur kjo qeverisje dhe e sheh që ky pushtet s’ka arritur të bëj ndryshime e as përmirësime, thjeshtë këtu po vlerësohen rezultatet ku çdo ditë po kemi ankesa dhe kërkesa të cilat po hasin në vesh të shurdhër. Shikoni vetëm përmbaruesit çfarë janë duke bërë e sa po humb komuna për shkak të keqmenaxhimit të parasë publike”, tha Gashi.

Këto dy OJQ në Ferizaj, po konsiderojnë se ndërtimet pa kriter dhe investimet pa planifikim, janë disa nga të këqijat që ky pushtet po i bën, madje duke u thirrë si parti guximtare.

“Qysh nga paslufta nuk e kemi parë këtë tmerr urbanistik në qytetin tonë. Për fat të keq po vazhdon trendi i ndërtimit pa kurrfarë kriteri, madje duke krijuar frikë tek qytetarët për të lëvizur lirshëm. Për fat të keq s’ka as vullnet tek institucioni për të punuar në mënyrë të barabartë, pasi që shumë lehtë vërehet që ky pushtet po diskriminon dhe favorizon individ që po merren me këto ndërtime”, tha Gashi.

“Kryetari i tanishëm më tepër iu ka shmangur dokumenteve më strategjike për zhvillimin e Ferizajt, duke i vënë në prioritet projektet e tij të premtuara e që në fakt s’kanë pasur bazë ligjore të mjaftueshme për t’u realizuar. Është ndërtimi i Spitalit Rajonal dhe ndërrimi i lokacionit të tij, pastaj edhe projekti ”Bashkimi i Qytetit” për të cilin njohësit e fushës përkatëse, por edhe qytetarët janë shumë skeptik në përfundimin e tij dhe zgjidhjen e ndonjë problemi urban”, tha Arbenita Topalli nga ”INPO”.

Ndër të tjera, shoqëria civile në Ferizaj keqmenaxhim të qeverisë lokale po e konsideron edhe rekrutimin e të punësuarve pa kurrfarë kriteri, madje një numër të madh me kontrata mbi vepër, e që në fakt, sipas tyre, ata as që janë duke kryer punë si punëtorë për shërbime të veçanta apo profesionale siç e parasheh ligji.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Manifestimi qendror për Fitër Bajram mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë

Published

on

Bashkësia Islame e Kosovës bëri të ditur agjendën për festën e Fitër Bajramit, më 20 mars 2026.

Kështu, manifestimi qendror që do të mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë fillon në orën 05:03 me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të mbahet ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga krye imami i KBI-së në Ferizaj, Ibrahim Beqiri.

Namazi i Fitër Bajramit falet në orën 06:18, të cilit do t’i prijë kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat Sahiti.

Hytben e Fitër Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i cili do t’i drejtohet opinionit të gjerë me mesazhin e kësaj feste.

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, ditën e parë, më 20 mars 2026, Kryesia e BIK-ut, sipas traditës, organizon pritje urimi në selinë e saj nga ora 09:00 deri në orën 12:00.

“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ua uron festën e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë, duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe ibadetet tona.

Me fat festa e Fitër Bajramit!”, thuhet mes tjerash në njoftimin e BIK-ut.

Continue Reading

Ferizaj

Nënshkruhet kontrata 24 milionëshe për Spitalin e Ferizajt

Published

on

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se ka nënshkruar kontratën për vazhdimin e ndërtimit të objektit të ri të spitalit të Ferizajt.  

Sipas njoftimit, kontrata për “ndërtimin e objektit të spitalit të përgjithshëm në Ferizaj – vazhdim projekti” ka vlerë prej 24 milionë euro dhe spitali parashihet të finalizohet për 30 muaj.

“Kam nënshkruar kontratën për vazhdimin e punimeve në Spitalin e Ferizajt.

Pas shumë sfidave dhe vështirësive të trashëguara e të reja, ky projekt do të finalizohet brenda 30 muajsh. Ky është një projekt shumë i rëndësishëm për këtë rajon, që do të realizohet sipas standardeve më të larta të infrastrukturës spitalore, me një kosto prej 24 milionë euro.

Urime për të gjithë qytetarët e Ferizajt për këtë projekt të shumëpritur” ka shkruar ministri Vitia në postim.

Ndryshe, objekti i ri i spitalit të Ferizajt kishte filluar në vitin 2018 dhe vlera e projektit fillestar ishte 10.2 milionë euro. Më vonë, kësaj kontrate iu shtuan edhe 1 milionë të tjera. Asokohe kishte përfunduar vetëm ndërtimi i vrazhdë i objektit.

Punimet u ndërprenë për shkak të padive ligjore të ndërsjella mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe kompanisë  ndërtuese.

Kontrata për vazhdimin e ndërtimit të spitalit është fituar nga Grupi i Operatorëve Ekonomik ADA CONSULTING GROUP SH.P.K., SHM Architecture SH.P.K. dhe Termo Consing SH.P.K”.

Continue Reading

Ferizaj

Defekt në Nënstacionin Ferizaj 1, një pjesë e qytetit mbetet pa energji elektrike

Published

on

KOSTT ka njoftuar se është shkaktuar një avari në Nënstacionin Ferizaj 1, konkretisht në transformatorin T3 (110 kV/10 kV).

Sipas njoftimit, si pasojë e kësaj avarie një pjesë e konsumatorëve që furnizohen nga ky transformator kanë mbetur pa energji elektrike, me një ngarkesë rreth 20 MW.

Nga KOSTT bëhet e ditur se ekipet teknike janë në koordinim me ekipet e KEDS për të siguruar furnizim alternativ me energji elektrike në kohën më të shpejtë të mundshme dhe në mënyrë të sigurt.

KOSTT u ka kërkuar mirëkuptim qytetarëve të prekur nga kjo ndërprerje e furnizimit me energji elektrike.

Foto – Ilustrim

#

Continue Reading

Trending