Connect with us

Ferizaj

Stabilizohet gjendja financiare e komunës së Ferizajt, thotë Ajeti

Published

on

Derisa në konferencën e saj të parë si drejtoreshë e Financave kishte dalë të flas për plotë borxhe e sfida që e presin pushtetin aktual, sot në një tjetër konferencë në prag të këtij fundviti, drejtoresha Sebahate Ajeti po vlerëson se punët e financave kanë dalë në terezi. Ajo tregoi për rritjen e inkasimit të të hyrave vetanake, për çka tha se kanë arritur të realizojnë  mbi 80 për qind të planifikimit. Në këtë takim me gazetarë, drejtoresha Ajeti theksoi se kanë marrë edhe konfirmimin e ligjshmërisë nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, për vendimin e Kuvendit lidhur me uljen e tatimit në pronë prej 10 për qind.

“Kjo dëshmon që qeverisja jonë është e përkushtuar për përkrahje të komunitetit të bizneseve, rrjedhimisht nxitjen e zhvilimit ekonomik lokal, duke lënë në paarsyeshmërinë e tyre të dëshmuar zërat e opozitës që ky vendim kinse është i kundërligjshëm“, tha Ajeti.

Menaxherja e kuletës së komunës, thotë se gjatë këtij viti kanë arritur të kryejnë të gjitha obligimet financiare pa ndonjë vonesë të theksuar.

Pra gjatë gjithë kësaj kohe kemi qenë azhur sa i përket pagesave që kanë arritur në drejtorinë tonë. Këto që theksova më sipër janë pasqyrë e efikasitetit të administratës në Drejtorinë e Financave, qasjes tonë të shpejt në procedimin e lëndëve, ekonizimin e procedurave, si dhe shpenzimin e drejtë të parasë publike, ndërkaq nëse nisemi nga ajo se sa është stabilizuar gjendja financiare do të thoja se kjo ka ndodhur për vet faktin se ne jemi munduar që ta programojmë pagesën e borxheve për këtë vit, duke i shtyer obligimet e këtij viti për vitin që vjen e që janë të parashikuara me buxhet. Përndryshe, tash për tash nuk kemi shifër se sa do të jetë borxhi që trashëgohet për vitin e ardhshëm, pasi që deri në fundvit do të bëhen edhe kalkulimet e fundit, por gjithsesi që këto do të publikohen në një tjetër konferencë ku do t’iu ftoj”, tha drejtoresha e Financave.

Drejtoresha e Financave Sebahate Ajeti, tha se të gjitha ndërprerjet ose shtimet financiare të cilat hyjnë kategorinë e mallrave dhe shërbimeve, qeveria Aliu i ka bërë me mbështetje të plotë ligjore.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Ndërroi jetë artisti dhe koreografi i shquar ferizajas, Bajram Tahiri

Published

on

Ka ndërruar jetë Bajram Tahiri, artist,  valltar dhe koreografi i shquar i ansamblit “Kastriotët” në Ferizaj.

I ndjeri gjithë jetën e tij artistike ia kushtoi ruajtjes dhe begatimit të traditës dhe trashëgimisë kulturore, fillimisht si valltar pastaj edhe si koreograf i A.K.V ,,Kastriotët” Ferizaj.

Për një periudhë kohore, nga viti 1999-2009, Tahiri ishte Drejtor Operativ në KRM “Pastërtia”, pastaj nga viti 2017 deri në vitin 2020 shërbeu si këshilltar politik në  Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, derisa  nga viti 2010 udhëhoqi me  kompaninë “Mbrojtja e Ambientit”.

Mbledhja komemorative për artistin e ndjerë, Bajram Tahiri, mbahet më 3 Shkurt 2026, ora 14:00 në Teatrin “Adriana” kurse ceremonia e varrimit nga ora 15:30 në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Ferizaj

Ngritët aktakuza e parë për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzën e parë lidhur me zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, për veprën penale “Asgjësimi i dokumenteve të votimit”.

Në njoftim bëhet e ditur se sipas aktakuzës, më 28 dhjetor 2025, në një qendër të votimit në qytetin e Shtimes, i pandehuri me inicialet M.A., ka dëmtuar dokumentet e votimit lidhur me zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Me këto veprime janë përmbushur elementet e veprës penale për të cilën është ngritur aktakuza pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda.

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se të gjitha rastet eventuale që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor të 28 dhjetorit 2025, do të trajtohen me prioritet dhe në përputhje të plotë me ligjin, me qëllim të mbrojtjes së integritetit të procesit zgjedhor dhe sundimit të ligjit.

Continue Reading

Ferizaj

Devijime minimale të rezultatit nga rinumërimi i mbi 53% të votave në Ferizaj

Published

on

Nga rezultatet e përditësuara të KQZ-së për rinumërimin e votave në Ferizaj, deri në orën 12:00, kur janë rinumëruar rreth 53% të të gjitha votave për kandidatë për deputetë, vërehet një numër shumë i vogël i devijimit nga rezultatet preliminare.

Diferencat e gjetura të votave janë përgjithësisht në marzhën e gabimeve teknike, pasi që deri tani dallimi i votave individuale në shumicën e rasteve është një shifror me disa përjashtime, ku dallimi është mes 30 dhe 40 vota.

Mospërputhjet më të mëdha, deri tani janë tek disa kandidatë të Lëvizjes Vetëvendosje, si tek rasti i Hekuran Muratit të cilit i shtohen +37 vota, Hajrulla Çekos +22 vota, Valon Ramadanit +19 vota derisa në të njëjtën kohë, Albin Kurtit i hiqen – 39 vota apo Glauk Konjufcës të cilit i hiqen -20 vota.

Tek PDK-ja, kandidatit Rashit Qalaj i shtohen +10 vota, Burim Bajramit +10 vota kurse kandidatit Rrahman Rama i hiqen -16 vota, Bedri Hamzës -8 vota e kështu me radhë.

Tek LDK-ja, Ukë Rugovës i shtohen +13 vota, Hykmete Bajramit +11 vota derisa janë disa kandidatë të cilëve u hiqen nga 2 ose 3 vota.

Sipas ecurisë së deritashme, pritet që rinumërimi i tërësishëm i votave në Ferizaj të përfundojë në orët e pasdites së sotme.

Continue Reading

Trending