Connect with us

Ferizaj

Asfaltohet rruga ”Drenica”

Published

on

Në kuadër të investimeve që komuna e Ferizajt po i realizon me paratë e taksapaguesve të këtushëm, sot i erdhi rendi asfaltimit të rrugës “Drenica” në Ferizaj. Ky projekt në vlerë prej 50 mijë eurosh u vlerësua shumë i rëndësishëm, pasi që përfshin shumë banorë që jetojnë në afërsi të qendrës së qytetit. Përgjegjësit komunal të infrastrukturës u zotuan se ky investim u realizua me standarde të larta dhe i plotëson nevojat e kësaj pjese të qytetit.

 “Në kuadër të përfundimit të infrastrukturës rrugore dhe nëntokësore në qytet në kuadër të rregullimit të asfaltimit të rrugëve dhe rrugicave të qytetit, po bëjmë asfaltimin e rrugës “Drenica”, një projekt shumë i rëndësishëm për qytetarët e kësaj zone dhe ka qenë pothuajse e harruar nga të gjitha pushtet edhe pse ka qenë afër qytetit. Sot po bëjmë shtresën e parë të asfaltit, ndërkaq më parë kemi intervenuar edhe kanalizimin dhe pikërisht për shkak të kanalizimit jemi vonuar në asfaltimin e kësaj rruge”, tha drejtori i Infrastrukturës Arbër Bytyqi.

Dëshmitar i këtij investimi ishte edhe kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, i cili uroi banorët dhe shfrytëzoi rastin për disa foto nga terreni.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Lëndohet një person në vendin e punës në Ferizaj

Published

on

Një person është lënduar të martën në vendin e punës në Ferizaj.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se ai është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, derisa në vendin e ngjarjes kanë njësitet policore dhe inspektorati i punës.

Rasti është iniciuar si “asgjësim, dëmtim apo heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar gjatë punës ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në tretman mjekësor në QKUK. Në vendin e  ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse policore dhe inspektori i punës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një i dyshuar për therjen e 16 vjeçarit në Ferizaj

Published

on

Policia ka identifikuar njërin nga tre personat që sulmuan dhe plagosën me thikë të miturin F.V. 16 vjeç, në oborrin e një shkolle në rrugën “Gjon Sereqi” në Ferizaj.

Sipas policisë, i dyshuari M.D., shtetas i Shqipërisë, është arrestuar sot rreth orës 12:30 në rrugën “At Nikë Prela” në Ferizaj dhe gjatë kontrollit atij i është gjetur dhe konfiskuar një thikë që dyshohet të jetë përdorur në kryerjen e veprës penale.

Me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari është ndaluar për 24 orë, në pritje të procedurave të mëtejshme hetimore.

Ndryshe, i mituri i plagosur rëndë, pas trajtimit fillestar në emergjencën e Ferizajt është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.

Continue Reading

Ferizaj

I mituri në gjendje të rëndë pas sulmit me thikë në Ferizaj

Published

on

Një i mitur ka mbetur i lënduar rëndë pasi është sulmuar me thikë nga tre persona të dielën në Ferizaj.

Policia ka njoftuar se viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pas trajtimit mjekësor në emergjencën e Ferizajt.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se sulmi fizik ndaj viktimës ka ndodhur të dielën, në rrugën “Gjon Sereqi” rreth orës 15:10, derisa ende nuk dihet identiteti i sulmuesve.

“Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime pasi që i njëjti dyshohet se është sulmuar nga tre persona të panjohur, ku njëri prej tyre e ka goditur viktimën me një mjet të mprehtë-thikë. Viktimës fillimisht i është ofruar tretman mjekësor në QE-Ferizaj, pastaj është dërguar për trajtim të mëtejshëm në QKUK. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending