Connect with us

Ferizaj

Mungesa e sallave sportive shqetësim për sportistët ferizajas

Published

on

Mungesa e sallave të sportit po ua vështirëson shumë punën klubeve sportive në Ferizaj. Shumica e klubeve të këtushme të sportit kanë në dispozicion vetëm palestrën e sporteve “Bill Clinton”, gjë e cila po u shkakton probleme në stërvitje.

Trajnerja e klubit të basketbollit “Kastrioti” Kimete Haliti, tregoi për vështirësitë që po ua paraqet mungesa e sallave sportive në Ferizaj.

“I kemi tri termine në javë edhe ato janë nga ora 13:30 deri në orën 15:00, nuk është e mjaftueshme pasi jemi në gara me dy grupmosha, jemi me senior dhe U14, por për shkak të mungesës së termineve e shfrytëzojmë veç këtë termin, është pak problem pasi shumica e vajzave janë në shkollë në këtë kohë dhe është shumë termin i papranueshëm, por nuk kemi hapësirë tjetër. Është shumë problem kjo pasi duhet të ketë stërvitje çdo ditë, madje dy herë në ditë nëse duam të arrijmë diçka, por me këtë numër të stërvitjeve nuk besoj se do të arrijmë shumë rezultate të mëdha”, theksoi Haliti.

Përveç kësaj, Haliti shprehet e pakënaqur edhe me kushtet që ofrohen në këtë sallë.

“Temperaturat janë shumë të ftohta sidomos në këtë kohë, por jemi duke u lutur që të kryhet kampionati pa lëndime, po ashtu koshat janë shumë të vjetër, prej se është ndërtu salla nuk ka pasur ndonjë renovim, përveç kësaj edhe koshat duhet të jenë lëvizës pasi kemi gjenerata të vogla dhe koshat duhet me qenë që ulen “, tha Haliti.

Kurse, drejtoresha e Kulturës, e Rinisë dhe e Sportit Xhemile Murati-Shabani, tha se komuna e Ferizajt këtë vit veçse ka filluar me ndërtimin e qendrës sportive në Greme dhe ndërtimin e palestrës në Balaj, ndërsa kanë planifikuar që në vitin e ardhshëm  të ndërtojnë palestrën e sporteve individuale.

“Pothuajse të gjitha klubet që veprojnë në komunën e Ferizajt e kanë hapësirën në objektet tona sportive, mirëpo megjithatë ne kemi menduar edhe për një plan më afatgjatë që t’u bëjmë një zgjidhje për një periudhë më të gjatë që në buxhetin e komunës së Ferizajt për vitin 2019 e kemi paraparë edhe ndërtimin e palestrës për sporte individuale, në këtë rast sporteve luftarake të komunës së Ferizajt që të kenë hapësira të mjaftueshme për zhvillimin e aktiviteteve të tyre, mirëpo megjithatë kemi paraparë edhe renovimin e palestrës së sporteve “Bill Clinton”  gjë që për momentin ndoshta nuk i plotëson nevojat aq sa duhet, por me një renvoim besoj se do të jetë një objekt shumë më i përshtatshëm”, tha ajo.

“Komuna jonë ka një armatë të gjeneratës së re dhe kështu që vërtetë ata kanë nevojë për stërvitje. Ne për momentin kemi dy-tri objekte sportive që janë funksionale ekzistuese, palestra dhe dy stadiumet e futbollit, por të gjitha klubet sportive që i kemi në komunën tonë shfrytëzojnë palestrat sportive, një pjesë e klubeve që nuk kanë mundësi për shkak të ngufatjes së madhe në palestrën “Bill Clinton”, janë nëpër  palestra të shkollave që kryesisht janë sporte luftarake, kërkesat janë shumë më të mëdha që të kemi termine shumë më shumë, por megjithatë vetëm klubet e fuqishme që  janë në superligën e parë kanë nga 5 termine, ndërsa klubet tjera që janë në rangun më të ulët kanë tri termine”, tha Bashkim Haxhimusa, udhëheqës i sportit në Ferizaj.

Sallën e sporteve “Bill Clinton” në Ferizaj e shfrytëzojnë 22 klube të ndryshme, stadiumin 7 klube, kurse disa të tjera i shfrytëzojnë sallat sportive të shkollave.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Manifestimi qendror për Fitër Bajram mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë

Published

on

Bashkësia Islame e Kosovës bëri të ditur agjendën për festën e Fitër Bajramit, më 20 mars 2026.

Kështu, manifestimi qendror që do të mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë fillon në orën 05:03 me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të mbahet ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga krye imami i KBI-së në Ferizaj, Ibrahim Beqiri.

Namazi i Fitër Bajramit falet në orën 06:18, të cilit do t’i prijë kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat Sahiti.

Hytben e Fitër Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i cili do t’i drejtohet opinionit të gjerë me mesazhin e kësaj feste.

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, ditën e parë, më 20 mars 2026, Kryesia e BIK-ut, sipas traditës, organizon pritje urimi në selinë e saj nga ora 09:00 deri në orën 12:00.

“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ua uron festën e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë, duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe ibadetet tona.

Me fat festa e Fitër Bajramit!”, thuhet mes tjerash në njoftimin e BIK-ut.

Continue Reading

Ferizaj

Nënshkruhet kontrata 24 milionëshe për Spitalin e Ferizajt

Published

on

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se ka nënshkruar kontratën për vazhdimin e ndërtimit të objektit të ri të spitalit të Ferizajt.  

Sipas njoftimit, kontrata për “ndërtimin e objektit të spitalit të përgjithshëm në Ferizaj – vazhdim projekti” ka vlerë prej 24 milionë euro dhe spitali parashihet të finalizohet për 30 muaj.

“Kam nënshkruar kontratën për vazhdimin e punimeve në Spitalin e Ferizajt.

Pas shumë sfidave dhe vështirësive të trashëguara e të reja, ky projekt do të finalizohet brenda 30 muajsh. Ky është një projekt shumë i rëndësishëm për këtë rajon, që do të realizohet sipas standardeve më të larta të infrastrukturës spitalore, me një kosto prej 24 milionë euro.

Urime për të gjithë qytetarët e Ferizajt për këtë projekt të shumëpritur” ka shkruar ministri Vitia në postim.

Ndryshe, objekti i ri i spitalit të Ferizajt kishte filluar në vitin 2018 dhe vlera e projektit fillestar ishte 10.2 milionë euro. Më vonë, kësaj kontrate iu shtuan edhe 1 milionë të tjera. Asokohe kishte përfunduar vetëm ndërtimi i vrazhdë i objektit.

Punimet u ndërprenë për shkak të padive ligjore të ndërsjella mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe kompanisë  ndërtuese.

Kontrata për vazhdimin e ndërtimit të spitalit është fituar nga Grupi i Operatorëve Ekonomik ADA CONSULTING GROUP SH.P.K., SHM Architecture SH.P.K. dhe Termo Consing SH.P.K”.

Continue Reading

Ferizaj

Defekt në Nënstacionin Ferizaj 1, një pjesë e qytetit mbetet pa energji elektrike

Published

on

KOSTT ka njoftuar se është shkaktuar një avari në Nënstacionin Ferizaj 1, konkretisht në transformatorin T3 (110 kV/10 kV).

Sipas njoftimit, si pasojë e kësaj avarie një pjesë e konsumatorëve që furnizohen nga ky transformator kanë mbetur pa energji elektrike, me një ngarkesë rreth 20 MW.

Nga KOSTT bëhet e ditur se ekipet teknike janë në koordinim me ekipet e KEDS për të siguruar furnizim alternativ me energji elektrike në kohën më të shpejtë të mundshme dhe në mënyrë të sigurt.

KOSTT u ka kërkuar mirëkuptim qytetarëve të prekur nga kjo ndërprerje e furnizimit me energji elektrike.

Foto – Ilustrim

#

Continue Reading

Trending