Connect with us

Ferizaj

28 nëntorin e shënojnë edhe të vegjëlit e çerdhes ”Ardhmëria Jonë”

Published

on

Të gjithë të veshur kuq e zi. Këta janë më të vegjëlit e çerdhës publike “Ardhmëria Jonë”,  të cilët sot pa ndonjë rregull të kopshtit u argëtuan të lirë secili në mënyrën e vet. Festën e Flamurit ata e shënuan duke kënduar e vallëzuar me këngë kushtuar kësaj date historike. Por, nuk ishin vetëm fëmijët ata që po kënaqeshin, të lumtura e të buzëqeshura dukeshin edhe edukatoret, të cilat po ashtu ishin veshur me ngjyrat e flamurit kombëtar.

Atmosfera që po mbretëron këtu me siguri që çdo fjalë e imja është e tepërt, por gjithsesi që dua të tregoj që festat kombëtare gjithmonë mundohemi t’i organizojmë me aktivitete të ndryshme, në mënyrë që fëmijët tanë të rriten me ndjenjën e atdhedashurisë dhe të rriten të informuar për rëndësinë e këtyre datave historike, prandaj ata sot edhe janë veshur si ngjyrat e flamurit kombëtar dhe po kënaqen këtu së bashku“, tha edukatorja Nurjete Beqa.

“Sigurisht që edhe ne po ndihemi shumë mirë, besoni që ky aktivitet po na sjellë shumë emocione kur po i shohim fëmijët tanë duke u kënaqur në maksimum, përveçse po argëtohen ata të njëjtën kohë edhe po mësojnë nga ne për rëndësinë e Festës së Flamurit Kombëtar, prandaj edhe ky është qëllimi”, u shpreh Fitore Demelezi.

Për rëndësinë që kanë festat në mbamendjen e me të vegjëlve, foli edhe psikologia e kësaj çerdheje Flora Abdullahu. Ajo tha se sikurse prindërit ashtu edhe kopshtet e shkollat, fëmijëve duhet t’u japin gjithmonë informacione për datat e rëndësishme kombëtare, por edhe të tjerave që shënohen tek ne.

“Këto aktivitete për festa janë mjaftë të rëndësishme, ne edhe sivjet organizuam një program festiv dhe edukativ për fëmijët, sepse atdhedashuria trashëgohet dhe fëmijët janë gjeneratorë për një shoqëri të shëndosh, që do të thotë nëse ata rriten në një frymë të mirë, në një shërbim të mirë dhe në mirë edukim, ne si shoqëri përqendrojmë vëmendjen nga e ardhmja dhe atëherë pa dyshim që ne dhe qyteti i Ferizajt do ta ketë një të ardhme të sigurtë. Unë falënderoj edhe edukatoret, të gjithë stafin e kësaj çerdheje që asnjëherë nuk u mungon buzëqeshja dhe vullneti që të përkushtuara kujdesen për një edukim që çdo ditë lënë mesazh në jetën e fëmijëve për të përçuar dashuri për atdheun dhe ndaj çdo gjëje tjetër”, tha Flora Abdullahu.

U tha se çerdhja “Ardhmëria Jonë” për çdo vit Festën e Flamurit mundohet ta organizoj më ndryshe, prandaj këtë vit ajo që surprizoi fëmijët ishte një tortë gjigante të cilën e përgatiti vet stafi i këtij institucioni. E, derisa torta u shpalos me një ceremoni, fëmijët mezi pritnin që ta shijonin atë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj arrestohen dy të dyshuar për trafikim të kokainës

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona të dyshuar për trafikim narkotikësh.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, gjatë kontrollit të disa objekteve janë gjetur dhe sekuestruar 734.4 gram substancë narkotike e llojit kokainë.

Pos drogës, policia ka sekuestruar  edhe 15.005 €, 3950 franga zvicerane, dy telefona mobil, dy vetura dhe disa gjësende tjera që lidhen me rastin.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

Një valixhe e gjetur në rrugën Doganaj–Brezovicë, policia kërkon pronarin

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se në rrugën magjistrale Doganaj–Brezovicë, afër fshatit Duraj, është gjetur një valixhe e zezë që dyshohet se i ka rënë ndonjë udhëtari nga automjeti.

Sipas njoftimit të policisë, qytetari B. B. nga Kaçaniku ka raportuar se më 26 tetor, rreth orës 17:30, gjatë qarkullimit në këtë rrugë, kishte vërejtur valixhen në mes të rrugës dhe më pas e ka dorëzuar në stacionin policor në Kaçanik.

Gjatë kontrollimit të valixhes, janë gjetur disa rroba personale dhe mjete pune.

Policia ka bërë të ditur se valixhja ndodhet aktualisht në stacionin policor në Kaçanik dhe fton personin që e ka humbur të paraqitet për verifikim dhe marrje të valixhes.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një i mitur në Ferizaj për tentim vrasje

Published

on

Policia ka arrestuar një të mitur në Ferizaj për vrasje në tentativë.

I dyshuari pas një mosmarrëveshjeje kishte therur një person tjetër.

Viktima është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, kurse i i mituri i dyshuar është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, pasi që pas një mosmarrëveshje kishte therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. 

Continue Reading

Trending