Connect with us

Ferizaj

Përmes partneritetit publiko-privat parashihet ndërtimi i objektit të komunës

Published

on

Para dy muajsh komuna e Ferizajt inicoi procedurat e prokurimit për studimin e fizibilitetit për objektin e komunës dhe sheshin afër tij. Drejtori i Infrastrukturës Arbër Bytyqi, tha se me këtë synojnë që komuna e Ferizajt të ketë edhe një objekt dhe në atë hapësirë të ndërtohen parkingje nëntokësore.

“Në kuadër të planifikimeve të Drejtorisë së Infrastrukturës ne ju kemi drejtuar Zyrës së Prokurimit për të filluar procedurat për studimin e fizibilitetit për objektin e komunës dhe për sheshin para komunës duke pasur për bazë Planin Zhvillimor të Komunës. Me anë të kësaj synojmë që varësisht prej studimit të fizibilitetit rekomandimet që vijnë nga ai të bëjmë atë që është e paraparë me Planin Zhvillimor Komunal, gjegjësisht zonën para komunës parkingje nëntokësore dhe nëse studimi i fizibilitetit në aspektin financiar na jep një kosto të mirë të realizueshme pse mos të kemi edhe një objekt të ri të komunës së Ferizajt, nuk është ideja e largimit, është ideja të kemi një objekt të ri për komunën e Ferizajt pa harxhim të parasë publike, por përmes partneritetit publiko-privat dhe investitorëve që vijnë në kuadër të partneritetit publiko-privat”, theksoi ai.

Në Zyrën e Prokurimit në Ferizaj, thanë se tenderi i parë që kishte të bënte me këtë studim fizibiliteti është anuluar për shkak  se nuk ka pasur ofertues, ndërsa ritenderimi do të jetë i hapur deri më 30 nëntor.

“Tek ne ka ardhur kërkesa për inicimin e procedurës për tenderin studimi i fizibilitetit të komunës dhe objektit të komunës, ne kemi filluar me procedura më 14 shtator, në tenderin e parë nuk kemi pasur asnjë ofertues dhe ne e kemi anuluar, ndërsa tani jemi në fazën e ritenderimit që e kemi shpallur më 8 nëntor dhe hapja e ofertave do të bëhet më 30 nëntor, nuk e dimë nëse ka ofertues, por më 30 nëntor deri në orën 12:00 do të bëhet aplikimi atëherë e dimë kush oferton”, tha Fehmi Reka, shef i Zyrës së Prokurimit.

Tenderi për studimin e fizibilitetit për objektin e komunës dhe sheshin afër tij është paraparë me një shumë prej 30 mijë eurosh, por kjo vlerë nuk është përfundimtare pasi mund të ndryshoj nga ofertuesi.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Policia gjobitë 326 shoferë në Ferizaj për përdorim të telefonit gjatë ngasjes

Published

on

Gjatë muajit janar 2026, Policia Rajonale e Ferizajt ka gjobitur 326 shoferë për përdorim të telefonit gjatë ngasjes, pasi sipas policisë, me këtë veprim ata kanë rrezikuar sigurinë e tyre dhe atë të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.

Sipas policisë, përdorimi i telefonit vazhdon të jetë një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore.

Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të përqendrohen plotësisht në drejtimin e automjetit dhe të shmangin çdo lloj shpërqendrimi, pasi edhe një sekondë pakujdesie të përdorimit të telefonit mund të ketë pasoja serioze për jetën e njerëzve.

Continue Reading

Ferizaj

Ndërroi jetë artisti dhe koreografi i shquar ferizajas, Bajram Tahiri

Published

on

Ka ndërruar jetë Bajram Tahiri, artist,  valltar dhe koreografi i shquar i ansamblit “Kastriotët” në Ferizaj.

I ndjeri gjithë jetën e tij artistike ia kushtoi ruajtjes dhe begatimit të traditës dhe trashëgimisë kulturore, fillimisht si valltar pastaj edhe si koreograf i A.K.V ,,Kastriotët” Ferizaj.

Për një periudhë kohore, nga viti 1999-2009, Tahiri ishte Drejtor Operativ në KRM “Pastërtia”, pastaj nga viti 2017 deri në vitin 2020 shërbeu si këshilltar politik në  Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, derisa  nga viti 2010 udhëhoqi me  kompaninë “Mbrojtja e Ambientit”.

Mbledhja komemorative për artistin e ndjerë, Bajram Tahiri, mbahet më 3 Shkurt 2026, ora 14:00 në Teatrin “Adriana” kurse ceremonia e varrimit nga ora 15:30 në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Ferizaj

Ngritët aktakuza e parë për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzën e parë lidhur me zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, për veprën penale “Asgjësimi i dokumenteve të votimit”.

Në njoftim bëhet e ditur se sipas aktakuzës, më 28 dhjetor 2025, në një qendër të votimit në qytetin e Shtimes, i pandehuri me inicialet M.A., ka dëmtuar dokumentet e votimit lidhur me zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Me këto veprime janë përmbushur elementet e veprës penale për të cilën është ngritur aktakuza pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda.

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se të gjitha rastet eventuale që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor të 28 dhjetorit 2025, do të trajtohen me prioritet dhe në përputhje të plotë me ligjin, me qëllim të mbrojtjes së integritetit të procesit zgjedhor dhe sundimit të ligjit.

Continue Reading

Trending