Connect with us

Ferizaj

Drejtoria e Kulturës në përgatitje të festivalit ”Kosovarja Këndon”

Published

on

Drejtoria e Kulturës, e Rinisë dhe e Sportit në Ferizaj, po bën përgatitjet e fundit për aktivitetet që do të shënohen gjatë këtij muaji në këtë qytet. Drejtoresha e kësaj drejtorie Xhemile Murati-Shabani, tregoi rreth agjendës së këtyre aktiviteteve.

“Më 26 në komunën e Ferizajt shënohet 50 vjetori i demonstratave të vitit 1968 si një ngjarje e cila bëri një kthesë mjaftë të rëndësishme në historinë e Kosovës, prandaj në këtë datë janë të parapara disa aktivitete si homazhe te Varrezat e Dëshmorëve, pastaj homazhe tek pllaka përkujtimore, si dhe akademia solemne ku do të ketë pjesën foljore dhe pjesën artistike. Ndërsa, si ngjarje tjetër mjaftë e rëndësishme që organizohet për nder të 28 nëntorit është festivali “Kosovarja Këndon” i cili do të mbahet më datën 27 nëntor, një festival i cili ka arritur të ruaj traditën, ndërsa në këtë vit ky festival i ka tejkalur përmasat që ka pasi përpos kandidateve nga Kosova do të ketë edhe nga trevat e tjera shqiptare”, tha Murati-Shabani.

E pyetur për dështimet e Klubit të Futbollit ”Ferizaj” në çdo ndeshje, ajo theksoi se komuna e ka mbështetur mjaftueshëm këtë klub.

Sa i përket Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Klubi i Futbollit të Ferizajt e ka pasur  gjithmonë mbështetjen e drejtorisë aq sa ka këkruar, me transport pothujase i kemi përkrahur të gjitha klubet pa përjashtuar edhe Klubin e Futbollit të Ferizajt, poashtu klubi përkrahet edhe nga donatorët, unë po shpresoj se në të ardhmen do të kemi suksese edhe më të mëdha”, tha ajo.

Drejtoresha Murati-Shabani, e vlerësoi të suksesshëm këtë vit sa i përket aktiviteteve kulturore që janë mbajtur në Ferizaj.

 

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Policia gjobitë 326 shoferë në Ferizaj për përdorim të telefonit gjatë ngasjes

Published

on

Gjatë muajit janar 2026, Policia Rajonale e Ferizajt ka gjobitur 326 shoferë për përdorim të telefonit gjatë ngasjes, pasi sipas policisë, me këtë veprim ata kanë rrezikuar sigurinë e tyre dhe atë të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.

Sipas policisë, përdorimi i telefonit vazhdon të jetë një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore.

Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të përqendrohen plotësisht në drejtimin e automjetit dhe të shmangin çdo lloj shpërqendrimi, pasi edhe një sekondë pakujdesie të përdorimit të telefonit mund të ketë pasoja serioze për jetën e njerëzve.

Continue Reading

Ferizaj

Ndërroi jetë artisti dhe koreografi i shquar ferizajas, Bajram Tahiri

Published

on

Ka ndërruar jetë Bajram Tahiri, artist,  valltar dhe koreografi i shquar i ansamblit “Kastriotët” në Ferizaj.

I ndjeri gjithë jetën e tij artistike ia kushtoi ruajtjes dhe begatimit të traditës dhe trashëgimisë kulturore, fillimisht si valltar pastaj edhe si koreograf i A.K.V ,,Kastriotët” Ferizaj.

Për një periudhë kohore, nga viti 1999-2009, Tahiri ishte Drejtor Operativ në KRM “Pastërtia”, pastaj nga viti 2017 deri në vitin 2020 shërbeu si këshilltar politik në  Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, derisa  nga viti 2010 udhëhoqi me  kompaninë “Mbrojtja e Ambientit”.

Mbledhja komemorative për artistin e ndjerë, Bajram Tahiri, mbahet më 3 Shkurt 2026, ora 14:00 në Teatrin “Adriana” kurse ceremonia e varrimit nga ora 15:30 në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Ferizaj

Ngritët aktakuza e parë për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzën e parë lidhur me zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, për veprën penale “Asgjësimi i dokumenteve të votimit”.

Në njoftim bëhet e ditur se sipas aktakuzës, më 28 dhjetor 2025, në një qendër të votimit në qytetin e Shtimes, i pandehuri me inicialet M.A., ka dëmtuar dokumentet e votimit lidhur me zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Me këto veprime janë përmbushur elementet e veprës penale për të cilën është ngritur aktakuza pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda.

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se të gjitha rastet eventuale që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor të 28 dhjetorit 2025, do të trajtohen me prioritet dhe në përputhje të plotë me ligjin, me qëllim të mbrojtjes së integritetit të procesit zgjedhor dhe sundimit të ligjit.

Continue Reading

Trending